Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se incidentet në veri të Kosovës janë të orkestruara nga “struktura ilegale të mbështetura nga Beogradi”, të cilat kanë për qëllim frikësimin dhe kanosjen e popullatës lokale serbe. Ditëve të fundit, në veri të Kosovës është raportuar për djegien e disa makinave të pronarëve serbë, të cilat kanë qenë të regjistruara me targa RKS – Republika e Kosovës. “Kosova do të vazhdojë të jetë plotësisht e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë, për të vazhduar përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm, ndërsa është e përkushtuar për zbatimin e rendit dhe ligjit në të…
Author: tirana
Numri i raportimeve i rasteve të dyshuara për pastrim parash ka shënuar rritje të dukshme, ndërkohë që blerja e pasurive të paluajtëshme mbetet meënyra e përdorur më gjerësisht për këtë qëllim. Sipas të dhënave zyrtare të sapopublikuara nga Drejtoria e Përgjithëshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në total janë raportuar 1,790 rastë të dyshuara, me një rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë. Në raportin zyrtar për vitin 2022 të sapopublikuar, DPPPP bën me dije se mbizotërojnë raportimet nga subjeket noter dhe raportimet nga sistemi bankar, të cilat për vitin 2022 përkatësisht përbëjnë 41% dhe 37% të…
Arbër Hajdari vijon të thumbojë Kiarën, Efin dhe Ronaldon, tre personazhet që u rikthyen sërish në “Big Brother Vip” dhe që njihen si mbështetës të flakët të Luzit, sidomos pasi dolën nga shtëpia. Teksa u pyet të shtunën për dinamikën që mund të sjellin banorët e rikthyer në BBV, Arbëri tha me ironi që mos të harrojnë freskuesen me vete, t’i bëjnë fresk Luizit pasi s’ka asgjë ndryshe që mund të sjellin. Me anë të një postimi në rrjetet sociale duket se Arbëri nuk tërheq asnjë nga fjalët e thëna, nisur edhe nga zhvillimet e fundit brenda në shtëpi, duke…
Një 50-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Lezhë. Sipas policisë shtetasi Ndue Gjinaj, duke punuar në fabrikën e miellit në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital. “Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj., 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Shtyhet seanca në gjykatë për kërkesën e ish-zyrtares Alda Klosi për të ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, apo “detyrim paraqitje”. Ish-zyrtarja, e cila akuzohet për “pastrim parash” dhe “deklarim të rremë të pasurisë”, kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të problemeve shëndetësore të saj dhe të mamasë së saj. Ajo deklaroi se ka mamanë sëmurë dhe se duhet të kujdeset për vajzën e saj minorene. Gjykata do të vlerësojë nëse Alda Klosi do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit apo nëse do të ketë ndryshim të masës së sigurisë. Klosi është…
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për të mos regjistruar si kandidat të pavarur Gjergj Mërkurin në Sarandë. Në njoftim thuhet se në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS vendosi moskalimin për shqyrtim të kësaj kërkese. “Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 42, me ankues Partia Socialiste e Shqipërisë dhe objekt “Ndryshimin e vendimit nr. 31, datë 28.03.2023, të KZAZ nr. 90, Sarandë . Mosregjistrimin e kandidatit për kryetar të njësisë së qeverisjes vendore të z. Gjergj Filip Mërkuri ”. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS…
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën këtë të hënë në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë. Të lënduar kanë mbetur dy persona, të cilët u transportuan drejt spitalit të Bilishtit për ndihmë mjekësore. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të mjetit nga një prej shoferëve të përfshirë. Gjithashtu një ndër shkaqet e këtij aksidenti është dhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.
Një çift shqiptarësh nga Hertfordshire, të cilët u përpoqën të kontrabandonin më shumë se 200,000 £ nga Britania e Madhe gjatë kulmit të bllokimit të Covid, janë dënuar për pastrim parash. Çifti po udhëtonin me tre fëmijët e tyre dhe thanë se ishin rrugës për të vizituar të afërmit në Brescia, Itali, ku u ndaluan nga policia. Ata fillimisht u deklaruan oficerëve se kishin me vete 5 mijë stërlina, të cilat sipas tyre do të paguanin për trajtimin e dhëmbëve gjatë qëndrimit në Itali. Megjithatë, një kontroll i plotë i automjetit të tyre nga Forcat Kufitare çoi në gjetjen e…
Luizi ka deklaruar se nëse ia del të fitojë çmimin e madh të “Big Brother Vip”, të gjitha paratë do t’ia lë Kiarës në menaxhim. Luizi i premtoi Ronaldos se në momentin që do të marrë paratë ai do t’i dhurojë atij 5 mijë euro, sepse e ndjen të arsyeshme sidomos pas faktit që gazetari para disa kohësh humbi babanë e tij nga një sëmundje e rëndë. Kujtojmë që Luizi ka premtuar gjithashtu që një shumë parash do t’ia japë edhe familjes së rojes Pal Kola, që u vra gjatë sulmit në Top Channel.
Një punëtor rreth 50 vjeç ka humbur jetën, pasi ra nga 3 metra lartësi teksa punonte në një fabrikë mielli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rrile të Lezhës. Punëtori ka humbur jetën teksa po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Presidenti Bajram Begaj dekretoi emërimin e znj. Vlora Hyseni si drejtuese të Shërbimit Informativ të Shtetit. Hyseni u propozua disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës për marrëdhënie me jashtë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjithashtu Hyseni ka drejtuar për katër muaj Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, nga dhjetori i 2020-ës, kur u shkarkua drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të 2021-shit, kur u emërua drejtori i ri. Por, në 30 qershor të 2021-shit, ajo u shkarkua nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët njoftuan se duhet të dorëzojë…
Nita, Fotini, Keisi dhe Dea kanë komentuar sjelljen e Kiarës pas rikthimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Sipas vajzave, moderatorja ka hyrë komplet si një person tjetër. Pjesë nga biseda: Dea: Kiarës nga i lind gjithë ky vetëbesim? Nita: Ka ardhur komplet si person tjetër Keisi: Erdha këtu te dhoma se po shikoja për krevatin dhe i thashë ‘hë e zgjidhët’ edhe më dha një shikim e tha ‘pa merak se do i rregullojmë’ Dea: Mua s’më ka folur fare. Ndërkohë që kur doli, tha se nëse ‘rri do bëj aleancë me Dean’. Kur doli unë u përlota e…