Author: tirana

Nga: Frrok Çupi Dje mjetet presidenciale të informacionit, Radio dhe Televizioni, transmetuan një lajm mbi takimin e Sali Berishës me Tomë Berishën. (Toma është një officer i dalë në lirim në Kroaci, ish kryetar i Partisë Demokratike atje). Sipas lajmit, Tomë Berisha, ka propozuar para Sali Berishës që të ndërtohet një Ushtri Mbarëkombëtare Shqiptare. Në të njëjtën kohë, në Tiranë ndodhet për vizitë në Presidencë, njëri nga eksponentët e LDK, përgjegjës për vjeljen e tre-përqindëshit nga emigrantët kosovarë në Europë. Situata në Shqipëri është as luftë, as paqe; në një revoltë mbarëpopullore kundër qeverisë dhe Presidentit. Vendi i ngjanë një…

Read More

Familja e kreut të “Rithemelimit” në Vaun e Dejës, Benard Ndreca është e tronditur nga shpërthimi që i zgjoi nga gjumi në orët e para të mëngjesit. Një sasi tritoli ishte vënë në pjesën e përparme të mjetit “Audi”. Ndreca nuk ka marrë lëndime ndërsa automjeti është shkrumbuar pjesërisht në pjesën e përparme. Shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në automjet. Ai ka dalë nga shtëpia dhe është futur në automjet rreth orës 6 e 30 minuta. Fillimisht ka ndezur makinën dhe ka dalë nga mjeti. Ka hyrë në shtëpi dhe sapo është rikthyer në mjet për…

Read More

Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 3 raste të mitdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative. Shkon në 15 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore gjatë këtij viti. Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në shkelje automjetet me drejtues shtetasit Xh. D., 62 vjeç, K. C., 28 vjeç dhe E. P., 21 vjeçe. Me qëllim shmangien e…

Read More

Në Gjykatën Kushtetuese sot do të zhvillohet seanca për padinë e grupit parlamentar të PD-së kundër vendimit të qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Operacionin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve opozita e quajti shkelje të ligjit ndaj PD e dërgoi në Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin e vendimit pasi sipas demokratëve Rama ka marrë në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës. PD përmes padisë argumentoi të gjitha shkeljet e ligjit. “Është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cenon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cenon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga…

Read More

Alice Taylor, gazetarja dhe redaktorja me origjinë britanike e cila jeton në Shqipëri prej gati pesë vjetësh, ishte e ftuara në episodin e dytë të podkastit “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë e cilëson këtë bashkëbisedim me gazetaren e njohur si një videokartolinë të këtij episodi. “Ti e bëre këtë hap, erdhe këtu takove djallin. A e mendon tani edhe më shumë që mund të të thonë të bleu, të korruptoi, të bëri për vete, të bëri magji, nuk je më e jona?”, e pyeti Kryeministri. Në përgjigjen e saj, Taylor shprehet: “A thashë gjë që jam dakord…

Read More

Vijon këtë të martë gjyqi për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Në gjykimin e sotëm fillon procesi i paraqitjes së provave nga Zyra e Prokurorisë Speciale, përkatësisht dëgjimi i dëshmitarëve. Në njoftimin e Gjykatës Speciale është bërë e ditur se seanca gjyqësore pritet të fillojë në orën 09:00. Seanca të tilla pritet të ketë më 11, 12 dhe 13 prill, më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill. Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së nisi më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vitesh zvarritje. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, prej nëntorit…

Read More

Mësuesja Merita Avdyli, në një lidhje në skype në emisionin “Good Morning Albanians”, tha se shqetësues është fakti se mësuesit në Britaninë e Madhe sillen dy herë më keq se sa nxënësit. Sipas një studimi, janë përjashtuar përgjithmonë 1050 mësues për sulme fizike ndaj nxënësve, ndërkohë nga nxënësit janë përjashtuar 807 nxënës për sulme ndaj mësuesve. “Abuzimi fizik dhe verbal ka ardhur gjithnjë në rritje, këto shifra çdo vit vazhdojnë të rriten dhe kjo është shqetësuese. Është shqetësuese fakti se mësuesit sillen 2-fish keq ndaj nxënësve. Sipas disa shifrave 29 mijë nxënës ishin të përjashtuar gjatë këtij viti për një…

Read More

Vijojnë shpërthimet në vullkanin Popocatepetl në Meksikë. Në deklaratën e bërë nga Qendra Kombëtare e Meksikës për Parandalimin e Fatkeqësive (CENAPRED), thuhet se 12 shpërthime të reja ndodhën në vullkanin Popocatepetl në 24 orët e fundit, dhe daljet e gazit dhe hirit u regjistruan 199 herë. Vala goditëse e shfaqur gjatë shpërthimit të vullkanit është regjistruar moment pas momenti nga kamerat që shikonin vullkanin. Zyrtarët deklaruan se aktiviteti shpërthyes në Popocatepetl do të vazhdojë në një shkallë të moderuar dhe paralajmëruan të qëndrojnë larg kraterit të vullkanit.

Read More

Nga kjo e martë, në vendin tonë depërtojmë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite. Gjithashtu pritet edhe rritje graduale e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës. Temperaturat minimale pritet të jenë 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 21 gradë Celsius.

Read More

Këtë të martë Partia Socialiste do të mbajë mitingun hapës për fushatën elektorale të 14 majit. “Kurrë pas, përpara” është slogani që do të shoqërojë socialistët gjatë garës elektorale për zgjedhjet vendore. Në orën 18:00 në sheshin “Skëndërbej” do të mbahet mitingu hapës dhe do të prezantohet edhe slogani. Të pranishëm në shesh do të jenë edhe kandidatët e PS në 61 bashkitë e vendit. Pas lançimit të sloganit socialistët do të nisen në Farkë për të mbjellë pemët, të cilat janë blerë nga financimi që PS kishte për organizmin e fushatës, por vendosën që një të tij ta çojnë…

Read More

Fushata zgjedhore e 14 Majit, po nis me probleme. Një sasi tritoli i është vendosur makinës së kreut të “Rithemelimit” Benard Ndreca. Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës, pranë banesës së Ndrecës. Si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Kujtojmë se një ditë më parë kandidatët e këshillit bashkiak të PD-së së Alibeajt shprehën mbështetjen ndaj Zef Hilës dhe jo kandidates së tyre.

Read More

Dashi Mbajini sytë hapur sepse takimet e radhës që do të keni do të jenë shumë të rëndësishme për jetën tuaj të dashurisë. Në punë mundësi të shkëlqyera për përkthyes të lirë! Do të jeni në gjendje të arrini gjëra të mëdha, në çdo fushë, duke demonstruar cilësi dhe qartësi. Demi Ky muaj prill sigurisht që nuk do të sjellë dashurinë e jetës suaj, por disa emocione të bukura. Gjithçka shkon mirë në punë, por mos iu përkushtoni vetëm angazhimeve profesionale, mundohuni të gjeni kohë për t’u argëtuar dhe shkëputur. Binjakët Dita është ideale për të forcuar lidhjet që keni…

Read More