Author: tirana

Një prej festivaleve më të bukura të pranverës, “Colour Day Festival” vjen për të katërtin vit radhazi në Tiranë. Këtë vit festivali i të gjitha ngjyrave do të vijë me një risi ku hyrja do të jetë falas për të gjithë pjesëmarrësit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj feste të madhe e cila do të mbahet në datën 20 Maj në sheshin “Nënë Tereza”. “Colour Day Festival. Festa e të gjitha ngjyrave, që bën bashkë të rinjtë pasionantë, ëndërrimtarë, ata që e duan të bukurën dhe janë në kërkim të lumturisë. 20 maj…

Read More

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov, nuk e ka përjashtuar mundësinë që dokumentet e fshehta amerikane të zbuluara mund të jenë të rreme dhe të bëra qëllimisht për të mashtruar Rusinë. Dokumentet e klasifikuara filluan të shfaqen fillimisht në platformën Discord në fund të muajit shkurt, dhe në vazhdim u përhapën në media të tjera sociale, përfshirë në rrjetet Telegram dhe Twitter. Ato nuk tërhoqën shumë vëmendje derisa gazeta “The New York Times”, raportoi për këto materiale. Dokumentet përmbajnë të dhëna sekrete për luftën që Rusia po bën në Ukrainë, si dhe për aleatët e Shteteve të Bashkuara.

Read More

Shqiptari Vedat Muriqi, sulmuesi i Mallorcas në La Liga është përzgjedhur në formacionin më të mirë të pesë ligave më të forta në Europë. Dardani shënoi dopietë në barazimin 3-3 të të tijve kundër Real Sociedad, duke shkuar në kuotën e 12 golave këtë sezon në ligën elitare spanjolle. Me vlerësimin 9.0 në “WhoScored”, Muriqi ka një vlerësim më të lartë se Lionel Messi, duke qenë krah argjentinasit në sulmin me dy. Veç tyre, në formacionin më të mirë janë edhe Donnarumma, Gosens, de Ligt apo Pavard. Bie në sy se pas paraqitjes së shkëlqyer të Crystal Palace në javën…

Read More

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur paraditen e kësaj të mërkure në selinë e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt. Escobar është pritur nga Gazment Bardhi ndërsa në takim do të jenë të pranishëm edhe Orjola Pampuri e Kreshnik Çollaku. Escobar nisi të martën vizitën dyditore në Shqipëri.

Read More

182 fidanë kanabisi të kultivuar janë zbuluar në fshatin Kreshpan të Fierit gjatë një aksioni policor. Në pranga ka rënë 49-vjeçarja me iniciale P.Y., ndërsa në kërkim është shpallur bashkëshorti i saj D.Y. 51 vjeç. Kubikët e kanabisit ishin kultivuar në banesën e çiftit. Gjithashtu në shtëpinë e tyre u gjet një armë gjahu pa leje. Vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasit D. Y. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Read More

Rreth 16 mijë shqiptarë kërkuan azil në Britaninë e Madhe, dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se të rinjtë shqiptarë ikin nga vendi ynë për shkak të qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës. Meta thotë se për të shmangur popullimin, zgjidhja e vetme është largimi i Edi Ramës. “Numri i aplikimeve për azil në Britaninë e Madhe nga shtetasit shqiptarë shënoi nivel rekord për vitin 2022! Të dhënat më të fundit të publikuara nga Zyra e Statistikave të Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se rreth 16 mijë shqiptarë kërkuan azil në Britani dhe se 72% e…

Read More

Mandatin si ligjëvënës për garën e 14 Majit e kanë lënë 6 deputetë, ndaj dhe KQZ do të nis nga procesi i zëvendësimeve. Nga PD-ja, hoqi dorë Luçiano Boçi, i cili pritet të zëvendësohet nga Qani Xhafa, Belind Këlliçi që zëvendësohet nga Asllan Dogjani, Ramadan Lika në Shkodër, që sipas listës duhet të zëvendësohet nga Bardh Spahia, por edhe Spahia është kandidat për kryetarë bashkie në Shkodër, kësisoj emri pasues është i Nard Ndokës dhe pas tij, Izmira Ulqinaku. Zef Hila që kandidon në Vaun e Dejës për Rithemelimin, zëvendësohet nga Lodovik Hasani. Nga PS-ja janë dy deputetë, Benet Beci…

Read More

Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pas rritjes të fluksit të emigrantëve nëpër rrugët mesdhetare. Gjendja e jashtëzakonshme e mbështetur me një kredi fillestare prej pesë milionë eurosh, do të zgjasë për gjashtë muaj. Që nga fillimi i vitit, sipas Ministrisë së Brendshme, në Itali kanë mbërritur 31.,292 emigrantë, gati katër herë e gjysmë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021. Mediat duke cituar burime qeveritare kanë nënvizuar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme “bën të mundur sigurimin e përgjigjeve më efektive dhe në kohë në drejtim të menaxhimit të migrantëve dhe akomodimit të tyre në…

Read More

Gentian Çollaku i cili bënte thirrje të vijueshmë për sulme terroriste është lënë në burg nga GJKKO, pasi akuzohet nga SPAK dhe Drejtoria e Antiterrorit se ka kryer veprën “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të procedimit penal nr.196/2021, pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë se Antiterrorit, i është është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal’ ’arrest në…

Read More

Një banesë në Kavajë ishte përshtatur si “Call Center” dhe Policia ka vënë në pranga 38-vjeçarin Adrian Rrugeja. “Sekuestrohen 4 kompjuterë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, që u gjetën në ambientet e kësaj banese”,-informon Policia. Njoftimi i plotë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përshtatja”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë. Kishin përshtatur një banesë të marrë me qira, si Call Center, vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë. Sekuestrohen 4 kompjuterë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme dhe një sasi…

Read More

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, si i dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bazë të inteligjencës informative se 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, po tentonte të hynte në territorin shqiptar, kanë kapur në Kapshticë dhe kanë ndaluar shtetasin S.L, 21-vjeç, banues në Maliq. Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm…

Read More

Dje familja e kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës u trondit, kjo nga shpërthimi i makinës. Opozita e quan një krim nga ana e Edi Ramës. Sot mësohet se në mjetin e Benard Ndrecës është vënë 50 gr lëndë eksplozive. Ky është konkluzioni i arrirë nga forcat xhenio pas eksperimentimit të mjetit. Mësohet se 6 persona janë shoqëruar në Komisariat për këtë ngjarje.

Read More