Sot besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkës, një ndër momentet më të rëndësishme të besimit që ndjekin dhe urimet në drejtim të tyre nuk kanë munguar as nga krerët e politikës. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Pashkës. “Dua t’ju uroj me zemër besimtarëve se, festa e Pashkës është një festë shumë e bukur. Ajo simbolizon dashurinë dhe sakrificën për Zotin dhe njeriun. Të mësojmë të gjithë nga kjo festë. Paqja mbizotëroftë. Të sjellim sa më shumë mirëkuptim e punë. Festa e Pashkëve është një mesazh për ne politikanët…
Author: tirana
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 15-vjetorin e miratimit të Kushtetutës ka thënë se ajo është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare. “Sot festojmë miratimin e Kushtetutës së Republikës Kosovës- Aktit themeltar të shtetit tonë. Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare, për barazi para ligjit dhe vlera të tjera, përmes të cilave, kjo kushtetutë na mban brenda familjes së madhe evropiane”. “Është detyrë e përbashkët, që nëpërmjet ruajtjes së sovranitetit, integritetit territorial, respektimit të vullnetit të popullit, garantimit të lirive qytetare pa dallim, t’i mbrojmë dhe avancojmë këto vlera, duke u bazuar gjithnjë në frymën…
Mbrëmë në Prime, opinionistja Zhaklin Lekatari u përplas ashpër me Efin. Por gjatë debatit, Efi përmendi 2 elemente, që me të e patën personale, ndërsa Zhaklinës i kujtoi prapaskenën, pa e përmendur se çfarë. Janë publikuar bisedat të një zënke mes Efit dhe Zhaklinës në momentet kur Efi ka qenë jashtë Big Brother që mesa duket ka qenë prag për një përplasje fizike, gjë për të cilën, Efi qenka stepur. Opinionistët e mohuan duke thënë “gënjen, debatet tona i ka parë gjithë Shqipëria”, mirëpo shoqja e Efit ka publikuar një bisedë me Efin, ku kjo e fundit i thotë se…
Një kroçerë me turistë nuk ka arritur të ankorohet dot në portin e Vlorës. Mësohet se turistët do të sillen në breg me varkat e anijes. Shkak për këtë gjë janë bërë disa arsye. Shkak janë bërë punimet në port, cektina e detit si dhe kushtet e këqija të motit.
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj uron besimtarët katolikë për festën e Pashkës. “Ringjallja është dëshmia se dashuria për tjetrin është më e fortë se vetë vdekja e mund të transformojë jetët tona. Ndaj kjo Pashkë qoftë e bardhë, sjelltë paqe, e ju bekoftë me mirësi”, uroi ai. Besimtarët katolikë kremtojnë sot festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit, një nga momentet më të rëndësishme në kalendarin e festimeve për besimtarët katolikë.
Sot besimtarët katolikë kremtojnë festën e Pashkës, një ndër momentet më të rëndësishme të besimit që ndjekin, por banorët e Bërxullës janë ngritur sërish për protestë. Po kësaj radhe të revoltuar jo thjesht për pronat e tyre që preken nga aksi Thumanë-Kashar që kanë 7 muaj që po protestojnë, por për të përzënë ndërhyrjen e politikës nga kauza e tyre! Ata e kanë cilësuar me të drejtë si një shfrytëzim nga ana e kandidatit të Berishës për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha përfshirjen e befasishme dhe interesimin e tij për protestën e Bërxullës. Protestuesit thonë se janë në dijeni se ky…
Monika Kryemadhi feston sot ditëlindjen. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij në Facebook, teksa ka bërë edhe urimin e veçantë për bashkëshorten e tij.
Besimtarët e krishterë sot kremtojnë Pashkën. Mbrëmjen e kaluar, në të gjitha kishat katolike të vendit u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve. Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji tha se të gjithë duhet të lutemi që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dhe pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve të mund të fitojë që të gjithë të bashkuar të mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë. “Mos të hezitojmë që këtë natë t’i lutemi Zotit tonë për të gjithë popujt, për të gjithë njerëzit, edhe për ata që besojnë ndryshe e do të festojnë…
Pas debateve dhe situatave në shtëpi Efi mbrëmjen e djeshme duket se ka kërkuar të lërë shtëpinë e Big Brother. Ndërsa ka qenë duke folur me Kiarën, ajo është shprehur se nuk di se çfarë qëndrimi të mbajë në lidhje me çiftin. Kiara: E di që e ke stakuar trurin, por… Efi: Po jo se s’ka shkatërroj veten unë! Jam bo gjys robi, kam ditë pa ngrënë, më vjen të vjellë, më ka kap ankthi…e për ça? Se si të dukem unë jashtë? Rri afër me të, “rrin afër se ai ka popullaritet”, i rri larg, s’rri dot se unë…
Një problematikë e mbartur prej vitesh dhe një kërkesë e vazhdueshme e banorëve ka nisur të marrë zgjidhje. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për kanalizimet në Rr.Dhimitër Xhuvani për ta përfunduar në kohë rekord per banorët e bllokut të fundit pranë kodrave të Kasharit, e cila deri para 2015 ishte një zonë tërësisht e paurbanizuar. Ekipet e specialistëve bashkë me mjetet e tyre janë duke punuar me kujdes për rrjetin dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Në këto shtatë vite, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit.
Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë për festën e Pashkëve. “Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ungjillorë ju uroj nga zemra, Pashkë të Bardha! Qofshi të gëzuar pranë familjeve e më të dashurëve tuaj. Mesazhi i ringjalljes që kjo festë sjell, uroj të jetë ringjallje dhe e Shqipërisë sonë, në të gjitha aspektet”- shkroi Meta.
Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët gëzuar Pashkën katolike. “Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë! Shpresa, dashuria dhe jeta e gëzueshme që frymë e Pashkëve përcjell bekoftë jetën tuaj“,-shkroi Begaj.