Author: tirana

Për të shtatën ditë me radhë Franca po përballet me protesta ndaj planit të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension. Punonjësit e shërbimeve komunale dhe të transportit publik, ndërprenë punën këtë të shtunë në shenjë proteste. Sindikatat franceze synojnë të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë që të tërheqë projekt-ligjin që rrit moshën e pensionit në 64 vjeç. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, rreth 1 milion persona pritet të marrin pjesë në 200 marshime në të gjithë vendin ndërsa projektligji po shqyrtohet në Senat dhe të shtunën në mbrëmje mund të votohet nga Dhoma e Lartë e…

Read More

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, ka publikuar bisedat private të shkëmbyera me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla. Nga mesazhet diktohet që ky i fundit pranon që arma, e cila iu gjet Fjollës në Kukës, ka qenë e tij. Në rrëfimin e saj të publikuar në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja shprehet se Fisniku e ka mashtruar dhe kërcënuar. Madje, ajo hedh akuza edhe në drejtim të disa personave të tjerë, për të cilët pretendon se e kanë “shkatërruar shpirtërisht”. Fjolla kërkon drejtësi nga institucionet për veten dhe për vajzën e saj. Rrëfimi i plotë i Fjolla Morinës: Përshëndetje. Desha të ju tregoj…

Read More

Në shtëpinë e “Big Brother” sot mbërriti një dron për Luizin, në të cilin theksohej numri i ndjekësve të këngëtarit në Instagram dhe numri i klikimeve për emrin e tij TikTok. Droni erdhi teksa ai po qëndronte në oborr bashkë me Kiarën dhe Visin, me të cilët ndau emocionet e tij pasi mori këtë informacion. Mirëpo, reagimet e Kiarës nuk i kanë pëlqyer ndjekësve. Ndërsa Luizi po filste plot entuziazëm në lidhje me dronin, Kiara iu drejtua: “Boll tani, boll pra. Me këmbë në tokë. Mos fluturo.” Reagimi i moderatores po komentohet në rrjet dhe ndjekësit mendojnë se Kiara “nuk…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Beratit. Një mjet tip kamionçinë ka goditur një këmbësor, 40 vjeç, dhe pasi e ka tërhequr zvarrë disa metra, e ka lënë të shtrirë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja. I plagosuri do të transportohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës, për një ndihmë më të specializuar. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin u ndalua dhe u shoqërua në polici.

Read More

Flamurtari pësoi një humbje në transfertë ndaj Tërbunit, duke lëshuar kështu vendin e parë të renditjes, me skuadrën e Ramadan Ndreut që tashmë beson te mbijetesa. Nga ana tjetër, vendin e parë e merr Skënderbeu, i cili mundi në shtëpi Tomorin me rezultatin 1-0. Një fitore të madhe e arriti dhe Lushnja, e cila mundi Korabin në shtëpi me rezultatin 3-2. Besa nuk fali Turbinën duke e mundur me rezultatin e thellë 5-1, ndërsa Burreli arriti një fitore të bukur në shtëpi përballë Luzit. Një fitore minimale arriti dhe Oriku, e cila mundi në duelin e mbijetesës Besëlidhjen. REZULTATET: TËRBUNI…

Read More

Në prag të eliminatoreve të Euro 2024, kombëtarja shqiptare e futbollit ka marrë një lajm të keq. Mbrojtësi Berat Gjimshiti është ndjerë keq dhe ka lënë në mes ndeshjen Napoli-Atalanta, që është duke u luajtur momentalisht. Pak minuta nga fundi i pjesës së pare, Atalanta u detyrua ta zëvendësojë shqiptarin.

Read More

Sali Berisha ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidaten e tij për Bashkinë Korçë, Ledina Alolli. Ish-kryeministri tha se vendi është në kohë të vështirë dhe se ka nevojë për vendime të mençura, ndërsa nuk i kurseu akuzat në drejtim të ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Sipas tij, diplomatja ka ndërhyrë në gjykatë kundër opozitës dhe se me përpjekjet e saj po mban në pushtet kryeministrin Edi Rama. “Gonigalë të tjerë vazhdojnë betejën antikushtetuese antiligjore për të mbajtur me çdo kusht në pushtet Edi Ramën, njeriun që rekrutoi kryezbuluesin e SHBA-ve. Dhe kjo është McGonigalja me fustan guvernatorja Yuri Kim. Këtu…

Read More

Më 17 mars, do të jetë finalja e “Big Brother VIP Kosova”, ku do të shpallet edhe fituesi i edicionit të parë. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, përmes një televotimi nga publiku, u vendosën edhe 5 finalistët e formatit, të cilët tashmë e gjejnë veten vetëm një hap larg fitores. Publiku vendosi që në finale të jenë: Artan Thaçi, Arkimed Lushaj aka Stresi, Mbresa Hajrullahu, Vedat Bajrami dhe Juliana Nura. Kujtojmë se finalja e madhe e “BBVK” do të shpallë fituesin e edicionit të parë të reality show-t, i cili do të marrë çmimin prej 200,000 eurosh.

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Javën e kaluar në Berlin, më telefonoi Arjani, një mik që ka emigruar 2 vitet e fundit në Gjermani.Alo Kreshnik, a njeh ndonjë mjek në spitalin psikiatrik- më pyeti.Jo, jo i thash, nuk njoh asnjë psikiatër, por pse të duhet?“Duhet të kaloj testin e idiotit- mu përgjigj, sepse policia më ka hequr patentën e makinës sepse 3 herë brenda vitit kalova normat e shpejtësisë.”Që të jem i sinqertë më erdhi shumë keq sepse Arjani është familjar dhe makinën e ka mjet pune. Ai kishte gjetur punë si shofer sapo u njohën patentat shqiptare në Gjermani.Ky është ligji…

Read More

Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle, pasi akuzohet për vrasje e një serbi.   Shqiptari, me identitet të rremë italian është arrestuar në një operacion special me njësitë elitare të Gardës Civile në Almera. Ngjarja për të cilën ai është arrestuar ka ndodhur më 13 korrik të vitit të kaluar kur një grup prej rreth shtatë personash u takuan në një zonë pranë digës Rules, në Órgiva (Granada), dyshohet për një konflikt lidhur me trafikun e drogës.

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, teksa shprehu keqardhje për situatën aktuale në të cilën ndodhet kampi blu, theksoi se ka ardhur koha që të ketë një bashkim mes tyre. Në emisionin “Kjo Javë”, ajo deklaroi se ka ardhur momenti që Partia Demokratike të bashkohet dhe të dalë në zgjedhje me një kandidat të përbashkët. “Tani ka ardhur një moment reflektimi. Alibeaj ka pritur. Duhet ta kishim nisur një fazë tjetër. Duhet të nisnim negociata konkrete. Mbase duhet të trokasim në derën e zotit Berisha për të folur. Le ta prishim këtë mur. Ne kemi ngritur një grup negociator, që…

Read More

Gjykata e Volës në Greqi ka dënuar me 18 muaj burg një 48-vjeçar shqiptar. Shqiptari është arrestuar në muaj më parë, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar se do të vrasë me thikë vjehrrën e tij. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ka qenë i dënuar edhe më herët për dhunë në familje. Para togave të zeza, 48-vjeçari deklaroi se donte të shihte fëmijën, por që vjehrra nuk e ka lejuar.

Read More