Author: tirana

Kryeministri Edi Rama reagoi në mesnatë pas takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit në Ohër, ku sipas palëve u arrit një marrëveshje për planin e zbatimit të propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. “Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e dakordësuar por jo e firmosur të mos jetë një tjetër dredhi ballkanase!”, tha Rama përmes një postimi në Twitter. “Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të pritur gjatë në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdhenj në Ballkan, shqiptar…

Read More

Dashi Hëna është përballë dhe krijon një shqetësim të vogël dashurie. Për sa i përket punës, do të ishte më mirë të bënit një pushim për t’u shkëputur nga stresi. Do të jem më mirë javën tjetër. Ju duhet vërtet një pushim. Demi Të dielën dashuria po shkon më mirë dhe ju keni një fundjavë vërtet premtuese përpara. Në punë jeni plot energji. Kanalizojini mirë për të arritur gjëra të mëdha. Binjakët Hëna bëhet sërish aktive dhe i bën emocionet edhe më të forta se më parë. Mos u lodhni shumë në punë dhe përpiquni të rrethoheni me njerëz pozitivë.…

Read More

Kjo e dielë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-7m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 1-2 ballë.

Read More

Mali i Zi mban zgjedhjet presidenciale dhe voton për kreun e ri të shtetit. 7 janë kandidatët, por favorit është Milo Gjukanoviç. Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që nga përmbysja e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç që ishte në pushtet më shumë se tre dekada, kur në gusht të vitit 2020, Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA fituan shumicën në parlament. Zgjedhjet presidenciale po zhvillohen në një mjedis krize institucionale dhe politike, kur dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale u shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare për në qershor.

Read More

Luiz Ejlli është emri më i komentuar për momentin që pas hyrjes së tij në “Big Brother Vip.” Këngëtari nga Shkodra ka arritur të fitojë zemrat e mijëra shqiptarëve. Gjithashtu mjaft VIP-a kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre kundrejt Luizit. Së fundmi, reperi i njohur Noizy duke performuar në skenë këngën e tij të re “Jena mbretër 2”, që pritet të lansojë së shpejti, ka publikuar edhe një video të Ejllit brenda shtëpisë duke kërcyer.

Read More

Përballja e Gledis Nanos me kryeministrin Edi Rama duket se nuk ka mbaruar me shkarkimin nga kreu i Policisë së Shtetit në ditët e fundit të gushtit 2022. Në Gjykatën Administrative të Tiranës ka nisur një betejë ligjore mes Nanos dhe qeverisë. Siç tregon burimi ynë pranë kësaj gjykate, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka ngritur një padi përmes së cilës kërkon të vlerësojë si të paligjshëm shkarkimin nga Këshilli i Ministrave, raporton Lapsi.al. Pikërisht cilësimi si “shkarkim nga detyra” në vendim është pjesa që atij i prishë punë. Rrëzimi i si i paligjshëm i këtij vendimi të…

Read More

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme për Siguri, Josep Borrell do të qëndrojë sonte në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ndryshe nga sa e kishte planifikikuar. Gazetarja Linda Karadaku, raportoi nga Ohri se negociatat mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç zgjatën mbi 11 orë, përtej parashikimeve. Borrell ka anuluar fluturimin që kishte planifikuar në orën 20:00, ku do të shkonte në Irak për të takuar presidentin e këtij shteti. Takimet në Ohër, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç, nisën në orën 10:30. Fillimisht, Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime të ndara…

Read More

Gola dhe spektakël. Këtë ka dhuruar pjesa e parë e sfidës së mbrëmjes së sotme në Serie A, mes Udineses dhe Milanit. “Bardhezinjtë” e morën avantazhin që në minutën e 10′-të, falë “fantazistit”, Roberto Pereyra. Për një moment gjithçka u barazua ku në minutën e 45+4′, pas një penalltie të akorduar, Ibrahimovic bën “heroin” dhe në “rikthimin” e tij si titullar çon topin në rrjetë. Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq. Vetëm 2 minuta pas barazimit, “bardhezinjtë” kanë gjetur sërish avantazhin përballë “djajve”, falë golit të portugezit Beto.

Read More

Almeda Abazi, aktorja dhe modelja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Turqi me familjen e saj, duket se akoma nuk e ka marrë vetën nga tërmeti i 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë, duke marrë mijëra jetë njerëzish. Tolgahan Sayışman, bashkëshorti i saj ishte në Bebek të Turqisë, ku foli edhe për problemet që tërmeti në Turqi kishte shkaktuar tek bashkëshortja e tij, Almeda Abazi. Tolgahan është pyetur nëse kanë marrë ndonjë masë paraprake për tërmetin. “Edhe nëse shpëtoj familjen time, veten time, mendja ime do të jetë tek njerëzit që dua. Që nga tërmeti, gjendja psikologjike e…

Read More

Këshilltarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i kanë bërë thirrje Kinës që të publikojë të gjitha informacionet e lidhura me origjinën e pandemisë COVID-19, pas disa gjetjeve të reja që u zbuluan bazuar në gjurmimin e patogjenëve. Analizimi i ri i virusit SARS-Cov-2, por edhe të dhënat e reja të gjenomit, që janë marrë nga tregu i kafshëve në Vuhan të Kinës më 2020, për një kohë të shkurtër u publikuan në databazën GISAID nga shkencëtarët kinezë më herët gjatë këtij viti, duke i lejuar hulumtuesit nga shtetet e tjera që t’i analizojnë, tha Grupi i këshilltarëve shkencorë për…

Read More

Opinionet e Zhaklin Lekatarit për lojën e personazheve në “Big Brother VIP” i ka ndarë shikuesit e këtij “reality show” në dy kahe, por dhe kundër. Një ndër ta që ka kritikuar qëndrimet e saj është edhe Arjan Konomi. Pak ditë më parë, ai shkruante: “15 vite më parë. Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht. Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë? Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti…

Read More