Author: tirana

Sot besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkës, një ndër momentet më të rëndësishme të besimit që ndjekin dhe urimi në drejtim të tyre nuk ka munguar as nga Dom Gjergj Meta, ku thotë se jeta është për t’u jetuar e jo për t’u zvarritur. “Mendoj në këto Pashkë ato varre kundërmuese të shumë ekzistencave të palumtura, të shumë zemrave të vrara nga humbja e të dashurve të tyre apo ato jetë të nëpërkëmbura nga padrejtësitë sociale, nga trafiqet njerëzore, nga sistemet e paskrupull të korrupsionit, të shfrytëzimit të pasurive të natyrës pa kriter e për qëllime përfitimesh të pak individëve“.…

Read More

Pas daljes nga spitali, Papa Françesku kremton meshën e Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit. Edhe një herë, dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në festë. Sipas xhandarmërisë së Vatikanit, fundjavën e kaluar, rreth 60 000 persona morën pjesë në meshën e të Dielës së Palmave. Të dielën e Pashkëve, të krishterët festojnë ringjalljen e Jezu Krishtit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen. Pas meshës tradicionale në ditën më të rëndësishme të festës së Kishës Katolike, papa planifikon të japë bekimin tradicional “Urbi et Orbi” (”Qyteti dhe Bota”).

Read More

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka uruar besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve. Ajo thotë se thirrja e Pashkëve për paqe le të përshkojë jetët tona, familjet tona, vendet tona. “Ringjallja e Krishtit është mesazhi i fuqisë së jetës mbi vdekjen, i rrezes së dritës mbi tunelin e errësirës, i bekimit të dashurisë mbi mallkimin e urrejtjes, i paqes mbi luftën, i ngadhënjimit mbi mungesën e shpresës. Thirrja dymijëvjeçare “Paqe për ju” nuk është vetëm një mesazh fetar dhe as vetëm kristian, por një mesazh universal dhe njerëzor, për paqe, dashuri, pajtim e përdëllim! Thirrja e Pashkëve për paqe le…

Read More

Një tjetër mbledhje do të ketë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kjo javën e dytë të qershorit. Mundësia që mbledhja të zhvillohet më datë 14 qershor, datë e cila është dakortësuar parimisht nga të dyja palët, ndërsa radhën për ta mikpritur këtë event të rëndësishëm politikë e ka Gakova, qyteti historik i Kosovës. Secili ministër duke nisur nga ata të fushave me përgjegjësi më të rëndësishme do të paraqesin përpara dy kabineteve një analizë të thelluar të të gjitha marrëveshjeve të dakordësuara deri më tani. Për secilin sektor përkatës do të meren masat për të zhvilluar më tej investimet sipas…

Read More

Pashka tragjike, pasi një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët katolikë me rastin e Pashkës. Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjete sociale, thotë se kjo ditë simbolizon Ringjalljen e Krishtit dhe celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën për njeriun. “Dhe me ditën e Ringjalljes së Krishtit, që celebron dashurinë e pafundme dhe sakrificën për njeriun, ju uroj gëzuar Pashkën Katolike”, shkruan Rama. Në liturgjinë e krishterë, kremtimi i Natës së Ngjalljes së Jezu Krishtit është zemra e thelbi i krishterimit, është qendra e kulmi i tërë vitit liturgjik kishtar.

Read More

Kjo e dielë do të jetë me alterime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat më të dukshme do të paraqiten në zonat lindore të territorit, duke krijuar dhe mundësi për reshje afatshkurtre. Orët vijuese do të shtojnë vranësirat gradualisht në të gjithë vendin tonë, ku parashikohet të gjenerojnë reshje shiu në sasi të pakta dhe në zona të izoluara në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore të Shqipërisë do të ketë reshje të pakta dëbore.

Read More

Dashi Do jeni plot me gjëra që dëshironi të bëni dhe planet për këtë fundjavë të Pashkëve. Megjithatë, në ditët në vijim do të jeni shumë të zënë, ndaj gjatë këtyre orëve do të ishte më mirë të pushoni dhe të rikuperoni energjitë tuaja. Demi Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj Të dielen dëshira juaj për dashuri do të jetë e fortë këtë fundjavë të Pashkëve. Duke ndjekur rrugën e treguar nga yjet, do të arrini të zgjidhni çdo problem me partnerin. Mbajini antenat drejt, së shpejti do të takoni partnerin perfekt. Binjakët Të lindur më: 21 Maj…

Read More

Besimtarët e krishterë, kremtojnë sot Pashkët, momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit. Mbrëmjen e kaluar, në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve, me ritet përkatëse. Besimtarë të shumtë mbushën Katedralen në kryeqytet për të ndjekur meshën e shenjtë, e cila drejtohet nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri Imzot Arjan Dodaj. Në fjalën e tij para besimtarëve, Imzot Arjan Dodaj tha se mesazhi i Krishtit të ringjallur vjen në një moment kur bota…

Read More

Një tjetër banor ka dalë nga shtëpia e Big Brother. Bëhet fjalë për këngëtarin Lorenc Hasrama. Lorenci ia doli televotimit përballë Gertit, duke arritur të shpëtojë, por ai tha se nuk ndihej mirë dhe se presioni psikologjik ishte tejet i madh, ndaj me vullnet të lirë zgjodhi të hiqte dorë nga gara.

Read More

Përveç Bledit, Kristi pati debate të ashpra edhe me Luizin përgjatë gjithë javës. Në fakt, marrëdhënia e tyre u përça, që kur Luizi dërgoi në nominim atë, Armaldon dhe Oltën.Kristi e cilësoi Luizin si të pabesë, ndërsa që nga ajo ditë, marrëdhënia e tyre nuk ka qenë më e njëjtë.Ndryshe nga më parë kur ata qëndronin bashkë dhe ishin miq, tani ngacmohen dhe ofendohen shpesh herë. Kristi: Nuk ka më raport. Një njeri që vetëm ofendon dhe mashtron, nuk mund të kesh raport me të. Jemi dy mekanizma që kundërshtojmë njëri-tjetrin për të fituar. Ka treguar që ai nuk di…

Read More