Author: tirana

Është proceduar penalisht shtetasja S.K, 41-vjeçe pasi dhunoi fizikisht një mësuese në Memaliaj. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në shkollën 9-vjeçare të Memaliajt, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. 41-vjeçarja është tezja e një nxënëseje të shkollës. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të bullizimit dhe keqtrajtimit që tezja ka pretenduar se është bërë ndaj fëmijës.

Read More

Strukturat e Policisë së Shtetit, parandaluan dhe goditën një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, drejt Anglisë. Në operacion u përfshinë Policia Kufitare e portit Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës dhe Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit Durrës. Gjatë operacionit, në një furgon që transportonte mallra të ndryshme drejt Anglisë, shërbimet e Policisë, duke përdorur edhe teknikat bashkëkohore për gjetjen e armëve të zjarrit dhe municionit, bënë të mundur që brenda një tavoline të gjenin 8 armë zjarri (pistoleta), krehra me municion luftarak dhe aksesorë të ndryshëm…

Read More

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Prokuroria Publike Busto Arsizio për veprën penale “Zëvendësimi i personit”, kryer në vitin 2012. Ai u kap teksa po udhëtonte me autobus. 59-vjeçari shqiptar duhej të vuante 2 muaj burg. Pas arrestimit ai u dërgua në burgun “Ernesto Mari” në Trieste. Njëmbëdhjetë vite më parë, ai i ishte përgjigjur shpalljes për një ofertë pune ku u punësua menjëherë. Megjithatë, më vonë ai zbuloi se vendi i punës i kompanisë që e kishte rekrutuar ishte jashtë shtetit, në Australi. Për të shkuar në shtetin ku…

Read More

Portieri i skuadrës së Volos, Boris Kleiman, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një minorene belge, e cila kishte shkuar me pushime së bashku me miqtë e saj në Greqi. Ishin miqtë e vajzës që lajmëruan policinë dhe më pas 33-vjeçari u shoqërua për në komisariat, ku u identifikua. Policia i gjeti gjatë arrestimit lëndë narkotike, e cila iu konfiskua menjëherë, ndërsa në ditët në vijim pritet të merret edhe një vendim nga ana e Prokurorisë së Athinës. Ndërkohë, klubi i Volos ka marrë masa, duke e përjashtuar nga skuadra.

Read More

Dita e djeshme për Xhensila Myrtezajin ka nisur e ka përfunduar plot surpriza. Ajo ka festuar 30-vjetorin e lindjes dhe mëngjesi e ka gjetur me një surprizë nga shtëpi nga partneri dhe vajza e saj, ndërsa mbrëmja në një festë gjigante me miqë, të afërm e shumë personazhe VIP.Por paska një surprizë më të madhe për këngëtaren, të cilë ka zgjedhur te mos e ndaj publikisht. Artistja është në pritje të ëmbël, madje edhe nga fotot e videot e festës duket se barku i saj është i rrumbullakosur. E po ashtu, si për t’i vënë kapakun, Xhensila nuk u pa…

Read More

Ish-presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Viron Bezhani, duke folur për mbylljen e lojërave të fatit, u shpreh se kryeministri Edi Rama e mori këtë vendim pasi i doli nga duart kontrolli mbi to. Gjatë një interviste për Panorama TV, ai e cilësoi drastik vendimin për mbylljen e lojërave të fatit, pasi, sipas tij, shkaktoi dëm të madh ekonomik në vendin tonë. “Kryeministri merr një vendim të menjëhershëm, me atë fundin e marrëzisë dhe ndërpret lojërat e fatit. Kur merr një vendim duhet ta mendosh mirë një vendim. Përveç të këqijave, edhe nga ana ekonomike solli shumë dëm. Janë me miliarda që…

Read More

Policia e Kosovës tha të martën se pezulloi nga puna katër pjesëtarë të saj, në kuadër te hetimeve rreth një incidenti në të cilin një pjesëtar i komunitetit serb mbeti i plagosur gjatë natës në veriun e banuar me shumicë serbe. Më herët gjatë ditës policia kishte mohuar përfshirjen e saj në plagosjen e qytetarit serb, ndërsa pasditen e së martës tha se janë siguruar dëshmi mbi dyshimet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në të shtëna me armë zjarri. “Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi nuk kishte…

Read More

Një 17-vjeçar grek është dhunuar nga dy të rinj, njëri prej tyre me origjinë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në Lamia. Gjithçka nisi kur 17-vjeçari, i cili udhëtonte me motor me një shok si pasagjer, ka rrezikuar të përplaset me një biçikletë. Më pas mes tyre ka pasur një sherr verbal, dhe më vonë ka mbërritur edhe miku i 19-vjeçarit dhe e kanë dhunuar fizikisht. I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autorët janë shoqëruar në polici.

Read More

Georgina Rodriguez po kryqëzohet për postimin e saj të fundit në Instagram, ku postoi një seri fotosh nga viti 2020 teksa shfaqej krah Ronaldos. “…Kur shkuam të blinim jahtin tonë”, shkroi modelja. Në postim shihen disa pamje nga jahti, fotot me familjen që shijon pushimet apo edhe koleksionin e saj me disa prej çantave më të shtrenjta. Ky postim ka sjellë një reagim të ashpër nga ndjekësit të cilët e kanë kritikuar. “Tonë? Doje të shkruaje që ti po e shoqëroje Ronaldon të blinte jahtin e tij”, shkruan një komentues. “Sa turp, ti pa Cr7 do të ishe asgjë”, shkruan një tjetër komentues.…

Read More

Një mësuese në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj të Tepelenës është dhunuar nga tezja e një nxënëseje në klasën e tretë. Mësohet se tezja kishte shkuar të merrte mbesën e saj pasi mbaroi mësimin, por kjo e fundit i ka treguar është bullizuar dhe dhunuar nga mësuesja. Pas të qarave të mbesës së saj e cila ankohej se mësuesja e kishte dhunuar, tezja ka shkuar te mësuesja me të cilën ka pasur një debat të ashpër, e që më pas degjeneroi në përdorimin e dhunës. U nevojit ndërhyrja e stafit të shkollës për t’i ndarë.

Read More