Author: tirana

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Përparim Ademin, i cili vrau motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Ngjarja ndodhi më 31 Dhjetor 2020 në zonën e Astirit në kryeqytet. Ademi kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe kërkoi kthimin e çështjes për rigjykim. Trupa gjykuese me drejtuese Valdete Hoxhën ka lënë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm. Ai shkoi i armatosur me kallashnikov, të cilin e kishte fshehur në një çantë. Në hyrje të pallatit, ai ka lënë biçikletën e tij. Kur ka mbërritur përpara…

Read More

Sot në orën 18:00, Partia Socialiste do të çel fushatën zgjedhore për 14 Majin. Pasi u zbulua slogani, Rama ka treguar vetë këngën që do të dëgjohet nëpër fushatë dhe është një muzikë e zhanrit tallava. Me siguri kënga do të kthehet në trend dhe do të bëhet mjaft popullore.

Read More

Konferenca e katërt Kombëtare e industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike u mblodh sot nën logon “Sfida jonë e përbashkët: Bimë mjekësore dhe aromatike me cilësi të lartë”, për të bërë një bilanc të zhvillimit të kësaj industrie në Shqipëri dhe nevojave për investime për të rritur me tej cilësinë. Kryeministri Edi Rama tha se në këtë në këtë industri janë mbështetur 1086 projekte nga ana e qeverisë për një sipërfaqe totale që është rreth 2400 hektarë dhe po ashtu janë mbështetur me pjesëmarrje me grante të qeverisë 16 investime të rëndësishme, si dhe janë dhe 11 investime të tjera…

Read More

Sali Berisha ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, për vendosjen e tritolit në automjetin e kryetarit të Partisë Demokratike të Vaut te Dejës, Benard Ndreca. Reagimi i parë nga qeveria vjen nga ministrja Elisa Spiropali, e cila thotë se akuzat janë kriminale. Në një reagim në rrjetet sociale Spiropali kërkon që të organet ligjzbatuese të zbardhin menjëherë këtë akt kriminal. “I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës. Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ky është akti i dytë kriminal…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të martë ka paraqitur në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në ligjin për Policinë e Burgjeve. Manja tha se me ndryshimet e reja në ligjin, policët e burgjeve do të lejohen që të mbajnë pistoletë. Një tjetër, ndryshim ka të bëjë me mundësinë që policët e burgjeve të kenë mundësi të përfitojnë kredi për strehim në forma lehtësuese. Kurse ndryshimi i tretë ka të bëjë dhe me kriteret e pranimeve për policinë e burgjeve, ku është hequr kufizimi moshor për ata që duan të jenë pjesë e burgjeve. “Policia e burgjeve të mbajë armë në…

Read More

Burri i Migena Sinanit që u vra nga kunati i saj, ka thyer heshtjen. Erion Sinani tregoi detaje rreth ngjarjes. “Ata janë njerëzit e mi. I kam krahun e djathtë. Sot më ka uruar Arieli ditëlindjen. Dhimbja është shumë e madhe. Fëmijët janë mirë”, tha Erioni për emisionin “Me zemër të hapur”. Çfarë ndodhi atë ditë? Nuk e di se kam qenë në punë. Çfarë të ka treguar nëna dhe babai? Nuk e di se jam i tronditur. S’di ça të them. Jam i bllokuar fare. Ju e keni ditur se vëllai ka pasur armë? Jo se di që ka…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja këtë të martë ka bërë me dije se janë marrë të gjitha masat për të garantuar votimin e të gjithë të dënuarve dhe të paraburgosurve që kanë të drejtë vote. Po shtu Manja sqaroi edhe shtyrjen e amnistisë për të burgosurit, dhe nisjen e këtij procesi vetëm pas zgjedhjeve të 14 majit. “Në datën 4 ka dalë ekstrakti i fundit zgjedhor dhe Drejtoria e Burgjeve ka bërë koordinimin me njësitë e qeverisjes vendore për të parë nëse të paraburgosurit dhe të dënuarit janë në listat e zgjedhësve dhe ne garantojmë që të gjithë të paraburgosurit…

Read More

Nga kamerat e sigurisë të vendosura në banesën e kryetarit të Rithemelimit të Vaut të Dejës, Benard Ndreca, shihet qartë sesi gjatë natës dy persona kanë vendosur lëndën shpërthyese në automjet dhe më pas me të zbardhur dita, Ndreca i ka hipur automjetit dhe pas ndezjes ka ndodhur shpërthimi. Fatmirësisht, nga shpërthimi i tritolit që ishte vendosur në pjesën e përparme të autoveturës tip “Audi”, Ndreca nuk ka marrë dëmtime, ndërsa dëmet materiale të mjetit janë të konsiderueshme. Ngjarja vjen një ditë pasi anëtarët e PD-së të përfaqësuar nga Alibeaj në këshillin bashkiak të Vaut të Dejës kanë shprehur mbështetjen…

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, tha në një deklaratë se Bursa Shqiptare e Energjisë ka nisur operimin, përmes ankandit të parë të tregut të ditës në avancë dhe kështu materializohet edhe një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare për sektorin. Ministrja e energjetikës tha se ALPEX është bursa e dytë operacionale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vjen si një domosdoshmëri për të garantuar transparencë, konkurencë dhe përdorim efikas të kapaciteteve, të cilat po shtohen e do të shtohen gjithnjë e më shumë, falë një sërë investimesh të reja apo të tjerave akoma në vijim. “Sot jemi këtu për të…

Read More

Kreu i Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca ka reaguar pasi i shpëtoi një atentati me tritol që ishte vendosur në mjetin e tij tip “Audi”. Mjeti shpërtheu në pjesën e përparme teksa Ndreca ishte në makinë. Për mediat ai tha se kamerat e sigurisë arritën të dallonin dy persona me maskë që vendosën sasinë e lëndës plasëse në mjet rreth orës 1:15 të mbrëmjes. Mjeti shpërtheu me telekomandë. “Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi aty ka qenë shpërthimi. Skam konflikte me asnjë, kjo është e përdorur politikisht. S’më është vendosur mua, por kreut të PD së…

Read More

Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes në Vaun e Dejës, ku kreut të degës Bernard Ndrecës iu bë atentat me tritol. Berisha në një dalje për mediat, bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Bledi Çuçi. “Me këtë akt terrorist Edi Rama inauguron çeljen e fushatës së tij elektorale. Kjo përbën krim të shëmtuar, përbën një akt të pashembullt në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues kryesor i një dege të PD sulmohet apo ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin e tij. Vau i dejës dhe mbarë Shqipëria janë sot më të vendosur se kurrë në fitoren e këtyre…

Read More

Pas kërcënimit me jetë dy ditë më parë, të tjera detaje kanë dalë për arbitrin e futbollit Juxhin Xhaja. Gjyqtari kryesor është marrë në mbrojtje nga strukturat e specializuara të policisë, pasi ndihet i rrezikuar për jetën e tij dhe familjarëve të tij. Juxhin Xhaja mori një telefonatë nga e cila u kërcënua me jetë para ndeshjes Kastrioti-Bylis, e sikur të mos mjaftonte kjo, mësohet se kërcënimet kanë shkuar deri te familjarët e arbitrit. Për këtë arsye, Xhaja nuk pranoi të dilte në fushë, çfarë solli dhe anulimin e sfidës. 32-vjeçari bëri një kallëzim penal në polici, ndërsa po punohet…

Read More