Këngëtarja Ermiona Lekbello është një nga banoret më origjinale që ka pasur Big Brother Albania Vip 2, dhe të shtunën u rikthye sërish në qendër të vëmendjes kur u paraqit në studio. Ajo shprehu disa nga opinionet dhe qëndrimet lidhur me çështjet e caktuara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në të cilën qëndroi për ca kohë. Në një video të publikuar në InstaStory, Lekbello ka shprehur në veçanti kritikë ndaj komentuesve meshkuj, të cilët iu adresojnë femrave komente fyese. Ajo po ashtu nënvizon nuk ka pasur ndonjëherë konsideratë për meshkujt shqiptarë por me komentet që pa tani, duket…
Author: tirana
Gara për licencat e reja në arsim tashmë ka nisur. Kandidatët e arsimit fillor janë të parët që po i nënshtrohen provimit të shtetit, rezultatet pozitive të të cilit, janë vendimtare për sigurimin e lejes së ushtrimit të profesionit të mësuesit në këtë profil lëndor. Provimet për këtë profil do të vijojnë deri të premten e datës 14 prill. Në vijim do të jenë kandidatët e diplomuar në gjuhët e huaja që do të vijojnë me dhënien e provimit të shtetit. Sipas kalendarit të shpallur nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit, në datat 18, 19 dhe 20 prill provimi i…
Bursa Shqiptare e Energjisë ka nisur operimin përmes ankandit të parë të tregut të ditës në avancë. ALPEX është bursa e dytë operacionale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se ky është një hap i rëndësishëm për vendin, për zhvillimin strategjik, për stabilitetin për prodhimin e energjisë si dhe për integrimin e Shqipërisë në Europë. “Kjo është një gjë e madhe dhe e rëndësishme. Para së gjithash është e rëndësishme sepse ndodhemi në çast të rëndësishëm në zhvillimin e strategjik të Shqipërisë dhe vendin e saj në Evropës. Kjo ka të bëjë me të…
Në Policinë e Shtetit nis Vetting-u. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi procedurën e hedhjes së shortit të parë për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe AMP-së. Për të ndjekur nga afër procesin ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i AMP-së, Ardi Veliu, përfaqësues të ICITAP, si edhe trupat vlerësuese. Ministri Çuçi gjatë fjalës së mbajtur kërkoi që vlerësimi të kryhet në mënyrë të pandërprerë për t’u vetuar të gjithë subjektet që përcakton ligji. “E rëndësishme është transparenca dhe shpejtësia e këtij…
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë këtë të martë seancën për shqyrtimin e padisë së PD-së për VKM për operacionet për ndërtimet pa leje. Shkak i shtyrjes është bërë për shkak të pretendimit që ngriti përfaqësuesja e qeverisë, Elira Kokona, e cila tha se pala paditëse nuk legjitimohet, për arsye se kërkesë padia është firmosur nga 2 deputetë që kane hequr dorë nga mandati, Grida Duma, Alfred Rushaj. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi kërkoi që senaca të vazhdojë, duke thënë se kjo VKM është në kundërshtim me Kushtetutën. Sa i takon pjesës së firmave, ai tha se kërkesë padia nuk…
Dronat që janë futur në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2” për fenomenin Luiz Ejlli kanë qenë të panumërt. Së fundmi këngëtari shkodran është befasuar edhe me një dron tjetër, i cili i ka ardhur si dhuratë nga sipërmarrësi i njohur Fisnik Syla. Ai njihet edhe si ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, dhe i ka dërguar një dron duke i theksuar se do të mbajë premtimin e bërë. Sipërmarrësi gjilanas ka bërë një premtim publik pak javë më parë, duke deklaruar se do të japë mbi 100 mijë euro për Luizin, në rast se ai nuk e fiton Big…
Shpëtim Idrizi me PDIU-në, do të garojnë të vetëm në zgjedhje lokale të 14 Majit, dhe duket se marrëdhënia e tij me deputetët e “Foltores” është thyer. Edmond Spaho e ka akuzuar se ka luhatje në bindje politike. Përplasja e Foltores me Idrizin vjen edhe pas thirrjeve të tij për të mos votuar kandidatin e Berishës për Bashkinë Himarë, Fredi Belerin. “Hallall Shpëto! Komuniteti çam me politikën tënde deri tani ka marrë gishtin e mesit. Vazhdo perdridhu ku të mundesh, majtas në zgjedhjet lokale dhe djathtas, në se të leverdis, në zgjedhjet e përgjitheshme. Me piruetat e tua komuniteti çam…
Kryetarit të PD-së Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca i është vendosur tritol në makinën tip Audi, mëngjesin e sotëm në orën 7:30. Lënda ka shpërthyer në momentin që Ndreca ka hipur në makinë, por nuk ka pësuar lëndime. Aktualisht në afërsi të banesës ndodhen forca të shumta të policisë, por edhe drejtues të grupit të rithemelimit si edhe kandidati për kryetar bashkie i kësaj force, zoti Zef Hila gjithashtu ndodhet edhe deputetja Greta Bardeli, e cila pritet që më vonë të ketë një deklaratë sa i takon kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në prag të nisjes së…
Më shumë se një vit pas fillimit të luftës në Ukrainë, pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka publikuar llogari të lidhura me qeverinë ruse, të cilat pësuan një sërë kufizimesh në vitin 2022. Profilet si ai i Presidencës ruse, i Ministrisë së Punëve të Jashtme, madje edhe ai i nënpresidentit të Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, tashmë po fitojnë vëmendje në rrjetin social. Prillin e kaluar 2022, Twitter deklaroi se “nuk do të zgjeronte ose rekomandonte llogari qeveritare që u përkasin shteteve që kufizojnë aksesin në informacion falas dhe janë të përfshirë në konflikte të armatosura ndërshtetërore”.…
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rritjen e pagave, ndërsa kësaj here është ndalur tek rritja e pagave të ushtrisë. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se pagat e ushtrisë ishin një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por thotë se me këtë rritje tashmë pagat do të shkojnë në të njëjtin nivel me ato të vendeve të rajoni. “Pagat e Ushtrisë Shqiptare ishin për një kohë të gjatë një arsye për t’u ndjerë keq për trupat e Forcave të Armatosura, por s’kishim asnjë rrugë tjetër përveçse të çonim përpara me…
Pesë persona humbën jetën atje pasi Connor Sturgeon, një punonjës banke në SHBA, hapi zjarr mbi kolegët në një sulm të cilin ai vetë e transmetoi drejtpërdrejtë në Instagram. 4 persona të moshës nga 40 deri në 64 vjeç vdiqën në vend; 9 ishin të plagosurit mes tyre edhe një oficer i ri policie i cili kishte vetëm dy javë që ishte diplomuar. Efektivi 26 vjeçar Nickolas Wilt u qëllua në kokë dhe është ende në gjendje kritike. Policia reagoi brenda vetëm tre minutash, dhe e qëlloi për vdekje autorin e ngjarjes. Connori i ishte bashkuar vitin që shkoi bankës…
I Dërguari i Posacëm i Departamentit të Shtetit për Europën Juglindore, Gabriel Escobar nis sot vizitën 3-ditore në Tiranë. Escobar do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Ndërsa të mërkurën në mesditë, ai do të zhvillojë dhe një bashkëbisedim me tre përfaqësues të opozitës Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun.