Author: tirana

Nga Kavaja, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se po synon të tmerrojë qytetarët shqiptarë me vendimin për vlerësimin dhe shembjen e ndërtesave 50-vjeçare. Ky vendim, sipas ish-kryeministrit, po i hap rrugën mafiozëve dhe qeveritarëve që të investojnë dhe t’u vjedhin trojet qytetarëve shqiptarë. “A nuk është akt genocidal, kur autorizon veten për të shkatërruar çdo banesë që do ti, për shkak se janë 50-vjeçare, ndërkohë që janë 300 mijë banesa të tilla në Shqipëri. Ky akt synon të tmerrojë shqiptarët. Ky akt synon t’u plaçkisë trojet, për të investuar mafiozët dhe qeveritarët” – tha ndër të tjera Berisha. Duke u…

Read More

Qytetarët evropianë do të duhet të plotësojnë një formular dhe të paguajnë një shumë parash për të vizituar ose për të kaluar qoftë edhe një ditë të vetme në Mbretërinë e Bashkuar. Qeveria britanike njoftoi një tjetër masë që vjen pas procesi Brexit, pra daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Kjo procedurë kujton dokumentacionin amerikan “Esta” që u nevojitet turistëve dhe udhëtarëve të tjerë të huaj për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Të njëjtin shembull do të ndjekë edhe Londra. Dokumentacioni i detyrueshëm për në kufirin e Britanisë së Madhe do të quhet ETA. Ashtu si ESTA amerikane, ETA…

Read More

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviç, dhe bashkëshortja e tij, Llidija, kanë marrë mesazhe kërcënuese. Polica malazeze tha për Radion Evropa e Lirë se është duke u marrë me këtë rast, ndërsa nga Prokuroria Themelore e Shtetit dhanë urdhër që të hetohet se kush e ka bërë kërcënimin nga llogaria në Twitter. Kërcënimet, që e lidhin fatin e Gjukanoviçit me atë të diktatorit italian, Benito Mussolini, u dërguan nga një llogari me emrin Boris Jankoviç. Postimi u shoqërua me një fotografi të ekzekutimit të Mussolinit. Gjukanoviç është kandidat i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në zgjedhjet presidenciale në Mal…

Read More

Luizi është një nga konkurrentët më të fortë në Big Brother. Por gjatë një bisede të fundit, ai u shpreh se nuk e meriton fitoren pasi nuk është imazhi i duhur. Sipas Luizit, fitoren e meriton Kiara pasi përcjell brishtësi dhe ëmbëlsi. “E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”, i tha Luizi Kiarës.

Read More

Gazetari Arben Manaj, shkruan nga Lodra se një avion i linjës “Wizzair”, që ka ardhur më datë 6 mars nga Luton, Angli për në Rinas ka pësuar defekt të rëndë në ajër. Motori i krahut të djathtë është djegur dhe gjithë tymi është futur në kabinë. Pasagjerët janë traumatizuar dhe sikur të mos mjaftonte kjo, thotë Manaj, avioni ka qëndruar për një orë në ajër mbi Shkodër. Dritat normale janë fikur dhe avioni i Wizzair ka qëndruar në ajër me dritat e emergjencës, derisa është ulur në Rinas. Me vështirësi të shumta, avioni është ulur në Aeroportin e Rinasit në…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka reaguar lidhur procedimet dhe veprimet kundrejt ish-ministrit Arben Ahmetaj. SPAK sqaron se në lidhje me veprimet e kryera nga Arben Ahmetaj është vendosur ndarja e çështjes penale duke u regjistruar procedimi penal. Ky procedim penal është hetuar nga prokurori Klodjan Braho dhe është ndarë si procedim penal më vete para se prokurori Ened Nakuçi të bëhej pjesë e grupit hetimor për procedimin penal. Në njoftim shtohet se SPAK kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia…

Read More

Qyteti i dytë më i madh i Gjermanisë, Hamburgu, vazhdon të jetë i tronditur nga ngjarja e një nate më parë, kur një person hapi zjarr në një qendër të Dëshmitarëve të Jehovait, duke vrarë 7 vetë, përpara se të vetëvritej. Autoritetet thanë se 35-vjeçari, shtetas gjerman dhe ish-dëshmitar i Jehovait, kishte përdorur një armë gjysmë-automatike, të cilën e posedonte me leje që nga dhjetori i viti të kaluar. Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, por zyrtarët thanë se kishin përjashtuar motivet politike. Banorët e Hamburgut kujtuan të premten të tronditur atë çka ndodhi një natë më parë, kur…

Read More

Prej 1 ore ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe Kryesisë e thirrur nga Enkelejd Alibeaj. Në këtë mbledhje nuk do të ketë vendimmarrje dhe as deklarate pas mbledhjes. Deputetë të PD prezentë në mbledhje: 1.Kreshnik Çollaku 2.Dashnor Sula 3.Andia Ulliri 4.Gazment Bardhi 5.Flutura Açka 6.Dhurata Çupi 7.Zheni Gjergji 8.Enkelejd Alibeaj 9.Eralda Bano 10.Saimir Korreshi

Read More

Një 32-vjeçar është proceduar penalisht, pasi në Pikën Kufitare në Morinë nuk deklaroi një sasi të konsiderueshme parash. Gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit të automjetit tip “Volksëagen”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 61 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. L., 32 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Read More

Nipi i Sepentes (Armand Naçit) ka zbuluar për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv se policia ka qenë në dijeni që prej vitit 2005 për groposjen e 2 shoqeve nga Arben Hoxha në dunat e Divjakës. Ai ka dhënë detaje të reja për një person të tretë që donte të shpëtonte veten duke zbuluar detaje për 2 shoqet. Sipas të dhënave që ka siguruar emisioni ‘Pa gjurmë’, personi i tretë është identifikuar si Artan Begaj. Nipi i Sepentes: Është arrestuar një person në 2005 me lëndë narkotike dhe ky personi ka thënë që: “Di që janë dy vajza të groposura…

Read More

Olta Gixhari dhe Armaldo Kllogjeri kanë diskutuar me njëri-tjetrin për lojën që po kryejnë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku kanë dhënë opinionet e qëndrimet e tyre. Aktorja e konsideroi Armaldon një person të rrezikshëm, përshkrim i cili u kundërshtua nga ky i fundit. Pjesë nga debati: Olta: Ti je njeri shumë i lëkundur. Armaldo: A ti këtë thuaj… Olta: Po je i rrezikshëm, nuk është gjë e bukur kjo që po të them unë. Armaldo: Jo po një sekond… Olta: Ti je as mish as peshk… Armaldo: Ku e ke kuptuar ti rrezikshmërinë time ndaj teje? Olta: Ti… Armaldo: Çfarë rrezikshmërie ke parë? Olta: Sepse je i…

Read More