Ilir Meta ka publikuar një foto me sekretarin politik të qarkut të Shkodrës, ish-dekanin Luigj Turmalaj. Kreu i Partisë së Lirisë shkruan se shpreson që koalicioni “Bashkë Fitojmë” të sigurojë fitore të sigurt në të pestat bashkitë e qarkut të Shkodrës. “Së bashku me Prof. Luigj Turmalaj urojmë për Fitoren 5-0 në Qarkun e Shkodrës”, shkruan Meta krah fotos së shpërndarë në Facebook.
Author: tirana
Një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve nga COVID. Bëhet fjalë për një 67-vjeçar nga Saranda. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë pozitivë shtatë qytetarë. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar edhe 6 qytetarë.
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaron se krimi ka vendosur marrëdhënie me policinë dhe politikën. Ndaj, sipas tij, duhen struktura shumë të forta për ta luftuar atë. “Krimi i organizuar në Shqipëri është zhvilluar dhe ka nevojë të merret seriozisht. Me krimin e organizuar në sigurinë publike, Shqipëria ka parametra optimale krahasuar me nivelet e vendeve të tjera të Europës. Nëse kjo çështje nuk adresohet në mënyrë të veçantë, Shqipëria do të ketë probleme të mëdha, krimi i organizuar kërkon ndërhyrje të forta, nisi me OFL por u la në mes të rrugës pa u marrë në mënyrë të fortë…
Ibrahim Bruka do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Vorës. Ibrahim Arif Bruka është lindur në 15 Shkurt 1962 në Ujmisht të Kukësit. Në vendlindje ka mbaruar arsimin 8-vjeçar të kohës. Arsimin e mesëm të përgjithshëm në vitit 1977-1981 në shkollën e mesme të bashkuar në Kukës. Gjatë viteve 1981-1982 kreu stazhin në prodhim. Në vitet 1982-1987 mbaroi studimet e larta Fakulteti i Mjekësisë, dega mjekësi e përgjithshme në Universitetin e Tiranës. Ne vitet 1987-1988, Ibrahimi ka punuar si mjek i përgjithshëm në Kukës. Në vitet 1988-1991 ka…
Radjol Hatia, 25 vjeç, u arrestua nga autoritetet britanike në një shtëpi me tarracë dykatëshe në Neath. Gjatë kontrollit, policia gjeti bimë të tjera kanabisi në dy dhoma gjumi në katin e sipërm të shtëpisë në Pant yr Heol, Penrhiwtyn, dhe një fidanishte e vogël bimësh në tokë. Hatia tha në Gjykatë se kishte jetuar në pronë për 6 javë dhe detyra e tij ishte ujitja e bimëve. Ai tha se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me kamion dhe po punonte për të shlyer “borxhin e tij ndaj personave që e kishin futur në Angli”. Hatia, pa vendbanim…
Analisti Platon Nesturi vlerëson se Partia e Lirisë do të ketë një peshë më të madhe këto zgjedhje, pasi sipas tij, PL do të jetë strehë edhe për koalicionin e Berishës. I ftuar në Panorama TV, ai theksoi se të dyja palët brenda PD-së duhet ta kishin gjetur vullnetin për t’u bashkuar gjatë këtyre muajve dhe të shkonin më të fuqishëm në zgjedhje. “PD nuk ishte një shoqëri aksionare, dhe në kuadrin e letrave, letrat shkuan në favor të Alibeajt dhe KQZ nuk mund të bënte asnjë lloj ndërhyrje dhe ta përmbyste këtë situatë. Nuk është faji i askujt që…
Stresi u zgjodh fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova. Së fundmi ai ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia dhe pas fitores në këtë “reality show”. Nëpërmjet një “live” në rrjetet sociale, Stresi ka falenderuar të gjithë për mbështetjen ndërsa ka shtuar se nuk ka qenë një eksperiencë e lehtë. “Ju falënderoj shumë të gjithëve që më keni votuar. Ka qenë një fitore shumë e madhe dhe një eksperiencë shumë e fortë. Një eksperiencë që e kalon vetëm njëherë në jetë, por edhe e vështirë edhe besoj e keni parë rrugëtimin tim aty.…
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Lezhë-Milot. Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit. Për pasojë ka mbetur e plagosur një grua, e cila është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës. Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Sali Berisha po zhvillon një takim virtual me shqiptarët në Londër, ku akuzoi qeverinë shqiptare se po vjedh rreth 90 % të buxhetit të shtetit. Ish-kryeministri u shpreh se Rama bën jetën e një sheiku me fluturime charter që shkojnë deri në 22 milionë euro, ndërsa u ndal dhe te skandali “McGonigal” për të cilin tha se kreu i qeverisë e “kontraktoi për të vrarë opozitën”. “Një javë më herët u ekzekutua një zonjë që punonte në banak. Kjo pasi në përplasjen mes dy bandave, njëri vrasës i kishte shpëtuar drejtësisë dhe endej i lirë. Ligji nuk u jep mbrojtje…
Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother Vip Kosova”. Pas fitores së tij reagimet kanë qenë të shumta dhe një i tillë nuk ka munguar as nga Filloreta Raçi, Fifi. Në komentin e saj, këngëtarja ka përgëzuar gjithë produksionin për realizimin e një “reality show” të këtij lloji, që sipas saj u kujdes të ruajë njëkohësisht edhe imazhin e personazheve që morën pjesë. “Stresi, e fitove vëlla”, shkroi fillimisht ajo. “Big Brother VIP Kosova” hallall për këtë edicion njerëzor, hallall. Me shumë kujdes ruajtët edhe imazhet e këtyre personazheve”, shtoi mes…
Kombet e Bashkuara kanë thënë se Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për të vazhduar marrëveshjen për transportin e grurit nga territori ukrainas në shtetet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë. Megjithatë, as ky institucion, as presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan – që e kanë ndërmjetësuar marrëveshjen – nuk kanë treguar se për sa kohë është vazhduar ajo. Zëvendëskryeministri ukrainas. Oleksandr Kubrakov, ka thënë se marrëveshja është shtyrë për 120 ditë – sipas kërkesave të Ukrainës, Turqisë dhe Kombeve të Bashkuara. Rusia nuk ka reaguar ende, ndonëse më herët ka kërkuar një vazhdim të marrëveshjes vetëm për 60 ditë. Kjo…
Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare u arratis nga paraburgimi i Policisë së Magnezisëm, por nuk zgjati shumë. Sipas mediave vendase, sapo u konstatua arratisja, është vënë alarmi për lokalizimin e tij, dhe për pasojë është gjetur rreth 4 orë më vonë në rrugën 2 Nëntori. 48-vjeçari ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe ka llogari të hapura me drejtësinë. Ai ndodhej në paraburgim, pasi po gjykohej në Gjykatën Penale për çështje të ndryshme edhe pse vuan dënimin me burg në burgjet e Larisës. Vetëm të premten e kaluar ai u dënua me 18 muaj me kusht, pasi Gjykata Penale e…