Një aksident pa pasoja në njerëz është shënuar pasditen e kësaj të hënë në Tiranë. Shoferi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke u përplasur me kangjellat. Fatmirësisht, këmbësorët nuk janë lënduar. Mësohet se edhe drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të qëndrueshme. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)
Author: tirana
Ish-deputeti dhe ish-nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi, thotë se demokratët e Elbasanit janë të bashkuar. Ai është edhe kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, ku edhe pohon se ekzistenca e mendimeve ndryshe në një parti janë proces politike që ndodhin dhe e forcojnë një forcë politike. “Elbasani në bazën e tij, prej kohësh e ka arritur atë bashkimin, fuzionin e mendimeve të ndryshme brenda Partisë Demokratike. Këtë gjë, unë e kam evidentuar dhe shprehur në shumë raste. Nivelet e debatit në pjesën e hierarkisë së Partisë Demokratike, ndoshta kanë ato pasojat e tyre në peceptim të përgjithshëm, por…
Psikologia Enertila Bekteshi këshilloi prindërit që t’i mbajnë larg fëmijët nga emisione si “Big Brother”. Bekteshi argumentoi se fëmijët nuk mund ta kuptojnë siç duhet qëllimin e programit, ndaj nuk duhet lejuar të ndiqet. “Fëmijët janë më të prekurit nga ky reality show. Duhet të anashkalohet ndjekja e ‘Big Brother’ nga fëmijët sepse nuk kuptohet drejt qëllimi i këtij emisioni. Është një eksperiment social, i cili pavarësisht komenteve ka për qëllim një ndryshim, vënien në dukje te fenomeneve sociale. Brenda janë personazhe me jetë dhe koncepte të ndryshme. Ky program është i papërshtatshëm për t’u ndjekur nga fëmijët. Këto emisione…
Që prej vitit 2019, bota u ndryshua nga pandemia e Covid-19. Por deri më sot, nuk ka një provë finale sesi lindi dhe u përhap ky virus në mbarë botën. ”Sekuencat gjenetike të mostrave virale të marra nga tregu i ushqimeve të detit Huanan në Wuhan që mendohet të jetë vendi i origjinës së pandemisë ishin “pothuajse identike” me ato të pacientëve të infektuar me koronavirus, duke sugjeruar se Covid-19 mund të ketë origjinën nga njerëzit”, tha Tong Yigang nga Universiteti i Teknologjisë Kimike në Pekin. Ai gjithashtu tha se nuk kishte ende prova të mjaftueshme për të mbështetur studimet…
Në orët e para të mëngjesit të 10 prillit, rreth 40 minatorë kanë mbetur të ngujuar në Minierën e Trepçës, e cila gjendet në Stantërg, në afërsi të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi. “Që nga ora 3 e mëngjesit, minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontin e 1, për shkak të një defekti të energjisë elektrike në ashensor”, ka deklaruar Jonuzi për Radion Evropa e Lirë. Ky horizont gjendet rreth 900 metra nën tokë, Deri më tash, sipas Jonuzit, jashtë minierës “kanë arritur të dalin 10 minatorë përmes daljeve të dyta”,…
Debati i fortë në Prime-in e kësaj të shtune mes opinionistes Zhaklin me banorët Kiara, Efi dhe Luiz vijon që të krijojë reagime në rrjete sociale. Albatros Rexhaj, ish-profesor i Lekatarit, tha i ftuar në ”Shqipëria Live” se ajo po tregohet ekstreme me rolin që ka. ”Po tregohet ekstreme në artikulimin e qëndrimeve të veta. Kur e vesh petkun e opinionistit, njeriu duhet ta çojë debatin deri në atë pikën e vlimit, por pa mbajë poshtë pikës sepse ajo nuk është pjesëmarrëse në lojë. Nuk është konkurrente. Ajo nuk është aty që ti bëjë hije protagonistëve në Big, por është…
Enkelejd Alibeaj gjatë prezantimit të kandidatit të PD në Tiranë, Roland Bejko, u shpreh se prej një viti e gjysmë PD ka qenë nën presion. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike theksoi se PD përfaqësohet nga vetë demokratët dhe për këtë kanë edhe mbështetjen e SHBA-ve. “Partia Demokratike ka qenë nën agresion një vit e gjysmë. Një agresion i cili, po siç e the ti, nga të gjitha anët. Partia Demokratike, ajo e cila lindi 32 vite më parë, si partia anti-komuniste, si partia pro-perëndimore, si shpresa e shqiptarëve të ndrydhur nën diktaturën më të zezë të të gjithë…
Koalicioni ”Bashkë Fitojmë” nga Berisha dhe Meta çel fushatën zgjedhore për 14 Majin, në stadiumin “Air Albania” në orën 12:00, më 15 prill. “Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Arjan Konomi nuk është kursyer ndaj opinionistëve të “Big Brother VIP”, Arbër Hajdarit dhe Zhaklin Lekatarit. Ai ka publikuar një video në Instagram, përmes së cilës shprehet se Zhaklina dhe Arbri debatojnë në mënyrë vulgare dhe paraqiten si njerëz të rëndomtë e mediokër, jo në nivelin e atij formati. “Pashë spektaklin e BBV sot në YouTube dhe i shtyrë prej komenteve në rrjetet sociale, me të vërtetë nuk mund ti rezistoja dot tundimit për të bërë një koment. Pavarësisht se gjithmonë kam neglizhuar dhe nuk kam dashur të bëhem pjesë e komenteve me formate të ndryshme televizive, por kësaj radhe…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të arritjeve 5 vjeçare, si dhe planit strategjik të pastrimit të qytetit, shprehu mirënjohjen e tij për gjithë ekipin e pastrimit të Tiranës që kontribuojnë çdo ditë për ta bërë kryeqytetin më të pastër. Ai foli edhe për landfillin e Sharrës, për të cilin tha se dikur ishte hapësirë e degraduar, që i ngjante një hani pa porta, ndërsa tani është shndërruar në një hapësirë të gjelbër. “Disa prej jush që keni jetuar në Tiranë, e mbani mend si ishte landfilli i Sharrës: një hapësirë e shpartalluar, si një han pa…
Karim Benzema do të jetë pjesë e Real Madrid, edhe për sezonin e ardhshëm. Ai prej ditësh ka marrë një ofertë të madhe nga një klub nga Arabia Saudite. Lojtari ka qenë i qartë në përgjigjen e kthyer. Benzema ka refuzuar transferimin në Arabinë Saudite, pavarësisht se do të përfitojë më shumë, ndërsa ka vendosur të qëndrojë te Real Madrid.
Para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Shqipërinë. Escobar do të vizitojë Tiranën zyrtare ditën e nesërme, 11-13 prill. Zyrtari i lartë amerikan do të takohet me kryeministrin Edi Rama e presidentin Bajram Begaj. Nga opozita pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun, ndërsa siç edhe pritet do të shmangë takimin me Sali Berishën, i shpallur Non Grata nga SHBA. Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën…