Babai i Dafina Havales e cila u masakrua nga Dan Hutra tregon se nuk ka mundur të gjejë drejtësi për vajzën e tij. Në një intervistë për Tirananeës.al, Avdulla Havale tregon se pas vrasjes së vajzës së tij në dhjetor 2007, Hutra megjithëse u dënua 25 vjet, vuajti vetëm 16 vite. Havalja tregon se ka takuar shumë zyrtarë të shtetit dhe ata nuk e zbatuan ligjin. Sipas tij, kjo solli të tjera tragjedi nga ky person.
Author: tirana
”Big Brother Albania Vip 2”, vijon që të jetë një makineri fitimesh. Fitimi momental që kanë banorët janë ndjekësit që i shtohen dita-ditës në Instagram. Me hyrjen e banorëve të rinj, edhe renditja ka ndryshuar. Renditja nga 10-1 10. Një nga banorët më të rinj të shtëpisë së “BBV” është Qetsor Ferrunaj, një ish-fitues i Big Brother, i cili pak më parë bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se është futur sërish për të fituar. 9. Një nga protagonistet kryesore të këtij spektakli është padyshim Olta Gixhari, e cila ka fituar 1 mijë ndjekës në Instagram. 8. Javët…
Vijojnë tragjikisht aksidentet në vend. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës së të premtes në qytetin e Durrës, ku një person ka humbur jetën. Policia bën të ditur se rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, një automjet (betoniere) me drejtues shtetasin P.P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën. Kurse në Kavajë pranë varrezave të qytetit, si pasojë e një aksidenti ka gjetur vdekjen në 33-vjeçare. Makina dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë. ”Më datë 10.03.2023, në…
Vijon që të shtyhet gjyqi në Gjykatën e Elbasanit, ku ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri kërkon rillogaritjen e periudhës së burgut, duke marrë parasysh periudhën e provës si kohë dënimi. Seanca e planifikuar për këtë të premte, kjo pasi Prokurori i çështjes kërkoi kohë për t’u njohur me aktet voluminoze të dosjes. Tahiri nuk ishte i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati. “Në respekt të parimit të barazisë së armëve në gjykim, në dobi të drejtësisë me dakordësinë e palëve të tjera në proces, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit dhe për këtë shkak caktoi datën 20.03.2023 ora 10:00 për seancën e…
Firma e Lulzim Bashës mban ”peng” PD në KQZ për zgjedhjet e 14 Majit, ku dhe nga ana tjetër krahu i Sali Berishës nuk pranohet si parti. Analisti Ilir Kalemaj, vlerëson se që në krye të herës, Lulzim Basha ka treguar se duke mos pasur asnjë plan B, kaloj në apati dhe lejoj Berishën të kalonte në kundërsulm. ”Opozita ka miopi politike dhe nuk kanë strategji politike. Basha ka treguar miopi të jashtëzakonshme politike nuk ka pas një plan as kur shpalli non-gratën, as kur kontrollonte 95% të Këshillit Kombëtar, të Kuvendit dhe i kishte defuksionalizuar, dhe ai çfarë bëri,…
Kategoria Superiore është në një fazë delikate ku çdo gabim mund ti kushtojë skuadrave. Në javën e 25-të, vëmendja është tek ndeshja në “Loro Boriçi” aty ku Vllaznia pret Partizanin. Pas fitores në derbi, të kuqtë vijnë me motivimin maksimal ndërsa për shkodranët nuk mund të thuhet e njëjta gjë pasi ne javën e fundit barazuan 1-1 ndaj Teutës. Megjithatë diferenca prej 4 pikësh me demat, nuk I bënë aspak inferior shkodranët përkundrazi i motivon për të marrë 3 pikët. Ndërkohë Tirana duhet të harrojë sa më shpejt humbjen në derbi. Bardheblutë përballen me Laçin në “Elbasan Arena” dhe detyra…
Banorët e rinj në ”Big Brother Albania Vip 2”, kanë ndryshuar dinamikat e lojës. Luizi u shpreh i zhgënjyer për mënyrën sesi Jori është sjellë me të gjatë një bisede mbrëmë në darkë. Ai shtoi se e ka ndihmuar Jorin për disa gjëra në shtëpi, ndaj nuk e priste atë sjellje nga ana e saj. Jori tha se nuk e ka patur me tendencë pyetjen për Butrinit dhe se loja me Dean dhe Shpatin ishte thjesht një “prank” për Armaldon. Luizi u mërzit nga sjellja e Jorit dhe i tha asaj se ai nuk bie në nivelin e askujt, por…
Sali Berisha refuzon edhe njëherë tjetër thirrjen nga Enkelejd Alibeaj, që për zgjedhjet lokale të 14 Majit, PD-të të dalin me kandidatë të përbashkët. Berisha tha se me pengje ai nuk bën negociata. Ai tregoi se me Metën ka diskutuar për bashkërendimin e të gjitha forcave për fitore më 14 Maj. Pyetjes nëse do të ketë koalicion me PL, Berisha u përgjigj duke thënë se të gjitha janë në diskutim. Pyetje: Çfarë diskutuat me Metën dhe a do të keni koalicion me PL? Sali Berisha: Përgjigja është diskutimi ishte bashkërendim i të gjitha forcave për fitoren e 14 Majit. Pyetje:…
Në konferencën e përjashtme të së premtes me gazetarët në selinë blu, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama është i pashpresë me gjithë bravat dhe Alibashët e Ballkanit, për sa i takon zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Ai tha se kupa tani është derdhur dhe se Ramën e pret fati i ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili përfundoi në burg. “Rama sikur të mbledhë të gjithë bravat dhe Alibashët e Ballkanit është i pashpresë. Reagimi qytetar është i jashtëzakonshëm. Me të gjitha aktet e tij, vjedhjet e panumërta, qëndrimet anti demokratike, lidhjet me drogën, kupa u derdh me…
Tiranë – Dhurata Thanasi Daneri, Snjezana Köpruner, Elki Shehu, Mirjana Babic, Zagorka Blazevska, Marijana Gligoric janë shpallur Gratë Sipërmarrëse të vitit 2022, të Ballkanit Perëndimor, në ceremoninë e organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) më 9 Mars, në Tiranë. “Dua të uroj të gjithë fitueset e mrekullueshme këtë mbrëmje. Ky është momenti i tyre, dua t’u them faleminderit të gjitha grave të tjera të biznesit, të nominuara ose jo, që i kanë hyrë një rruge pa kthim, drejt krijimit të një shoqërie me mundësi të barabarta, të fuqizuara nga gratë. Është fakt se gratë në Ballkanin Perëndimor janë ende…
Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe 23-vjeçarja Sikela Përroj po udhëtonin me makinën tip “Audi” me shofer 19-vjeçarin Klevis Ruçaj, kur automjeti doli nga kontrolli dhe përfundoi disa metra poshtë një nënkalimi në unazën lindore të Tiranës. Sipas policisë, makina ka qenë me drejtim lëvizje nga Farka për te rrethrrotullimi pranë një qendre tregtare. Për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, mjeti nuk u fut në rrethrrotullim, por u përplas me barrierat anësore duke i çarë ato e duke përfunduar disa metra më poshtë, ku u përplas me një tjetër makine që po udhëtonte drejt Elbasanit. Si pasojë e përplasjes…
40 minuta zgjati takimi mes Ilir Metës dhe Sali Berishës në selinë blu për 14 Majin. Pas takimit, Meta në një prononcim për mediat, tha se çdo kandidat i “Primareve” është edhe i tyre dhe se Këshillat bashkiakë do të jenë të opozitës. “Të zhvendosim monizmin nga Pushteti vendor dhe një herë e përgjithmonë të kthejmë llogaridhënien. Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kandidatët e Primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm, nga Tropoja në Sarandë janë kandidatë edhe të Partitë së Lirisë”,-tha Meta.