Author: tirana

Në një eksperiment artistik modern, artistja konceptuale serbe Marina Abramović u ul për orë të tëra për një kontakt të zgjatur sy më sy me të huajt në ambientet e Muzeut të Artit Modern në New York. Ekspozita e vitit 2010 “Artisti është i pranishëm”, zgjati 3 muaj, dhe shumë njerëz prisnin orë të tëra në radhë për të pasur shansin e një vështrimi intim sy më sy me Abramović. Megjithatë për shumicën prej nesh në jetën e përditshme, një vështrim i zgjatur në kohë sy më sy mund të jetë i sikletshëm, tepër intim ose i papërshtatshëm. Studimet tregojnë se ekziston një kohë maksimale, sesa njerëzit preferojnë ta zgjasin kontaktin sy më sy. Një studim i vitit 2016 në “The Royal Society Publishing” përdori softuerë për gjurmimin e syve tek gati 500 vullnetarë që po shihnin videon e një aktori që shihte në sytë e tyre. Vullnetarët shtypnin buton kur ndjenin se shikimi zgjaste për një kohë të pakëndshme (qoftë…

Read More

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla është ndalur në një takim të zgjeruar me qytetarë lushnjarë. Për të demokratët nuk mund të votojnë një këshill bashkiak, ku gjysma e emrave janë të Ilir Metës. “Kemi një ekip që janë bërë bashkë brenda të njëjtit thes, edhe Saliu edhe Ilir Meta. Në fakt edhe para një viti Saliu vajti u strehua tek thesi i Ilir Metës. Edhe kësaj radhe në fakt ka hyrë kështu ‘rifuxho’, dhe pyetja që i shtrohet demokratëve të ndershëm të kësaj zone është: A mund të vazhdohet më ta quash veten demokrat…

Read More

Aktorja Hilary Swank njoftoi se ajo dhe bashkëshorti i saj, Philip Schneider, u bënë prindër të një djali dhe një vajze. “Nuk ishte e lehtë. Por ia vlejti. Gëzuar Pashkët! Postim nga një parajsë e vërtetë”, shkroi ajo përkrah një fotoje ku shfaqej duke mbajtur të porsalindurit e saj teksa shikonin perëndimin e diellit. Aktorja 48-vjeçare u martua me Schneider në gusht të vitit 2018, duke zbuluar katër vjet më vonë se ata po krijonin një familje.

Read More

Në Shqipëri, lindjet vijojnë të bien në mënyrë të vazhdueshme. Vetëm vitin e fundit ato ranë me 13%, krahasuar me vitin 2021. Studiues, zyrtarë dhe mjekë e shohin me shqetësim këtë fenomen, pasi lindjet prej dy dekadash janë nën normën 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që cilësohet si kufiri i nevojshëm, për të ruajtur popullsinë. Autoritetet kanë ndërmarrë disa masa me qëllim për të rritur numrin e lindjeve në vend, por studiuesit mendojnë se ato janë të pamjaftueshme dhe se ende mbetet punë për të bërë. Zëri Amerikës bisedoi me nëna që i kanë sfiduar këto statistika…

Read More

Këtë të hënë, Partizani humbi një mundësi të artë në ndeshjen e javës së 28 duke lënë pikë ndaj Egnatias. Skuadra nga Rrogozhina barazoi në minutën e parë shtesë. Të kuqtë ishin duke fituar me golin e shënuar nga Mba që në minutën e 22. Në pjesën e dytë, në kërkim të golit të barazimit, Egnatia goditi traversën. Në aksionin sulmues Egnatia gjeti barazimin me Dwamene. Egnatia mbetet në zonën Europiane, ndërsa Partizani numëron 48 pikë.

Read More

Nga: Ylli Pata Realiteti i foltores që krijoi më pas zombizmin politik në një subjekt elektoral së bashku me Ilir Metën, e që si “bri” ka jo partitë e tjera të opozitës, por një përbindësh politik siç është Beleri i Himarës, megjithatë është një fakt real. Kjo falë edhe atij vendimi apo mosvendimi të tmerrshëm e të gabuar të PD-së për të mos garuar me 61 kandidatë në zgjedhjet e 14 majit. E si i tillë, ky realitet është përballja më konkrete me kandidatët e mazhorancës socialiste. E në këtë përballje është krejt normale që do të ketë një narrativë…

Read More

Tetë armë zjarri janë zbuluar pas një kontrolli të ushtruar në një furgon me targa angleze të ndaluar në Portin e Durrësit pasditen e kësaj të hëne. Deri më tani nuk dihet origjina e armëve, ndërsa si destinacion kishin Anglinë. Policia po kryen verifikimin e dokumentacionit të armëve, ndërsa shoferi i furgonit është shoqëruar në polici, për t’u marrë në pyetje.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, këtë të hënë në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, ka deklaruar se transporti publik do të jetë falas për studentët në Tiranë dhe qytete të tjera. Meta foli edhe në lidhje me sigurinë e votës, ku tha se nuk duhet që qytetarët të bien pre e përpjekjeve të Rilindjes për të krijuar pasiguri në mënyrë që qytetarët të mos marrin pjesë në votime. “Vota juaj do të jetë e mbrojtur, mos bini pre e përpjekjes së Rilindjes për të krijuar pasiguri mbi votën që mos të merrni pjesë në zgjedhje. Të gjithë…

Read More

Në “Estadio da Luz” Benfica do të kërkojë suksesin e radhës në Ligën e Kampioneve, ndërsa do të përballet me Interin. “Shqiponjat” eliminuan Klub Bruzh në të 16-at dhe mbërrijnë në tetat për herë të dytë radhazi, ndërkohë që zikaltrit mposhtën portugezët e Portos dhe kthehen në këtë fazë pas 12 vitesh. Benfica nuk është mposhtur asnjëherë në Ligën e Kampioneve të këtij sezoni, ashtu si edhe Manchester City dhe Bayern Munich. Vetëm Napoli me 25 gola ka shënuar më shumë në Champions se sa Benfica, që është në kuotën e 23 golave. ”Shqiponjat” u mundën të premten nga Porto…

Read More

Motra e Luiz Ejllit, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes disa postimeve në “InstaStory”, ka treguar se ka ardhur në Tiranë, ndërsa ka vizituar edh vendlindjes, Shkodrën. “Pritjes i erdhi fundi”, shkroi ajo duke shoqëruar një fotografi të aeroplanit me të cilin mbërriti në Rinas, ndërsa besohet se ajo mund të jetë ftuar për t’i bërë një tjetër surprizë Luizit mbrëmjen e së martës.

Read More

Rikthimi në shtëpinë e famshme të ”Big Brother Vip 2”, për Kiarën nuk ka qenë aspak mirë, në krahasim me tre banorët e tjerë që u bënë pjesë e lojës. Gjatë Prime-it të së shtunës, ajo pati një debat me opinionistët. Sot ajo ka shpërthyer në të qarë, dhe krah saj ishte dhe Luizi dhe banorë të tjerë. Ai tha se ”uroj që këto lot të bien mbi ata që e meritojnë”. Efi dhe Kiara u futën në dhomën e garderobës për të folur edhe njëherë për situatën e ndërlikuar që ato të dyja sollën në shtëpi. Teksa nisën të…

Read More