Në operacionin e rreth 4 muajve më parë në Frakull të Fierit, ku u zbulua laboratori i kokainës në banesën e Viktor Çervanakut dhe u kapen 485 kg kokainë, ka patur të shtëna me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë. Mësohet se agjentët civilë janë zbuluar nga grupi kriminal, ku bënte pjesë ish-kryekomunari Viktor Çervanaku, vëllai dhe djali i tij. Në këto rrethana, duke qenë mes rrezikimit të jetës së efektivëve dhe shanseve që operacioni të dështonte, pas 15 minutash, është vendosur ndërhyrja e forcave operacionale, duke çuar në prangosjen e disa personave. Në të njëjtën ditë, kimisti…
Author: tirana
Studentët e gazetarisë si dhe drejtuesi i departamentit të Gazetarisë Mark Marku, kryen homazhe në kujtim të 23-vjeçares e cila ishte studente për Gazetari dhe Komunikim. Trëndafila të bardhe dhe qirinj janë ndezur në dritaret e fakultetit Filologjik në përkujtim të Sikela Përroi, e cila humbi jetën tragjikisht bashkë me dy të rinj Klevis Ruçajn dhe Eriselda Abedinin, nga aksidenti fatal që ndodhi pasditen e së enjtes (10 mars) te mbikalimi i TEG-ut.
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashit tha se vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike do ta marrin nesër ose pasnesër, ndërsa afati që Lulzim Basha të dorëzojë kërkesën e me firmën e tij përfundon në orën 12 të mesnatës. ‘Vendimi që unë si komisioner do të marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë që i është dhënë PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët. Do presim të kalojë afati 48 orë dhe menjëherë do të vendosim. Një ditë më pas është edhe çështje e aspektit të ngarkesës. Natyrisht duke pasur në vëmendje se ka një…
Në selinë e PD-së u zhvilluar sot një aktivitet me rastin e 60 vietorit të lindjes së ‘Heroit të Demokracisë’, Azem Hajdari. Ish-kryeministri Berisha foli mbi takimin e parë me Azem Hajdarin. “Takimin tim të parë me Azem Hajdarin e kam pasur më 9 dhjetor 1990. Me Besnik Mustafaj , shkuam të bashkohemi me studentët dhe në Rrugën e Elbasanit, një masë prej 700-800 studentë protestonin. Mbi ta ngrihej si lider një djalë, student, bashkëmoshatar me ta, ngrihej mbi supet e tyre dhe brohoriste: Poshtë diktatura, poshtë dinastia, e duam Shqipërinë si gjithë Europën. Për ne që sodisnim, ai ishte…
Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot në aktivitetin për 60-vjetorin e Azem Hajdarit. Po sa real dhe i sinqertë është Sali Berisha në vlerësimin e Azem Hajdarit? Referuar arkivës së kohës, rezulton se, Azem Hajdari, deri ditën që mbylli sytë, nuk ka pasur kundërshtar më të egër dhe të përbetuar se sa Sali Berishën. Një foto e para shumë vitesh tregon një artikull të gazetës “Rilindja Demokratike”, ku shkruhej për kohën kur ish-kryeministri Sali Berisha kërkonte përjashtimin e Azem Hajdarit nga grupi parlamentar i PD. Berisha asokohe e konsideronte Azem Hajdarin si një nga rreziqet më kërcënuese për pozitat e tij…
Tre persona janë vënë në pranga të policisë në Sarandë, pasi vidhnin lopë në Greqi dhe i fusnin kontrabandë në Shqipëri. Arben Husi, 50-vjeç, Kreshnik Likaj, 37-vjeç, Venetik Dylmishi, u arrestuan nga policia, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim. Ndërsa Jurgen Haxhi, 32-vjeç, si dhe Adil Sheraj me detyrë veteriner, në Zyrën e Bujqësisë Sarandë, të dy banues në Sarandë u arrestuan për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim. Pas hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë të trasha, në Greqi, i kontrabandonin ato, nëpërmjet kufirit të gjelbër,…
Gazetari italian Gianluigi Nuzzi ka publikuar në Instagram-in e tij një incident të pazakontë që ndodhi në avionin e linjës Londër-Milano. Në video shihet se kërkohet që nga avioni të zbresin disa pasagjerë duke qenë se kishte rreth 500 kilogramë më shumë peshë nga sa lejohej në mjetin fluturues. Në shkëmbim pasagjerët do të merrnin 250 euro secili. Bëhet fjalë për fluturimin Az227 të Ita Airways që niset nga aeroporti i qytetit të Londrës, i operuar nga German Airways dhe i drejtuar për në Milano. View this post on Instagram A post shared by Gianluigi Nuzzi (@gianluigi.nuzzi)
Mesazhet e shkëmbyera në WhatsApp midis politikanëve italianë dhe zyrtarëve të lartë të shëndetësisë në fillimin e pandemisë zbulojnë sesi liderët u përpoqën të mbronin imazhin e vendit pasi u bë epiqendra e Covid në Europë, ndërsa dukej se talleshin me rolin e Italisë në përhapjen e virusit. Mesazhet janë pjesë e padisë së familjarëve të viktimave, i cili bëri që prokurorët të vendosin nën hetim ish-kryeministrin Giuseppe Conte, ish-ministrin e shëndetësisë Roberto Speranza dhe 17 zyrtarë të tjerë të dyshuar si fajtorë për përkeqësimin e epidemisë dhe vrasje, referuar reagimit të qeverisë në fillim të pandemisë. Italia ishte vendi…
Një 40-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i banesës pasi po pastronte grilat e dritareve. Policia njofton se rreth 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, sh A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV ku rrëfeu disa të pathëna nga ‘97-ta e tmerrshme. Beqiri foli edhe për kohën kur ishte në burg, para se të ndodhte ‘97-ta. Në një moment avokati tregoi se çfarë bisedoi me Fatos Nanon, ndërsa ishin në një qeli, para se t’i merrnin e t’i largonin nga burgu i Bënçës. “Një natë deri në orën 2 kam ndenjur me Fatos Nanon. Kishte sjellë ndihmësoficeri një shishe raki fshehur, edhe Nano po e kishte qejf atë të shkretë raki edhe po bisedonim. Dëgjuam një zhurmë të…
Një makinë tip “Volswagen” është gjetur i djegur në Fushë Krujë. Dyshohet se makina është përdorur nga autorët për vënien e tritolit në shtëpinë e Skënder Likës në Sanxhat të Kurbinit. Ditën e djeshme një sasi tritoli ka shpërthyer rreth orës 03:20 të mëngjesit në banesën e Skënder Likës në Sanxhak. Lexo edhe: Shoqërohen mbi 10 persona për tritolin në Kurbin, asnjë gjurmë të autorëve
Policia e Kurbinit ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 10 persona në lidhje shpërthimin e ndodhur një ditë më parë në banesën 3- katëshe të familjes Lika në fshatin Sanxhak, por ende nuk është arritur të bihet në gjurmët e autoreve të ngjarjes. Mes personave që kanë dhënë dëshminë e tyre në polici, janë dhe pjesëtarë të familjeve me të cilët kanë hasmëri familja që ishte objektiv i sulmit. Por ata kanë mohuar të kenë lidhje me vendosjen e lëndës shpërthyese dhe janë lënë sërish të lirë. Në pjesën e përparme të banesës tre- katëshe, ka patur kamera sigurie,…