Përfaqësuesi i PD-së në KQZ i bëri thirrje Celibashit që ta marrë vendimin sot, sepse s’ka pse të vonohet duke qenë se Partia Demokratike nuk do të dorëzojë asnjë dokument. “Kërkoj t’i bëj thirrje publikut Komisionerit. Të marrë vendim sa më shpejt, PD e ka bërë të qartë se PD nuk depoziton asnjë akt shtesë. Dokumentacioni i plotë dhe i ligjshëm. Të marrë vendim sa më shpejt dhe pa humbur. E lusim të marrë një vendim sa më shpejt,. Argumentet politike të Komisionerit nuk mund të ngrihen në këtë godinë. Kush e ka qëllim të bëjë politikë në këtë godinë…
Author: tirana
Nga The Economist Fytyrat e tyre të lyera me të gjelbër dhe të zezë, disa me raketa Stinger në shpinë, ushtarëte “Darkside” – batalionit të 3-të të regjimentit të 4-të detar të Amerikës – hipën në helikopterë dhe u hodhën në xhunglën aty pranë. Komandantët e tyre i ndoqën me helikopterë. Të gjithë kishin pajisje ultra të lehta në arsenalin e tyre. Çdo gjë e tepërt mbeti pas. Nuk ka ekrane të mëdha për lidhje video të llojit të përdorur në Irak dhe Afganistan: për të shmangur zbulimin, marinsat duhet të sigurohen që komunikimet e tyre të përzihen në sfond…
Ndërsa Europa Veriore zhytet në një kohë të ftohtë, ju mund të ëndërroni për ditë më të ndritshme përpara. Adhuruesit e devotshëm të diellit madje mund të planifikojnë një arratisje të Pashkëve në klimat më të ngrohta. Moti mund të jetë i paparashikueshëm, por disa pjesë të kontinentit janë më të qëndrueshme se të tjerat. Për t’ju ndihmuar të planifikoni pushime me mot të mirë, më poshtë do të gjeni qytetet më me diell në Europë. Bazuar në të dhënat nga World Weather Online, motori i kërkimit për pushime me qira Holidu analizoi motin e 300 qyteteve më të populluara në…
Është përfolur prej kohësh si kandidati për kryetar bashkie nga rradhët e PD-së së Alibeajt, Gjergji Nika nga Vlora lëshon një mesazh të fortë për bashkim. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nika, tregon se do të shmanget nga gara brenda partisë, për të dhënë një mesazh bashkimi. Sipas tij bashkimi i Partisë Demokratike duhet të vij nga Vlora dhe të dalin me një kandidat të përbashkët, zgjedhjen më të mirë të mundshme për demokratët e Vlorës. Në postimin e tij Nika, njëkohësisht me rol drejtues në PD dega Vlorë, shprehet se demokratët duhet të jenë të bashkuar të gjithë…
Policia Kufitare e Vlorës i erdhi në ndihmë një shtetasi gjerman, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët, pasi kishte probleme me drejtimin e velieres në ujërat detare shqiptare, për shkak të motit të keq. Mjeti lundrues u lokalizua në grykëderdhje të lumit Vjosë, i ngecur në cekëtinë. Pas marrjes së njoftimit nga Interpol Tirana, në kuadër të shkëmbimit të informacionit me zyrën homologe të Interpolit në Gjermani, se një shtetas gjerman, i cili ishte nisur me mjet lundrues veliere, nga Korfuzi në drejtim të Sllovenisë, kishte humbur kontaktet me familjarët e tij, gjatë drejtimit të mjetit lundrues në ujërat…
Shkollat e reja në Tiranë janë ndërtuar kudo me të njëjtin standard, si në qendër, ashtu edhe në periferi. Këtë fakt e vuri në dukje kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me temë arsimin, të zhvilluar në sallën “Avni Mula” të shkollës “Servete Maçi”, e cila është një prej shkollave të reja të ndërtuara në kryeqytet. “Vetëm në Pezë kemi ndërtuar 4 shkolla të reja, një ish komunë e cila nuk do t’i kishte bërë kurrë me taksat e saj këto shkolla. Më vjen mirë që kemi ndërtuar me të njëjtën cilësi si shkollën “Kosova” edhe…
Ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame dha një këshillë për drejtuesen e re, Dallëndyshe Bicin. Lame foli për punën në të gjithë këto vite. “Para disa kohësh, në një emision thashë se Kadastra nuk përbën më lajm, në kuptimin që tashmë ka hyrë në rutinën e punës së saj të përditshme. Nga ana tjetër më dha një lloj trishtimi sepse jam mësuar me gjëra që kanë ritme të shpejta që kanë ndjesë. Kjo ishte një dilemë e imja, që ka pak kohë që më bren. Me gjithë problemet që ka 1.3 milionë shërbime të dhëna çdo vit në kadastër. E gjitha…
Pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Sauk dy ditë më parë, që i mori jetën tre të rinjve dhe plagosi tre persona të tjerë, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, të kalojnë në shërbim të përforcuar, duke rritur prezencën e punonjësve të Policisë dhe të mjeteve logjistike, në akset rrugore. Në njoftimin për mediat, bëhet me dije se të gjitha makinat inteligjente dhe pajisjet bashkëkohore që Policia disponon, si radarët automatikë, dronët, kamerat dhe mjetet e pauniformuara, do të vijojnë të jenë në funksion 24/7, me…
Emërohet Drejtori i ri Teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai është italiani Fulvio Pea, një emër i njohur me një eksperiencë të madhe në punën me futbollin e moshave në shumë klube të mëdha italiane dhe të huaja. Pas prezantimit me stafin dhe të gjithë strukturat ai dhënë një intervistë për Fshf.org ku ka folur fillimisht për karrierën dhe ka treguar rrugëtimin e tij në botën e futbolli, veçanërisht në rolin e trajnerit dhe përgjegjësit të sektorit teknik. “Unë besoj se gjithçka nisi disa vite më parë, kur bëra një projekt për ekipet kombëtare, edhe këtu për rastësi gjatë…
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot drejtuesen e re të Kadastrës. Pas shkarkimit të Artan Lames, kreu i qeverisë ka prezantuar sot Dallëndyshe Bicin, ndërsa ka nënvizuar se është koha që të mbyllen përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. ‘Rezultatet janë të dukshme janë të prekshme! Por sot është koha për një shkëputje. Sot kemi një baze nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Koha të mbyllim përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës. Duhen mbyllur të gjitha sportelet.’Kadastra gjithë personeli duhet të…
Zyra e shtypit të partisë së Sali Berishës ka lëshuar një deklaratë, të një fjalimi që ky i fundit ka mbajtur për Azem Hajdarin. Por në titull, Azemin e kanë ngatërruar me Ramiz Alinë. “Ramiz Alia u shndërrua në një avokat të Kosovës dhe lirisë së saj”, thuhej në postim. Ky postim në grupin e medias të gazetarëve u fshi menjëherë dhe u zëvendësua më pas me një tjetër postim.
Mensur Islamaj 23 vjeç, banues në fshatin Topojan, është arrestuar nga policia e Kukësit pasi ka vjedhur një makinë. Sipas policisë i riu dyshohet se në datën 10.03.2023, në lagjen nr. 3, Kukës, ka vjedhur automjetin tip “ML 270”, në pronësi të shtetasit B. C.