Më shumë se 1.000 migrantë, të vendosur në tri varka – të cilat ishin të mbipopulluara – u sollën të sigurt në dy porte italiane, tha të shtunën një roje bregdetare. Shpëtimet erdhën në të njëjtën ditë kur u zbulua trupi i viktimës së 74-të pas përmbytjes së një varke me migrantë në Itali gati dy javë më parë. Viktima është një vajzë e moshës rreth 5-vjeçare. Tragjedinë e fundit me migrantë në Itali, e cila ndodhi më 26 shkurt në brigjet e Kalabrisë, ka ngjallur kritika të ashpra ndaj qeverisë së krahut të djathtë të udhëhequr nga kryeministrja, Giorgia…
Author: tirana
Olta Gixhari është përlotur teksa ka kujtuar të birin. Aktorja deklaroi se nuk po e përballon dot më mungesën e djalit të saj dhe qëndrimin larg tij. “Po më shkatërron mungesa e çunit, nuk e di sa do ta shtyj kështu. S’e përballoj dot. E ndjej mungesën e shtëpisë, aromën. Kupton sa ftohtë je këtu, sa larg. Nuk rri më larg çunit, e teprova shumë është e ekzagjeruar, kam ardhur vetëm për një muaj. Jashtë gjërat i rregullova vetëm për 1 muaj. Këtu të rrëmben energjia, loja. Mendoj vetëm çunin më dalin lotët, u shkatërrova nga pagjumësia. I vetmi vend…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Kuçovës. Teksa prezantoi kandidatin e “Primareve” për këtë Bashki, Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama i përzuri të gjithë socialistët e ndershëm nga forumet e partisë dhe tani nuk dëgjon dot asnjë zë kundër edhe në Parlament. Një shi shumë i fortë dhe një bereqet shumë i madh do të jetë në 14 maj në kutitë e votimit. Le të ecim të sigurt drejt fitores së këtyre zgjedhjeve. Ftoj kandidatin apo kandidaten që do jetë i rilindjes, të përballet me Lefter Maliqin. Komunizmi pavarësisht…
Enkelejd Alibeaj ka ankimuar vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili kërkon dokumentacione shtesë për regjistrimin si subjekt politike garues në zgjedhjet vendore të 14 majit. Në shkresën e depozituar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksionet, ai ka dhënë edhe sqarimet e tij për ngërçin e krijuar. KQZ pretendon se ka mungesë dokumentacioni nga ana e PD-së, ndaj nuk mund të regjistrohet për zgjedhjet vendore.
Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është denoncuar nga kryetar i PD në këtë qytet, Emels Xhaxhaj. Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se në tenderat e zhvilluara ka munguar konkurrenca dhe se këto vërtetohen nga buletinet e botuara. Xhaxha kërkoi nga SPAK dhe prokuroria të verifikojnë veprimet antiligjore e korruptive. “Në tenderat e zhvilluara ka munguar konkurrenca dhe këto vërtetohen nga buletinet e botuara . Xhaxhaj ka pohuar se kërkojnë publikisht që SPAK dhe prokuroria të verifikojnë veprimet antiligjore e korruptive që kryen kryebashkiakja, Majlinda Bufi. Të njëjta kërkesa dhe vetëm e njëjta firmë fituese, PSE? Çdo veprim antiligjor…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha në mbledhjen e bordit të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) se shpreson që deri në fund të vitit të mund ta vizitojë Kosovën, raporton Radiotelevizioni i Serbisë (RTS). Në këtë takim, Vuçiq tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se nuk do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës. “Ne po përgatitemi për bisedime të hënën dhe të martën, dhe pas kësaj do të shkojmë në Ohër. Më besoni se nuk e kam të qartë se për çfarë të flasim atje”, tha ai. I dërguari…
Kanadaja ndaloi të premten importin e të gjitha produkteve ruse të aluminit dhe çelikut, veprim ky që Otava tha se kishte për qëllim që t’ia mohonte Moskës mundësinë për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës. “Ukraina mund dhe duhet ta fitojë këtë luftë. Ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i kufizuar të ardhurat ruse për të financuar pushtimin e paligjshëm të [presidentit rus, Vladimir] Putinit në Ukrainë”, tha në një deklaratë Ministrja e Financave, Chrystia Freeland. Vitin e kaluar, Rusia ka sanksionuar qindra qytetarë kanadezë, duke përfshirë yllin e Hollywood-it, Jim Carrey, në shenjë hakmarrje të sanksioneve…
(Koncert në nderim të 80-vjetorit të kompozitorit dhe dirigjentit Haxhi Dalipi) 17 mars | Ora 19:00 Teatri i Operës dhe Baletit 14 mars Teatri i Operës dhe Baletit 16 -19 mars | Ora 19:00 Tetari Metropol 13 dhe 14 mars | Ora 19:00 Teatri i Operës dhe Baletit 14 mars
Policia e Kurbinit ka vënë në pranga Besnik Selmanin, 56 vjeç, pasi akuzohet se plagosi me çifte katër ditë më parë në Patok Besnik Pulajn, 49 vjeç. Ata janë konfliktuar verbalisht, dyshohet për çështje pronësie dhe 56-vjeçari është kthyer dhe ka qëlluar me çifte Pulajn. Pasi ngjarjes, Besnik Selmani u largua duke humbur gjurmët, por nuk zgjati shumë, ndërsa i lënduari u transportua në spital për ndihmë mjekësore.
Aktorja e njohur turke, Cansu Dere, e njohur gjerësisht në Shqipëri si Ejshani me rolin e saj në serialin “Ezel”, është bërë e “gjallë”. Ajo u raportua në media e zhdukur pas tërmetit të fuqishëm të 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë, duke marrë mijëra jetë njerëzish. 42-vjeçarja pas këtij lajmi u pa duke asistuar në një qendër për shpërndarjen e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti . Mirëpo, duke qenë se videoja që qarkulloi nuk ishte e qartë, sërish kishte pikëpyetje në lidhje me gjendjen e saj. Së fundmi, vetë aktorja ka kontaktuar me mediat. “Nuk ishte…
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Melan të Dibrës. Një makinë ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, 20 vjeç. Policia dhe ambulanca shkuan menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht i riu nuk ka arritur me shenja në spitalin rajonal të Peshkopisë.
Ish-drejtoresha e Mjedisit në Bashkinë e Tiranës, Vjola Sterjo, e cila u arrestua për mashtrim në 27 dhjetor, është liruar nga burgu. Kërkesa e zëvendësimit të masës së sigurimit nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” është pranuar nga Gjykata e shkallës së parë të Korçës. Seanca është mbajtur pa prezencën e Sterjos, ndërsa gjykata ka zbutur masën e sigurisë ndaj saj, me arsyetimin e nevojës për kujdestarinë e dy fëmijëve të saj të mitur, 7 dhe 10 vjeç. Vjola Sterjo u arrestua për veprën penale të “mashtrim me pasoja të rënda”, pas denoncimit dhe hetimit disa mujor të prokurorisë,…