Kirurgu i përgjithshëm, Fabjan Mustafaj ka folur më shumë për operacionet e vështira të trupit dhe kryesisht të organeve. Ai tregoi raste kur është dashur të heqin stomakun, pankreasin dhe një pjesë të zorrëve pasi ishin prekur nga kanceri. Mjeku theksoi po ashtu se personi jetoi falë lidhjes së organeve të mbetura, ndërkohë që kanceri ishte hequr. “Kemi hequr disa organe. Kur kemi një kancer stomaku që ka infiltruar zorrën e trashë, ka infiltruar dhe pankreasin, kemi bërë heqje të stomakut, heqje të një pjese të zorrës së trashë dhe heqje të pankreasit. Kemi siguruar vazhdueshmërinë e jetës, duke bërë…
Author: tirana
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçare, gjatë një aksioni të koduar “Komuna 2”. Në pranga ka rënë e reja me iniciale D.B. Në momentin e arrestimit iu gjet një sasi kokaine, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 40 doza kokainë gati për shitje. 34-vjeçarja pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një intervistë për “Fox News”, ka deklaruar se ka diçka që nuk shkon me Joe Biden. “Nuk është e bukur ta them unë, por nuk e kuptoj se si mund të kandidojë. Ka diçka që nuk shkon. Por, nuk e them për moshën. Për shembull, senatori Bernie Sanders, që është 81 vjeç, është 100% në rregull. Por, mendoj se njerëzit e përmendin moshën sepse unë jam vetëm 5 vite më i ri. Mendojnë se kjo është një mënyrë për të më nxjerrë jashtë loje”, tha ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë. “Thjesht nuk e shikoj…
Emigrantët në Britaninë e Madhe, vijojnë që të jenë kryefjalë e mediave britanike dhe “problem” për qeverinë. Numri i aplikimeve për azil gjithsej nga shqiptarë për vitin 2022 ishte 15,925, duke shënuar një nivel rekord për këtë vend. Në krahasim me vitet e mëparshme, aplikimet për azil janë rritur ndjeshëm. Në 2021-n numri i aplikantëve nga Shqipëria ishte 5,147, ndërsa në periudhën 2013-2018 kishte qenë mesatarisht më pak se 3 mijë persona në vit. Nga viti 2003 deri në 2011 aplikimet nuk i arrinin as 200 në vit. Më shqetësuese është përbërja e azilantëve sipas grupmoshave, teksa dukshëm janë moshat…
Nga: Frrok Çupi Sot kur mora vesh se delegatit të ‘Foltores’ në Vaun e Dejës i kishin shpërthyer makinën, ndjesia e parë më erdhi të kontrolloj nëpër rreshta, me frymë të ndalur…, por pashë se ‘delegati’ nuk kishte pësuar gjë. Të tjerat nuk kanë më rëndësi. Rëndësi e tmerr do të kishte shpërthyer nga Shkodra, nëpër gjithë vendin, sikur të ishte dita e zezë, 2 Prill 1991, kur në Shkodër u vranë katër aktivistë të Partisë Demokratike. Mund t’i lejoj vetes të them një gjë që e njoh si të vërtetë: Arben Broci që u vra diku në cepin e…
Dalja e dokumenteve sekrete të SHBA, dhe sipas medias “Reuters”, thuhet se Serbia ka dërguar ose do dërgojë armë në Ukrainë. Dokumenti i zbuluar i inteligjencës amerikane është një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake dhe “ndihma vdekjeprurëse” ose armë. Kjo e dhënë, ishte midis dhjetëra dokumenteve të klasifikuara të postuara në internet javët e fundit në atë që mund të jetë rrjedhja më serioze e sekreteve amerikane në vite. I titulluar “Evropa, përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë”, dokumenti në formën e grafikut rendit “pozicionet e vlerësuara” të 38 qeverive evropiane në…
Ditën e martë Partia Socialiste çeli fushatën zgjedhore për 14 Majin. Këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama e ka nisur me foto nga aktiviteti që kishte vetëm deputetët dhe 61 kandidatët. Kreu i qeverisë shkruan se rrugëtimi i gjelbër drejt 14 Majit, do të bëhet me të parën fushatë që do të lërë pas më pak ndotje mjedisore. “MIRËMËNGJES dhe me fotoalbumin e nisjes së rrugëtimit të gjelbër drejt 14 majit, ku falë shkurtimit të shpenzimeve për propagandë elektorale do të financojmë dhurime pemësh në çdo bashki, duke e kthyer këtë fushatë në të parën fushatë që do të lërë pas…
Duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri ditën e enjte mbi vendin tonë depërtojmë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite. Gjithashtu pritet edhe rritje graduale e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës. Duke filluar nga dita e premte mbi vendin tonë rikthehen kushtet e paqëndrueshme atmosferike. Më konkretisht ditën e premte pritet kalimi i shpejtë i një fronti të ftohtë atmosferik.
Nominimi mbrëmë në Prime u zhvillua ndryshe. Banorët shkuan në dhomën e rrëfmit dhe si gjithmonë thanë dy emra dhe dy arsye. Ata si gjithnjë votuan banorët me të cilët kanë përplasje, debate dhe keqkuptime me njëri-tjetrin. Por këtë herë, katër banorët me më shumë vota, fituan imunitet. Katër banorët me më shumë vota janë: Kiara, Efi, Kristi dhe Dea dhe ata automatikisht fituan imunitet, kurse Luizi, Qetsori, Elvisi, Keisi, Bledi, Nita, Keisi dhe Jori shkojnë automatikisht në nominim. Komentet në rrjete sociale e quajnë një lojë të produksionit për të mbajtur në lojë Kristin dhe Dean.
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vijojë ditën e dytë të vizitës në Tiranë. Sot Escobar do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e opozitës. Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës për 14 majin. Escobar do ta nisë ditën e sotme me një takim në orën 10:30 me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, ku të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe deputetët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi. Në këto takime, ashtu siç pritej, do…
Dashi Qielli ju shtyn drejt sqarimeve në çift ndaj mos i shtyni diskutimet. Nga ana tjetër, tani pushimet kanë përfunduar dhe është koha për të nisur një fillim të mirë. Në punë ka pak tension në ajër por asgjë e pazgjidhshme. Demi Paqja në jetën bashkëshortore më në fund kthehet me këta yje. Mund të qartësoheni dhe të gjeni sërish bashkim dhe pasion. Mundohuni ta jetoni dashurinë më lehtë. Sa i përket punës, ka mundësi të reja. Binjakët Mund të ndiheni të larguar nga i dashuri juaj, por mos u shqetësoni, me kalimin e kohës distancat do të shkurtohen. Do…
Pasi “u çmallën”, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli i janë rikthyer debateve në “Big Brother Vip.” Shkak i debatit të fundit mes çiftit, është bër modelja Jori Delli. Kjo e fundit po bënte dush njëhkohësisht me Luizin, i cili nuk i kurseu batutat ndaj saj. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kiarës, e cila fillimisht kaloi në ambientet e tualetit duke i folur me ironi Luizit. Më pas biseda vijoi në dhomën e gjumit, ku Luizi pretendoi se kjo ishte një lojë e tij, ndërsa Kiara e paralajmëroi që “të mos tejkalojë limitet”.