Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e së dielës, në të dalë të qytetit të Këlcyrës. Një automjet me targa greke, që udhëtonte në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, duke shkaktuar lëndimin e lehtë të drejtueses së mjetit dhe pasagjerit. Çifti po kthehej në Greqi dhe nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin në kthesën në të dalë të qytetit. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Author: tirana
Nxënësit e Njësisë administrative Polis në Librazhd, do të kenë mundësi që të studiojnë në një shkollë tërësisht të re. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri, bashkë me kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan përfundimin e punimeve të shkollës Mirakë-Plane e cila është e pajisur dhe me sisteme ngrohjeje dhe terrene sportive. Numri dy i socialistëve deklaroi se më në fund nxënësit e kësaj zone do të kenë mundësi ta zhvillojnë mësimin në ambientet e reja të shkollës, e cila është transformuar totalisht. Ai vlerësoi punën e kryebashkiakut Gurra dhe kontributin e Fondacionit “Mirësia”. “Është shumë e bukur, një…
Një 39-vjeçar i kërkuar nga Italia është arrestuar nga Policia e Shkodrës me qëllim ekstradimin. Në pranga ka rënë Klodian Ndogaj (Jakini). 39-vjeçari ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e tij. Gjykata e Shkodrës ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në arrest në burg dhe kur policia shkoi për ta arrestuar, nuk e gjeti në banesë. Klodian Ndogaj u kap dhe u ndalua nga në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën…
Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Ersekë. Në pranga kanë rënë tre persona, ndërsa në kërkim janë shpallur 2 të tjerë. “Nga hetimet e kryera rezulton se bashkëpunëtorë të 26-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe 4 shtetasit e tjerë. Konkretisht shtetasi L.S, monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 26-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë”. Njoftimi i plotë Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me AMP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të lëndëve narkotike…
Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik i shpallur non-grata nga Amerika, ka kërcënuar se do ndërpresë kontaktet me diplomatët dhe ambasadat e SHBA-së dhe Britanisë në Bosnje-Hercegovinë për atë që zyra e Dodik tha se ishte ndërhyrje në punët e brendshme të Bosnjës. Zyra e Dodik tha në një deklaratë më 17 mars se është formuar një ekip për “përpilimin e informacionit gjithëpërfshirës mbi aktivitetet anti-Dayton të diplomatëve dhe ambasadave amerikane dhe britanike dhe ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të Bosnjë-Hercegovinës”. Ambasada britanike në Bosnje hodhi poshtë akuzat dhe e quajti deklaratën “konfuze”, duke thënë se ajo nuk…
Nita mbrëmë ishte përballë “Kutisë së Pandorës”. Në zarfin e bardhë thuhej se ajo ka mundësi të takojë miken e saj, ndërsa në zarfin e zi, Nita kishte mundësinë të dërgonte dy çifte për t’i dërguar në nominim. Nga dy çiftet e zgjedhura, publiku do përzgjedhë njërin çift më pak të pëlqyer dhe ky çift, pra dy banorë, do shkojnë në nominim “kokë më kokë”. Pra, vetëm njëri çift shkon në nominim. Nita zgjodhi të dërgojë në nominim Qetsori-Kristi dhe Olta-Kiara. Shtëpia është ndarë në çifte nga Keisi që ishte lidere e shtëpisë.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër shtetas të cilat po qarkullonin të armatosur në një makinë. Policia ka arrestuar Adrian Vladi, Aleks Vajda, Festim Rrustemi dhe Bermis Gjana. Njoftimi i plotë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative se në rrugën Ndroq-Tiranë, me një automjet tip “Mercedes Benz”, po qarkullonin persona të armatosur, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Bridge”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. V., 35…
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas rezultateve të takimit 10 orësh në Ohër mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, ku u arrit një dakordësi për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. ”Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët”,-thekson Begaj. Postimi i plotë Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe…
Mariupol, një qytet i rëndësishëm strategjik i vendosur në rajonin e Donetskut dhe pranë detit Azov, ishte vendi i disa prej luftimeve më të ashpra në pjesën e hershme të luftës. Presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar qytetin e pushtuar ukrainas të Mariupolit. Lajmi është konfirmuar nga mediat ruse, të cilat e përshkruan atë si “udhëtim pune” në qytetin port të aneksuar nga Rusia në shtator të vitit të kaluar. Reuters shkruan se vizita “surprizë” e Putinit në Mariupol është udhëtimi i parë i liderit rus në territoret e pushtuara nga Rusia të rajonit të Donbasit të Ukrainës që nga…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e tregut të ri agroushqimor në Farkë. Ky investim është realizuar nga bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Bashkisë së Tiranës. Tregu i ri agroushqimor në Farkë u hap një ditë më parë. “Me tregun e ri agroushqimor në Farkë, një hapësirë e re shembullore me kushte shumë më të mira në çdo aspekt për fermerët e për konsumatorët, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Bujqësisë me Bashkinë e Tiranës, ju uroj një të diel të mbarë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha e quan hap i rëndësishëm marrëveshjen në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në Twitter, Basha shkruar se Kosova nën lidershipin e Albin Kurtit tregoi dhe njëherë se është në tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje që i shërben Kosovës, por gjithashtu rajonit dhe vetë Serbisë për të hapur një faqe të re paqeje dhe stabiliteti. ”Keqardhje që Serbia sërish nuk pranoi të nënshkruajë këtë marrevëshje çka do të tregonte përmasën e plotë të përkushtimit për një kapitull të ri të marrëdhënieve të saj me Kosovën dhe BE”,-shkruan Basha.…
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, por pa firmë. Kështu tha Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. “Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja”, deklaroi Borrell pasi ndërmjetësoi një takim maratonë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Ai…