Author: tirana

Për më tepër se dy orë këtë mëngjes dogana greke nuk është duke funksionuar. Momentalisht janë mbi 50 automjete në radhë, të cilat ndodhen në tokën neutrale pa lëvizur. Deri më tani nuk u është bërë asnjë komunikim udhëtarëve se pse shërbimet në doganë nuk po funksionojnë.

Read More

Fansat e Luiz Ejllit i kanë dërguar një mesazh të pazakontë këtij të fundit nga Anglia. “Na u dogjën lulet o vëlla, duke të ndjekur ty 24 orë. Të përshëndesim nga Londra.”- i shkruan një nga fansat, duke nënkuptuar kultivimin e kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet shtëpive të barit. Ky mesazh shkaktoi të qeshura te banorët dhe Luizi teksa i falënderoi për mbështetjen u shpreh se: “Po mirë mo burrë, fiki llampat kajher”.

Read More

Partia Demokratike bën me dije kreun e KQZ Celibashin dhe opinionin publik se Basha është dorëhequr, dokumentacioni i paraqitur është i plotë. Alibeaj ka njoftuar Celibashin se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe dokumentacioni i paraqitur është i plotë. ‘Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson kryetarin’- lexohet në dokumentin e drejtuar KQZ-së. Më herët, Celibashi deklaroi se në bazë të dokumentacioneve që i janë paraqitur, të drejtën për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, e ka Lulzim Basha. Tashmë, PD ka…

Read More

Mijëra njerëz, përfshirë presidentin e Ukrainës, i dhanë lamtumirën e fundit në Kiev “Da Vinçit”, një hero lufte që u vra nga rusët në betejën për Bakhmutin, pikën “më të nxehtë” të frontit në Ukrainën lindore . Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministrja e Finlandës Sanna Marin morën pjesë në homazhet e nderit në Sheshin e Pavarësisë në qendër të kryeqytetit për të nderuar Dmytro “Da Vinçi” Kociubailo, një vullnetar 27-vjeçar që komandonte batalionin “Ujqërit” të Da Vinçit”. Dmytro “Da Vinci” Kochiubailo ishte luftëtari më i ri që u nderua nga Zelensky, në dhjetor 2021 , me Urdhrin e Heroit të Ukrainës,…

Read More

Dega e Partisë Demokratike zyrtare në Vaun e Dejës ka zgjedhur kandidatin e dalë nga procesi i Primareve për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për Zef Hilën, ndërkohë që lajmi është bërë i ditur nga një postim në Facebook që kjo degë ka bërë. Në postim sqarohet se propozimi për Zef Hilën do t’u përcillet me shkrim Enkelejd Alibeajt, Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit. Ky është kandidati i parë i zgjedhur nga grupimi Alibeajt, i cili bëri thirrje që PD-ja të garojë me kandidatë të përbashkët në lokalet e 14 majit. Sakaq duhet të theksojmë se…

Read More

Një dosje voluminoze e regjistruar në prokurorinë e Fierit, flet për një zinxhir lokalesh dhe hotele në këtë zonë, që janë vënë në shërbim të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Jo më larg se 10 ditë policia e këtij qyteti goditën një rast prostitucioni në klubin e natës “Casablanca”. Por ky fenomen është shpërndarë dhe në shumë pika të tjera, ku është evidentuar se veç vajzave të reja, janë dhe gra të martuara, të pandara nga burrat e tyre, që ushtrojnë prostitucion kundrejt pagesës. Po sipas kësaj dosje këto shtetase kërkohet të trajtohen me skemat e ndihmës sociale, zyra e punësimit,…

Read More

Banorja e re e Big Brither Vip Albania, Antoneta Koçi, ka bërë gati valixhen për t’u larguar nga shtëpia më e ndjekur në Shqipëri. Debate që ka pasur me Luizin dhe Maestron kanë çuar Antonetën të marrë vendimin për t’u larguar. Siç duket edhe nga videot ajo ka marrë valixhen për t’u larguar. @luiz.ejlli21 #meluizin#viraltiktok2023#fitoreluanit🦁😂😂#viraltiktok2023💫🔥🌼🙈😜😳🙀💙#bigbrothervipalbania2023#jasht ♬ original sound – 👑Luiz_ejlli👑

Read More

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar se do të vizitojë Kosovën. Mediet serbe shkruajnë se Vuçiç ka bërë të ditur se nga sot ai do të nisë një turne në Serbi. Ai ka paralajmëruar vizitë edhe në Kosovë, shkruan Tanjug. “Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, tha Vuçiç në mbledhjen e Bordit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe. Vuçiç pritet që të nisë vizita mbarë vendit në ditët në vijim në mënyrë që ta shpalos…

Read More

Barcelona rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve. Ngritja e padisë nga ana e Zyrës së Prokurorisë Publike së bashku me akuzat e ngritura kundër klubit blaugrana vë në rrezik shanset për t’u paraqitur në kompeticionin më të rëndësishëm europian në sezonet e ardhshme. Prokurorët spanjollë kanë depozituar një ankesë kundër Barcelonës dhe dy prej ish-Presidentëve të klubit në lidhje me pagesat e dyshuara ndaj një kompanie në pronësi të një zyrtari të lartë të arbitrave për të ndikuar në rezultatet e ndeshjeve. Kur gjykata spanjolle të pranojë procedimin e padisë, UEFA mund të vendosë që reputacioni i Ligës së Kampioneve…

Read More

DashiDita do t’ju japë një dozë të mirë emocionesh. E vetmja gjë që duhet të keni kujdes është të mos e teproni duke i thënë shumë gjëra partnerit. Ndryshime të mëdha vijnë në punë bëhu i mënçur. DemiDita e shtunë fundjava premton të jetë vërtet interesante për dashurinë. Thjesht duhet të kuptoni se çfarë doni thellë brenda. Në punë vjen një moment rikuperimi pas muajsh lodhjeje. BinjakëtDo të ishte më mirë të mos lini pas dore takime të reja që mund të ndryshojnë jetën tuaj të dashurisë. Në punë, edhe nëse gjithçka duket e vështirë, kënaqësia do të vijë dhe…

Read More

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në drejtim të një lokali në Kamëz. “Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M.. Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”-njofton policia.

Read More