Author: tirana

Maluma po shijon pushimet me të dashurën e tij dhe nuk ka ngurruar të ndajë disa foto në Instagram. Këngëtari i njohur ekspozoi të pasmet e të dashurës duke iu referuar fund shpinës së saj me mbishkrim: “Kjo pjeshkë është e imja”. Maluma u lidh për herë të parë me stilisten Susana Gomez në fund të vitit 2020. Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për romancën.

Read More

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në fjalën e saj në konferencën “ Strategjia e specializimit inteligjent në Shqipëri S3” është shprehur se një nismë e tillë ka një rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit tonë. Balluku ndër të tjera është shprehur se specializimi në këtë fushë do të mundësojë më shumë vende pune për të rinjtë, ku sipas saj do të jenë dhe më të denjë që të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare. “Kjo është një strategji që ka nisur me qendrën e përbashkët të Kërkimit të Komisionit Evropian, që përfshin një sërë aktorësh nga pjesa lokale, qendrore,…

Read More

Nita dhe Ronaldo kanë pasur një sërë përplasjesh gjatë kësaj jave. Teksa po sqaroheshin gjatë spektaklit të sotëm, ata vijuan përballjet, pasi Ronaldo tha se Nita donte të dilte si person i dhunuar. Ndërkohë, Nita deklaroi se nuk ishte ky qëllimi i saj. Nita: Mu thaftë goja që të nominova Ronaldo: Nita donte të dilte si një grua e dhunuar, e keqtrajtuar. Nita: Kush tha që më dhunove? Ronaldo: Moj ti qenke bërë më gënjeshtare se Olta. Nita: Thashë që nuk guxon njeri me më prek. Ronaldo: Besoj se ka psikologë që nëse do më shihnin mua keq, do më…

Read More

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33 vjeçar të akuzuar për dhunë fizike në familje. Sipas uniformave blu, i riu akuzohet se ka dhunuar fizikisht babain e tij. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit: – E. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtuar dhunë ndaj babait të tij;” thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Al Nassr ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit të Rudi Garcia dhe menjëherë kanë menduar për zëvendësuesin e tij. Oferta që ata kanë vënë në tavolinë për trajnerin aktual të Romës është 120 milionë euro për dy sezone. Nëse do të pranojë, pa dyshim që do të bëhej trajneri më i paguar në botë. Pengesa e madhe që Al Nassr has në negociata në këtë moment është se “Special One” është në fazën e fundit të sezonit me Romën. Oferta që vjen nga Arabia Saudite është e parezistueshme pasi do të rigjente Cristianon Ronaldon të cilin e ka stërvitur tek…

Read More

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior feston sot datëlindjen e tij të 49-të dhe në këtë ditë të shënuar ka ardhur edhe urimi i Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në mesazhin e tij, Duka i uroj teknikut brazilian një jetë sa më të shëndetshme si edhe sa më shumë suksese në stolin e Kombëtares shqiptare në këtë rrugëtim të nisur ndërkohë në kualifikueset e Euro Gjermani 2024. “Gëzuar ditëlindjen Sylvio Mendes Campos Junior! Në këtë ditë të veçantë për trajnerin e Kombëtares dua t’i uroj në emër të FSHF-së dhe komunitetit të futbollit shqiptar, jetë sa më të…

Read More

Në mbledhjen e sotme, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se ka dërguar në prokurori për verifikim të mëtejshëm të 30 kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë në 14 Maj. Indrit Sefa i Partisë Demokratike kërkoi çregjistrimin e kandidatit të PS-së në Mallakastër, Qerim Ismailaj, pasi nuk i ka përfunduar periudha 2 vjeçare e ndalimit të kandidimit sipas ligjit të dekriminalizimit. Përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Franc Nuri kërkoi të verifikohet kandidati i PS-së në Kuçovë pas publikimit të një vendimi të Gjykatës së Janinës për dënimin e tij për kalimin e paligjshëm të kufirit. Kandidatët që do…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar se për çfarë është diskutuar në takimin me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në takimin e tyre këtë të mërkurë. Sipas Metës, me rëndësi është që të ruhet partneriteti dhe se më 14 Maj, do të marrë fund monizmi. “Nënvizova vendosmërinë e PL për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga partneriteti dhe aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA. Po kështu, shpreha vendosmërinë e Partisë së Lirisë, për të përshpejtuar procesin e integrimit Europian të vendit, me prioritet luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar për rastin e rëndë në Memaliaj, ku tezja e një fëmije dhunoi mësuesen e ciklit të fillores. Kushi thotë se është shumë e indinjuar dhe se dhuna nuk është zgjidhje në institucione arsimore. Ngjarja skandaloze ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati”. Tezja shkoi të merrte mbesën e saj pasi mbaroi mësimin, por kjo e fundit ka pretenduar se është bullizuar dhe dhunuar nga mësuesja. Postimi i plotë Jam shumë e indinjuar nga rasti i dhunës së ushtruar mbi një mësuese në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj. Pavarësisht…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau këtë të mërkurë fondet vjetore për partitë politike. Më shumë para nga shteti mori Partia Socialiste, e cila ka dhe më shumë mandate në Kuvend. Për sa i përket fondeve për Partinë Demokratike ato i kanë kaluar Enkelejd Alibeajt, pasi KQZ njeh atë si kryetar të komanduar të PD-së, ndërsa Sali Berishën si palë.

Read More

Shpejtësia, përdorimi i celularëve dhe përdorimi i alkoolit, janë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të evidentuara nga policia e qarkullimit rrugor. Por një tjetër faktor që ndikon në ardhjen e pasojës, janë edhe barrierat mbrojtëse rrugore dhe mosriparimi i tyre që dëmtohen nga aksidentet e mëparshme. Qarku i Elbasanit nga Peqini deri në Qafë-Thanë, ka disa pika të zeza sa i takon aksidenteve rrugore me pasoja të rënda. Më i fundit ishte ai i disa ditëve më parë në afërsi të Përrenjasit, ku humbi jetën një çift bashkëshortësh. Dëmtimet e barrierave nga aksidentet e mëparshme, jo vetëm që tërheqin vëmendjen…

Read More

Një tjetër rrugë në bllokun e pallateve tek “Osman Myderizi”, në Njësinë 5, u asfaltua mbrëmë në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet edhe për shtrimin dhe sistemimin e infrastrukturës rrugore në këtë lagje të rëndësishme të qytetit, tha se Njësia 5 është zona ku bashkia ka ndërhyrë më shume, duke qenë se aty vitet e fundit është përqendruar edhe një numër i madh banorësh. “Njësia 5 është ndoshta njësia ku është vënë më shumë dorë, por sigurisht gjithmonë ka cepa, kthina e ndërtime të bëra ndër vite, që janë legalizuar, ku duhet të punohet edhe me dorë.…

Read More