Vendimi i qeverisë për shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar” ka pasur jehonë në mediet ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama publikon në rrjetet sociale artikuj të medieve më prestigjioze ndërkombëtare si: “The Guardian”, “France 24”, “Spiegel Wissenschaft”, “Frankfurter Allgemeine”, etj. Qeveria shqiptare merr përsipër ndalimin kategorik të çdo biznesi apo veprimtarie ekonomike që mund të cenojë trupin e lumit dhe gjithë krahët e tij. Lumi i Vjosës, si lumi i fundit i egër në Europë, u shpall më 13 mars nga qeveria shqiptare “Park Kombëtar”, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një…
Author: tirana
Pas diagnostikimit në kohë rekord, një ndërhyrje delikate në pankreas, pankreasektomia distale, u realizua me sukses falë profesionalizmit të ekipit kirurgjikal të Spitalit Universitar të Traumës dhe përdorimit të teknologjisë së avancuar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përgëzoi ekipin e mjekëve Dr. Valmira Abilaliaj, Dr. Dorina Shtjefni, Dr. Dritan Çela, Dr. Dritan Muzha, të cilët sipas saj, “e kanë ngritur në një nivel të ri shërbimin kirurgjikal në këtë spital universitar, me kryerjen e ndërhyrjeve të shkallës shumë lartë të vështirësisë”. Dr. Valmira Abilaliaj u shpreh se, diagnoza e pacientit ishte e rrallë, dhe sipas literaturës mjekësore…
Një ditë pas dakordësisë së arritur në Ohër, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nuk do të zbatojë asgjë që ka të bëjë me anëtarërsimin e Kosovës në OKB. Vuçiç theksoi se do të zbatojë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënies me Kosovën deri në “vijat e saja të kuqe”. Sipas tij, ka disa arsye pse nuk firmosi marrëveshjen e as aneksin e implementimit. “Para së gjithash, sepse Republika e Serbisë është një vend i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa ajo siç e quajnë Republika e Kosovës nuk është. Nuk dua të bëj marrëveshje ndërkombëtare me Kosovën”, ka thënë Vuçiç. “Pas çdo samiti…
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndet dakordësimin e arritur në takimin e Ohrit të datës 18 mars. “Normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë shënoi një hap të qëndrueshëm përpara, me dakordësimin në takimin e Ohrit për hapat praktikë për zbatimin e marrëveshjes, sipas aneksit të planit europian. Pajtimi me propozimet, zbatimi i këtij plani dhe dialogu mes dy vendeve do t’i kontribuojë prosperitetit e paqes në rajon dhe avancimit të tyre drejt familjes evropiane. Mirënjohje BE dhe ShBA për kontributin!”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.
Kreu i partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) e quajti marrëveshjen në Ohër, mashtrim dhe humbje të një mundësie historike. “Ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog”, thotë Lumir Abdixhiku. Sipas tij, përfundoi një kauzë politike e rreme, që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë. “Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë”, konstaton kreu i LDK-së. Sipas Abdixhikut, ajo që u arrit është një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion në të. “Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më”, thkeson Abdixhiku, ndërkohë…
Kjo e dielë e 19-marsit është e veçantë për Rrëshenin dhe gjithë Mirditën. Ky qytet u vizitua sot nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Shtetit të Vatikanit për marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizmat Ndërkombëtarë dhe Ministri i Jashtëm i Vatikanit. Imzot Paul Richard Gallagher u prit nga qindra qytetarë, ku iu dhurua edhe stema e qytetit nga kryebashkiaku Ndrec Dedaj. Më pas drejtoi meshën e shenjtë në katedralen e qytetit, ku përshendetja e mireseardhjes u mbajt nga Ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta, i cili për colli mesazhin e tij në këtë ditë historike për Mirditën. Sekretari i Shtetit…
Vjojnë demonstratat kundër reformës në drejtësi në Izrael. Dje, për të shtunën e njëmbëdhjetë radhazi, dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Tel Avivit. Protesta u organizuan në 120 vende të tjera në të gjithë vendin. Protestuesit argumentojnë se reforma është një rrezik për demokracinë izraelite, sepse në eliminon çdo kundërpeshë ndaj pushtetit të qeverisë aktuale. Qeveria dhe mbështetësit e saj mendojnë se bëhet fjalë për ribalancim të pushteteve të shtetit, sepse në dekadat e fundit gjyqësori është bërë shumë i fortë.
E diela për banorët e Bërxullës është protesta, kjo për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Prej rreth 5 muajsh, ata protestojnë duke kërkuar që të vihen në dijeni të projektit, dhe që tokat dhe banesat e tyre të vlerësohen me çmim tregu nga firma ndërtuese që ka marrë përsipër projektin. ”Ne do ta mbrojmë të drejtën tonë. Ai kryeministër që fshihet pas asaj ministres. Të vish këtu dhe të bësh reprezalje me fshatarët është e paimagjinueshme. Kryeministri të vij brenda javës të merremi vesh…
Samiti i mbajtur në San Diego (Kaliforni) midis Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe kryeministrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë, përkatësisht Rishi Sunak dhe Anthony Albanese, ka pasur si fryt kryesor përparimin e parë konkret dhe real të Marrëveshjes AUKUS. Pakti trepalësh midis fuqive anglishtfolëse, njoftimi i të cilit 18 muaj më parë shkaktoi habi në tabelën gjeopolitike, synon të veprojë si një frenim për Kinën në Indo-Paqësor. Prandaj, zhvillimet e fundit kanë gjeneruar reagimin e Kinës. Sipas zëdhënësit diplomatik kinez, Wang Webin, “deklarata e fundit e përbashkët e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë tregon se…
Autoritetet në Britaninë e Madhe në përballjen e tyre me krimin e organizuar kanë pikasur skemën më të re të grupeve të strukturuara për pastrimin e parave me burim të paligjshëm, e cila përfshin sallonet e berberëve anembanë qyteteve më të mëdha në vend. Sipas britanikes DailyMail bandat e narkotikëve po përdorin disa biznese të tilla për të fshehur të ardhurat e krimit, ndërsa besohet se shumë prej tyre po përdoren edhe si baza për trafikun e qenieve njerëzore. Shpërthimi i salloneve të flokëve në Londër dhe qytetet e tjera të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë që ekspertët…
Videomesazhin e kësaj jave, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ia kushtoi vendosjes së rregullit, kthimit të ligjshmërisë dhe pastërtisë në qytet. Ai kujtoi se si ishte Tirana 8 vite më parë, teksa shtoi se sot, shumë prej hapësirave publike që ishin zaptuar u janë rikthyer qytetarëve. Veliaj nënvizoi se rregulli, pastërtia dhe ligjshmëria në jetën e përditshme të qytetit është një element shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe transformimin e kryeqytetit sepse pa rregull, pa rend, pa disiplinë, qyteti do të zhytej në kaosin e viteve ‘90. “8 vjet më parë, kur morëm detyrën, u përballëm me një…
Bashkimi Evropian publikoi pikat e marrëveshjes së dakordësuar, por pa firma të arritur në Ohër të shtunën, ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiç. Në aneksin që përmban 11 pika përcaktohet se Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes, për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Palët në Ohër ranë dakord dhe janë të qartë se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Bashkimi Europian do të organizojë…