Një foshnje 5-muajshe nga Shqipëria ka ndërruar jetë ditën e djeshme teksa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. “Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.”, ka informuar Policia. Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e rastit.
Author: tirana
Vllaznia zhgënjen sërish, këtë herë në transfertën ndaj Laçit, ku u mposht me rezultatin 2-0. Kur pritej që kuqeblutë të bënin kthesën dhe të reduktonin distancën me kreun, ishte Laçi ai që reagoi dhe falë dy golave të shënuar nga sulmuesi Guindo, ia doli të marrë 3 pikë mjaft të vlefshme. Ishte kapiteni Gurishta, që bëri një gafa në kufijtë e amatorizmit në minutën e 32-të, kur provoi të driblojë dy kundërshtarë si mbrojtës i fundit, por Guindo i rrëmbeu topin dhe shkoi i pashqetësuar drejt portës, për ta dërguar në rrjetë. Në minutën e 43-të, kurbinasit zbritën me një…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë këtë të diel momente me miqtë e tij, me të cilët shfaqet duke konsumuar një kafe. Mes tyre është dhe aktori i humorit Irgen Çela, ose polici i Portokallisë. “Një të diel të qeshur miq!”, shkruan Meta.
“Krimineli kthehet gjithmonë në skenën e krimit. Ndërsa bota e qytetëruar shpall urdhër-arrestin ndaj “drejtorit të luftës” në rast se ai kalon kufijtë, vrasësi i mijëra familjeve Mariupol vjen për të admiruar rrënojat dhe varret e qytetit. Cinizëm dhe mungesë pendimi”,-kështu shkoi këshilltari i presidencës ukrainase Mikhailo Podolyak në Twitter, duke folur për vizitën e presidentit rus në Mariupol. Rusia në fakt nuk përdor armë hipersonike në operacionin ushtarak special që po kryen në Ukrainë.
Mercedes do të investojë miliarda dollarë për të modernizuar fabrikat e tij në Kinë, Gjermani dhe Hungari gjatë viteve të ardhshme, raportoi revista Automobilwoche. Ky vendim vjen pasi prodhuesi i makinave po përgatitet të kalojë në automjete elektrike dhe të reduktojë emetimet. Bashkimi Evropian ka vendosur një objektiv deri në fund të kësaj dekade për të përgjysmuar emetimet e CO2 për makinë pasagjerësh gjatë ciklit të tyre jetësor dhe po kërkon marrëveshje për një afat kohor deri në vitin 2035 për t’i dhënë fund shitjes së makinave me lëndë djegëse fosile. Mercedes ka thënë se do të jetë gati të…
Myrto Uzuni e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme ftesën në Kombëtaren Shqiptare. Sulmuesi tregoi se ky është sezoni i tij, duke qenë protagonist në fitoren e Granadës në La Liga 2. Në fitoren 2-1 ndaj Albacete, beratasi ishte i jashtëzakonshëm, pasi arriti të shënojë gol dhe të dhurojë asistin perfekt tek realizimi që solli edhe fitoren. Uzuni i vodhi kohën mbrojtësit për të shënuar të 20 sezonal me Granadën, teksa më pas dha asistin e katërt në kampionat. Performancë fantastike kjo nga ana e Uzunit që pritet të jetë një zgjedhje e parë për trajnerin Sylvinho…
Sonte në Spanjë do të luhet ndoshta “El Clasico” më i nxehtë në vitet e fundit. Përveç se garës për titullin kampion, Real Madrid i ka hedhur benzinë zjarrit duke kërkuar ndëshkimin e Barcelonës për shkak të skandalit të shpërthyer në Katalonjë. Një fitore në shtëpi do të nënkuptonte se Barcelona mund të shkojë e qetë në pushimin prej kombëtareve, pasi do të numëronte 12 pikë më shumë se Real Madrid 12 javë para fundit. Ndërkaq, kjo sfidë vlen edhe për teknikun Xavi, pasi do të përpiqet të bëhet trajneri i 28 i klubit që fiton “El Clasicon”. Skuadra e…
Tre persona kanë mbetur të plagosur pasi një granatë e vjetër ka shpërthyer ndërkohë që po punonin tokën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kakavec të Prrenjasit. “Në fshatin Kakavec, bashkia Prrenjas, rreth orës 12:00, shtetasi O.E dhe shtetaset Y.B dhe D.B, duke punuar tokën me bel, aksidentalisht ka shpërthyer dyshohet një granatë e vjetër dhe për pasojë, këta shtetas janë plagosur në gjymtyrët e poshtme, janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, lexohet në njoftimin e policisë. Në momentin e shpërthimit të granatës, kanë qenë duke punuar edhe 2 vëllezërit, bashkëshortët e shtetaseve të mësipërme, të…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës të bujtinave dhe agroturizmeve në kryeqytet. Veliaj u shpreh se nga tregu i ri agroushqimor, AgroPark Tirana, i cili sapo u prezantua në Farkë, do të përfitojnë edhe bizneset që mund të blejnë produktet bio në një mjedis të sigurt, por edhe me çmime të favorshme. “Një nga angazhimet që kemi marrë është që, më në fund, Tiranës t’i japim një treg të ri agroushqimor, të cilin sapo e prezantuam. Për herë të parë kemi diçka të tillë për bujqësinë. Në AgroPark Tirana, që duam ta hapim shumë shpejt me…
Situata gjatë Primes së BB Vip2, në një moment Kiara i ka bërë me shenjë Luizit që të jetë më i moderuar në argumenta dhe ky i fundit e ka stopuar me dorë. Për konkurrentin e fundit të dalë nga shtëpia më e famshme, Armaldo Kllogjeri, ky gjest në dukje i tepruar dhe interpretuar si dhunë, nuk është gjë tjetër se sa një reagim i Luizit i bezdisur, çka mund t’i ndodh kujtdo në jetën normale. “Unë e mendoj si një bezdisje, jo dhunë, duhet të gjejë një mënyrë tjetër jo atë, se ajo mund të jetë pak acaruese, ajo…
E mërzitur për daljen e Armaldos, aktorja Olta ka shkuar tek dera e dhomës së Luizit dhe Kiarës për të biseduar me ta. Ajo i tha Luizit se nuk do e harroj atë që ai i bëri Armaldos dhe se nuk ka parë asgjë akoma prej saj.
Shkruan Kreshnik Spahiu Çudirat shqiptare nuk kanë fund: Aktivistët e VV quajnë Albin Kurtin hero në 4 raste:- Edhe po firmosi marrëveshjen me Vuçiç- Edhe po refuzoi marrëveshjen me Vuçiç-Edhe po e shtyu disa muaj dialogun-Edhe po bëri marrëveshja pa firma atkeqësisht kanë të drejtë ‘armiqtë’ tanë që thonë: “Ju shqiptarët s’keni busull”. Ne besojmë më shumë tek individi se sa tek kauza.Ne si popull duam partinë më shumë se Kosovën dhe Shqipërinë. Nga 4 alternativat e sipër shënuara po ndodh më e keqja: “Marrëveshja pa firma” e Albin Kurtit. Me pak fjalë Vuçiç-Kurti e kanë bërë marrëveshjen për Asosacionin…