Author: tirana

Këtë të dielë janë bërë 24 vjet nga beteja e Koshares e cila konsiderohet si një ndër betejat më të përgjakshme dhe heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Beteja e Koshares është zhvilluar më 9 prill 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta” në brigadën 138, në krye të së cilës ishte Agim Ramadani. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në Kosovë. Kjo betejë kishte rëndësi të veçantë jo vetëm në marrjen dhe pastrimin e kufirit, por edhe krijimit të prapavijës së qëndrueshme…

Read More

Ndeshja Kastrioti-Bylis që ishte parashikuar të luhej ditën e sotme në orën 15:00 është anuluar. Lajmi është bërë me dije nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila njofton se ndeshja është anuluar për shkak se arbitrët janë kërcënuar me jetë. “Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Kamzës nuk do të zhvillohet. Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi sot Katedralen e Rrëshenit, me rastin e Pashkës Katolike, ku u prit nga Ipeshkvi i dioqezës së Rrëshenit, imzot Gjergj Meta. Përmes një prononcimi për mediet, Meta falenderoi Begajn që në këtë ditë të shënuar për besimtarët katolik iu drejtua periferisë, e cila shpeshherë bie në hijen e qendrës. Mirënjohës për vizitën, Imzot Gjergj Meta u shpreh i lumtur që Rrësheni u vizitua nga “simboli i unitetit të popullit tonë”. “Dua ta falenderoj Presidentin. Është një kënaqësi që presidenti zgjedh Rrëshenin, një qytet periferik shpeshherë jo në qendrën e vëmendjes së qendrës. Dhe që…

Read More

Duke qenë se ishte lidere e shtëpisë për këtë javë, Nita kishte avantazh në lojë. Mbrëmjen e kaluar ajo kishte mundësinë të dërgonte në nominim grupin e vjetër të shtëpisë, ose grupin e ri, pra ish-banorët që u rifutën. Nita zgjodhi të dërgojë në televotim banorët e rinj dhe zgjedhja e saj ndezi debat mes banorëve, pas spektaklit. Ishte Ronaldo ai i cili u shpreh se është i mllefosur nga formula e lojës dhe nga fakti që avantazhe u jepen banorëve që rrijnë kot në shtëpi. Ai tha se Nita, Keisi dhe Dea hanë bukë kot në shtëpi dhe se…

Read More

Ishte hera e parë që presidenti Zelensky merrte pjesë apo edhe organizonte një Iftar, në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe këtë e bëri për ushtarët ukrainas, ata myslimanë, që agjërojnë, por edhe luftojnë. Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, për 30 ditë, besimtarët heqin dorë nga ushqimi dhe pija, nga lindja në perëndim të diellit. Por për këta luftëtarë, që çdo ditë, çdo orë, e kalojnë në frontin e luftës, beteja është e shumëfishtë. “Nisëm një traditë të re në Ukrainë, Iftarin me nivelin zyrtar, bashkë me luftëtarët tanë myslimanë, heronjtë tanë, që janë sot këtu me ne. Bashkë…

Read More

Në ditën e Pashkës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, prej nga ku uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dhe mirësi. “Dua t‘i falënderoj të gjithë, nga famulltari më modest tek pastori më periferik në qarkun e madh të Tiranës, që shërben me dinjitet, sepse detyrat duhet t’i ndajmë si përgjegjësi. Disa kanë detyrë të merren me institucionet civile, kopshte, shkollat, çerdhet, por unë besoj se më shumë se kurrë vendi ynë ka nevojë edhe për infrastrukturë shpirtërore, që s’e bën dot bashkia. Këtë duhet ta bëjnë patjetër imamët, priftërinjtë,…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzektuar sot vendimin penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për punonjësin e policisë N/Komisar S.C., 48 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Gjithashtu, është ekzekutuar vendimi penal për caktimin e masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” edhe për shtetasit F.K., 51 vjeç dhe E.K., 22 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të…

Read More

Presidenti Bajram Begaj zgjodhi Mirditën, simbolik e katolicizmit në Shqipëri për t’u uruar të gjithë besimtareve Katolik festën e Pashkës. Në mesazhin e tij nga katedralja e Rrëshenit, Begaj tha se ringjallja e Jezu Krishtit është një ngjarje mjaft e rëndësishme pasi e mira triumfon ndaj të keqes. ‘‘Në këtë ditë të shenjtë të besimtarëve katolikë, uroj gjithë besimtarët dhe shqiptarët: Gëzuar Pashkët. Është një ditë paqeje, harmonie e mirësie. Ne duhet të punojmë që të kemi dritë përpara errësirës‘‘,-tha Presidenti.

Read More

Enea Bitri ishte vendimtar në fitoren e Banik Ostravës në fushën e Slovacko në pasditen e së shtunës. Mbrojtësi shqiptar realizoi në minutën e 30’ të vetmin gol të takimit të vlefshëm për xhiron e 26 të kampionatit çek. Ky ishte suksesi i parë pas 7 javësh për Banik Ostravën që gjatë kësaj kohe kishte marrë vetëm 2 pikë. Enea Bitri u transferua gjatë merkatos së janarit nga Partizani në Çeki.

Read More

Pashkët Katolike bashkon politikanët në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, pas mbajtjes së meshës. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me bashkëshorten Monika Kryemadhi, kreu i PD-së, Enkelejd Alibeaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Figura të tjera si deputetja demokrate Oriola Pampuri, apo deputetja socialiste Mimi Kodheli. “Në mesazhin e kemi të qartë, e kemi nga Gjergj Fishta, Bajram e Pashkë i kemi bashkë, jam i lumtur që ditëlindja e Monikës qëlloi në këtë ditë të bekuar të Pashkës, në këtë ditë ringjalljeje, në këtë ditë kanë të rëndësishme që na fton të gjithëve për të bërë mirë”,…

Read More

Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të diele në Tiranë, pranë maternitetit Mbretërsha Grealdinë. Qytetarja me iniciale N.I ka përplasur një këmbësore, rreth 50-vjeç. Gruaja është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N.I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Punimet në aksin rrugor Fier-Vlorë po vijojnë. Kryeministri Edi Rama shprehet se aksi i rrugës së vjetër Fier-Vlorë pritet të jetë i hapur plotësisht për qarkullimin e automjeteve para nisjes së sezonit turistik të këtij viti. Sipas tij, “deri tani kanë përfunduar rreth 70% e punimeve”. Hapja e kësaj rruge për qarkullim do t’i japë një frymëmarrje të madhe zonës nga Fieri e deri në Vlorë. Po ashtu, përfundimi i rrugës së vjetër Fier-Vlorë i vjen në ndihmë bujqësisë dhe agroturizmit të zonës. Në zonën e Panajasë është bërë një devijim nga rruga e vjetër duke bërë të mundur ndërtimin…

Read More