Author: tirana

Kreu i Partisë së Lirisë ka publikuar disa shifra të INSTAT që tregojnë se 32% të rinj të moshës 20-24 vjeç në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë. Në një reagim të bërë në Facebook, Meta shprehet ky është fakt që tregon shumë qartë se mijëra të rinj kanë mbetur në mëshirë të fatit për shkak të Edi Ramës dhe korrupsionit, duke i detyruar ata të emigrojnë. Postimi i plotë: Tronditëse, por e vërtetë, që 32% e vajzave dhe e djemve të moshës 20-24 vjeç në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë,…

Read More

Ashtu si Shqipëria edhe Turqia mund t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kufitare me Greqinë. Ministri i jashtëm Mevllut Cavusoglu i cili në një intervistë për “A Haber TV” ka paralajmëruar se atmosferës pozitive mes dy vendeve mund t’i vijë fundi. “Në detin Egje është çështja e ishujve, sovraniteti i të cilëve nuk është përcaktuar, ka shkelje që i kam përmendur më parë. Është çështja e hapësirës ajrore ku pala greke pretendon 10 milje në vend të 6. Ka disa deklarata që përmendin zgjerimin e ujërave territoriale nga 6 në 12 milje. Të gjitha këto çështje…

Read More

Aktorja dhe modelja koreano-jugore, Jung Chae-yul, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekja e 26-vjeçares u njoftua nga kompania e saj e menaxhimit gjatë ditës së sotme, ndërsa detajet e vdekjes së saj ende nuk janë bërë të ditura. Jung fitoi famë për rolin e saj në Zombie Detective, si dhe “I Have Not Done My Best” dhe filmin 2018 Deep. Aktorja ishte zgjedhur të luante në serialin e shumëpritur të dramës Wedding Impossible.

Read More

Partia Socialiste do të mbledhë këtë pasdite Kryesinë, ku në fokus do të jetë diskutimet për fushatën elektorale. Sipas informacioneve, bëhet me dije se pas mbledhjes së Kryesisë, pritet që Rama dhe kandidatët e tij do t’i drejtohen sheshit Skëndërbej, ku do të mbjellin disa pemë. Kujtojmë se PS ka deklaruar që në fushatë për lokale, socialistët një pjesë të buxhetit të tyre do ta çojnë për mbjellje pemësh duke evituar mitingjet pompoze.

Read More

Nga 1 marsi i vitit 2020, Luksemburgu është vendi i parë në botë që ofron transportin publik falas për të gjithë pasagjerët. Kjo masë vlen për banorët si dhe turistët dhe punëtoret ndërkufitarë nga Franca, Belgjika apo Gjermania që punojnë në Luksemburg. Përdoruesit e transportit publik në Luksemburg nuk kanë më nevojë për biletë për të udhëtuar në autobus, tren ose tramvaj. Humbja e të ardhurave të krijuara nga shitja e biletave, afërsisht 41 milionë euro, kompensohet nga taksat.

Read More

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka pritur në zyrë Henry Smith, deputetin e Partisë Konservatore dhe anëtarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Britanik. Në një reagim në “Facebook”, Berisha bëri me dije se e njohu deputetin Smith me përpjekjet sipas tij antikushtetuese të qeverisë Rama kundër Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare. Postimi: Takim me deputetin e Partisë Konservatore, anëtarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Britanik z. Henry Smith. Të dashur miq, sot pata një takim me deputetin e Partisë Konservatore, anëtarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Britanik z. Henry Smith. Në këtë takim shfrytëzova rastin ti shpreh z. Smith…

Read More

Një 38-vjeçar shqiptar ka përfunduar në burg në Greqi, pasi kërcënoi se do të vriste ish-bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 30 mars, por është bërë publike vetëm së fundmi nga mediat greke. Shqiptari ka shkaur në banesën ku jetonte ish-bashkëshortja me fëmijët e mitur, dhe i ka kërcënuar se do i digjte. 38-vjeçari kishte 8 dënimë të mëparshme për dhunë në familje, megjithatë duket se kjo nuk e ka ndalur inatin e tij ndaj nënës së re. Pasi i kërcënoi, ai nuk u ndal me aq, por kur ish-bashkëshortja nuk pranoi…

Read More

Gjykata greke ka dënuar me 2 vite e gjysmë një 38-vjeçar shqiptar, pasi kërcënoi se do të digjte ish-bashkëshorten e tij 29 vjeç dhe dy fëmijët e tij të mitur. Ngjarja në familjen shqiptare ka ndodhur më 30 mars, në Selanik, ku burri ka shkuar në shtëpinë ku jeton nëna e re me fëmijët e tyre të mitur, duke thyer hyrjen kryesore të pallatit dhe më pas është ngjitur në banesë dhe i kërcënoi se do t’i vriste. 38-vjeçari, i cili deri më sot kishte gjithsej tetë dënime për dhunë në familje, megjithatë ato ishin të pezulluara, nuk u ndal…

Read More

I dërguari i posacëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ka nisur axhendën e takimeve në Tiranë. Rreth orës 16:00 Escobar është parë të hyjë në ambjentet e kryeministrisë, ku pritet në një takim nga kreu i qeverisë Edi Rama. Më pas i dërguari i posacëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor do I drejtohet Presidencës, ku në orën 17:00 do të pritet në zyrë nga presidenti Bajram Begaj. Nesër zyrtari i lartë amerikan do të takojë PD-në zyrtare, përkatësisht Enkelejd Alibeajn,Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun. Pjesë e axhendës së Eskobar është bërë edhe…

Read More

Duke marrë shkas nga komentet negative, kthimi i Kiarës në “Big Brother Vip” mesa duket nuk ka qenë një vendim i duhur. Moderatorja këtë e ka kuptuar dhe nuk kanë qenë të pakta herët kur ajo është shprehur e penduar për rihyrjen e saj në lojë. Pjesë nga biseda: Efi: S’ke ftohtë ti? Kiara: Jo ça ftohti, mua të më presësh as gjak nuk më del Edhe pse mbështetjen e Luizit e ka patur të madhe, Kiara me këto sjellje tregon se nuk është e gatshme ta përballojë vijimin e lojës. Kujtojmë që dje Kiara nuk është ndier mirë dhe…

Read More

Drejtuesja politike e Qarkut Dibër Belinda Balluku zhvilloi një takim entuziast me gratë matjane. Kryebashkiaku Agron Malaj vlerësoi kontributin e dhënë nga gratë e kësaj treve për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe politik. “Unë, tha Malaj, kam patur dhe kam shumë besim te aftësitë, përkushtimi dhe korrektësia juaj. Kemi bërë gjithçka që gratë të ndjehen të vlerësuara në çdo aspekt. Kam besim se në zgjedhjet e 14 Majit Ju do të mbështesni jo vetëm kandidaturën time, por edhe listën e këshilltarëve të Partisë Socialiste”, shtoi Malaj. Zv.kryeministrja Balluku tha se gratë matjane e kanë mbështetur fort Partinë Socialiste. Sakaq PS u…

Read More

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla së bashku me kryetaren e bashkisë Lushnje Eriselda Sefa kanë zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti. Balla u është drejtuar të rinjve që ta ndërtojnë Europën këtu në atdheun e tyre si dhe ta shohin politikën si një instrument të domosdoshëm për t’u përfshirë në vendimmarrje. “Çdo i ri dhe e re duhet ta shohë politikën si një instrument të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm për t’u përfshirë në vendim-marrje. Është e thjeshtë të thuash kjo apo ajo s’bën, ose kjo duhet ndryshuar,…

Read More