Author: tirana

Një shprehje e vjetër kineze thotë: “Vrit pulën që të frikësosh majmunin”. Kuptimi në vija të trasha është që mënyra më e mirë për të intimiduar një rival të madh është duke dëmtuar një të vogël. Por çfarë ndodh pas kësaj? Një burrë në Kinë duket se sapo e ka zbuluar. Në një rast tejet kurioz gjyqësor, një person i identifikuar vetëm më mbiemrin, Gu u dënua këtë javë me burg, pasi gjykata e shpallit fajtor për “trembjen për vdekje” të 1100 pulave, që i përkisnin një fqinji me të cilin kishte konflikte.

Read More

Do të ketë paqe mes Serbisë dhe Kosovës? Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill ka deklaruar se marrëveshja e Ohrit e dakordësuar mes Kurtit dhe Vuçiçit është një një moment kyç të zbatimit të saj. Ai tha se pavarësisht se nuk është diçka e lehtë, tashmë është arritur në një moment kur duhet të zbatohet kjo marrëveshje. “Sa i përket marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjeve të tjera, për asnjë moment nuk kam thënë se është diçka e lehtë dhe se do të jetë e lehtë, por mendoj se kemi arritur në një moment kyç në kuptimin që duhet të…

Read More

Mbrëmjen e kësaj të hëne, Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti Kukësin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Abissnet Superiore. Fitore me shumë vlera për bardheblutë që nisin shkëputjen dhe mbajnë vendin e parë me 50 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Partizanit, që u ndalën më herët në barazim nga Egnatia. Sa i përket ndeshjes, Tirana kaloi në avantazh me Hilën në minutën e 42-të, ndërsa verilindorët barazuan shifrat në minutën e 51. Duhet të vinte minuta e 89-të, që Tirana të shënonte edhe golin e fitores. Sulmuesi Hasani…

Read More

Dy aleatët e vjetër, Sali Berisha dhe Ilir Meta fushatën zgjedhore do ta çelin të shtunën me gjithë kandidatët në Tiranë, edhe pse prej javësh po prezantojnë kandidatët në të gjithë vendin. Opozita nuk shkon e bashkuar në këto zgjedhje. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ajo e “Aleancës Progresiste” dhe PD-ja e Enkelejd Alibeajt shkojnë të ndarë në fletën e votimit, ndërsa ka kompromise për emra të caktuar në disa bashki. Astrit Patozi, ish-drejtues i Bindja Demokratike, thotë se nuk është fundi i botës që opozita futet e ndarë në zgjedhje. Patozi thotë më tej se shpreson që ky pluralitet të ndodhë…

Read More

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), nuk merr në shqyrtim kërkesën e PD për çregjistrimin e kandidatit të PS-së, Qerim Ismailaj për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Ai është kryetari i Bashkisë së Mallakastërs, dhe PD thotë se PD-ja thotë se rezultoi e vërtetë se ai ishte i dënuar me 3 vjet burgim në Greqi. Vendimi nga KAS me arsyetimin se ky i fundit është subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Më 2 shkurt, kryebashkiaku i Mallakastrës është shpallur fajtor për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Pas disa procedurave nga ana e gjykatës, në përfundim u…

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin është i vendosur për të mbajtur në kontroll këto territore dhe po përgatitet më të gjitha mënyrat për të përballuar një ofensivë nga ushtria e Ukrainës për të rimarrë zonat e pushtuara. Pika ekstreme e llogores gjigante është zbuluar nga sateliti “Sentinel-2” dhe ndodhet në periferi të fshatit Semenivka. Forcat ruse kanë hapur një kanal të madh dhe në të janë të vendosura në distancë antitanke. Ndërtimi për këtë llogore raportohet të ketë filluar që në muajin shtator të vitit të kaluar. Për ndërtimin e llogores janë përdorur punëtorë të marrë nga Kirgistani. ”New York Times”,…

Read More

Të gjithë minatorët që ishin bllokuar në Minierën e Trepçës tanimë janë nxjerrë dhe gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi. Ai ka theksuar se në orët e para të mëngjesit të 10 prillit, rreth 40 minatorë u ngujuan në Minierën e Trepçës, e cila gjendet në Stantërg, në afërsi të Mitrovicës. Jonuzi ka theksuar se minatorët, janë nxjerrë nga miniera përmes formës alternative, gjegjësisht, përmes rrugës prej ku nxirren mineralet, në formë mekanike dhe jo përmes ashensorit. Ai ka theksuar se…

Read More

Kryetarja socialiste e Bashkisë së Durrësit, dhe kandidate e PS-së për një mandat të dytë në zgjedhjet e 14 Majit, Emiriana Sako në një takim me gra dhe vajza të Katundit të Ri ka treguar për projektet e mëdha që do të bëhen nga bashkia në këtë zonë. ”Në një takim me gra dhe vajza të njësisë administrative të Katundit të Ri. Bashkëbiseduam për problematikat e tyre të përditshme si dhe i njoha me punën që po bëhet për projektet e mëdha në Durrës të cilët do ta transformojnë plotësisht qytetin. I njoha edhe me investimet që do të bëjmë…

Read More

Anija më e madhe luftarake turke “TCG Anadolu” sot iu dorëzua Marinës turke. Në ceremoninë solemne mori pjesë edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha TCG Anadolu është ndërtuar për 7 vjet dhe është transportuesi i parë në botë për aeroplanë pa pilotë. Kjo anije ka një kapacitet për mbajtjen e 30 automjeteve me rrota. “Të gjitha sistemet e armëve dhe sensorëve të vendosura në këtë anije u zhvilluan me burime vendase dhe kombëtare. Ne synojmë të bëhemi industri e mbrojtjes plotësisht e pavarur. Ne kemi rritur projektet tona të industrisë së mbrojtjes. Vazhdojnë punimet edhe për…

Read More

Policia në shtetin indian të Uttar Pradesh ka shpallur në kërkim një vajzë, e cila dyshohet se qëlloi me armë zjarri në dasmën e saj. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon gruan duke qëlluar katër herë në ajër, ndërsa ishte ulur pranë burrit të saj. Policia lokale ka nisur hetimet ndaj gruas, e cila është zhdukur që nga ngjarja. Sipas ligjit indian, kushdo që përdor një armë zjarri gjatë ceremonive festive, mund të përballet me një dënim me burg ose gjobë.

Read More

Ish-presidenti Bamir Topi thotë se kaosi që është brenda PD-së zyrtare është edhe për shkak të mungesës së Lulzim Bashës. Për të ai duhet të “ishte bërë i gjallë”. “Kisha pritur që Basha të ishte bërë i gjallë. Ku është? Ai mund të shfaqet nesër, çfarë vlerë ka. Nuk është e thënë që i gjithë fluksi shkon te Berisha, ka shumë njerëz që kanë shkuar te Basha në linjë natyra, por kur shohin që pika e tyre e referimit nuk shkon. Ajo situatë kaotike te PD zyrtare vjen edhe për shkak të mungesës së Bashës. Ai të japë dorëheqjen, pro…

Read More