Policia e Tiranës ka arrestuar një 46-vjeçar nga Vlora, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Bari, Itali, e ka dënuar me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Shkelja e ligjit mbi drogat” dhe “Organizata kriminale”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 6 vjet, 7 muaj e 7 ditë burgim. Shtetasi Sulejman Seferaj, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shitjes…
Author: tirana
”Duje” është kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në ”Eurovision 2023”. Mëngjesin e sotëm është publikuar dhe versioni zyrtar i këngës, shoqëruar edhe me videoklip. Është hera e parë që një familje përfaqëson vendin në këtë festival, dhe hera e tretë që është një artist nga Kosova. Kënga ”Duje” është riokestruar në Stamboll. Kënga ka pësuar disa ndryshe në orkestrim, por është mbajtur në gjuhën shqipe. Kënga trajton familjen, dhe përçon thirrjen për ta mbrojtur, ta duam dhe të mos e shkatërrojmë për një fjalë.
Dita e Verës do të festohet nga të gjithë qytetarët në Tiranë me muzikë, lojëra, argëtim dhe plot dhurata. Pak ditë nga ajo që quhet festa e të gjithë shqiptarëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka njoftuar disa nga aktivitetet që do të mbahen në kryeqytet më 14 Mars. Kjo ditë do të festohet në 10 pika të ndryshme të Tiranës, ku bashkia ka organizuar një listë prej 100 aktivitetesh. Aktivitetet do të nisin nga sheshi Skënderbej me një koncert nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Enisa në orën 13:00. Ndërsa mbrëmja do të mbyllet me…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur që në zgjedhjet lokale të 14 Majit, do të mbyllet përfundimisht kapitulli i pushtetit monist dhe arrogant. Teksa ka postuar në video në Facebook, Meta shkruan edhe se më 14 Maj, do të rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë. ”Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike, sepse do të mbyllin përfundimisht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant, që nuk jep llogari, por vetëm abuzon dhe shpërdoron. Do të jenë historike sepse do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe sidomos do të…
7 persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një sallë mbledhjesh të Dëshmitarëve të Jehovait në qytetin verior gjerman të Hamburgut. Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se ata janë viktima të një akti brutal të dhunës. Edhe ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser u shpreh “e tronditur për dhunën e tmerrshme në komunitetin e Dëshmitarëve të Jehovait në Hambug”. Kreu i bashkisë së Hamburgut, Pete Tschentscher shkruan se njoftimet nga Alsterdorf janë tronditëse. Policia thotë se personi i armatosur ka vepruar i vetëm dhe mendohet se ka vdekur. Është e paqartë nëse…
I ndjeri Klevis Ruçaj, 20-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik me 3 viktima, kishte pak më shumë se 1 vit që kishte marrë patentën. Ai është ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore. Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ”Audi” 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në…
”Bimi”, është operacioni i Policisë greke që shkatërroi një grup shqiptaro-grek të kokainës në Athinë. Në pranga kanë rënë 4 shqiptarë. Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 23, 27, 33 (femër) dhe 34 vjeç dhe një grek 31 vjeç. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, mes të cilëve dhe kreu i grupit shqiptar me pseudonimin “Bimi”. Policia greke raporton se janë faktuar 800 shitje kokaine të grupit tek klientë në Athinë, ndërkohë, janë sekuestruar 54.7 gram kokainë e ndarë në paketime të vogla, peshore, automjet dhe 8 celularë.
Do të krijojë logo të re grupi i Rithemelimit në PD, për zgjedhjet e përgjithshme në 2025, duke qenë se në këto zgjedhje lokale të 14 Majit, KQZ njohu Bashën si kryetar? Deputeti i PD-së Edmond Spaho, pjesë e grupit Berisha, thotë se beteja për simbolet do të vijojë edhe në organet ndërkombëtare të drejtësisë. ”Ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë seriozisht për mënyrën sesi do të marrim pjesë në zgjedhjet e 2025. Një variant mund të jetë koalicion me listë të përbashkët për të gjithë. Por, këto përcaktime bëhen në kohën e duhur, nuk mund të lihen në…
Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të mirë që prek të moshuarit mbi 65-vjeç. Sipas kreut të qeverisë, ata do të përfitojnë FALAS fishat e diabetit. ”MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se fishat e diabetit tashmë garantohen FALAS për të moshuarit mbi 65 vjeç, duke u kursyer gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Dashi Gjatë orëve të ardhshme nuk do të dimë saktësisht se në cilën rrugë të shkojmë dhe cilat zgjedhje të bëjmë. Ata që jetojnë së bashku mund të përjetojnë gjithashtu një pranverë “të pavendosur”. Mbani të gjitha rrugët e mundshme të hapura. Demi Ditët që po përjetoni janë ditë për t’u shfrytëzuar, edhe nëse flasim për një periudhë disi të veçantë për para. Ndoshta keni shpenzuar pak shumë. Nga kjo pranverë e tutje do të nevojiten investime më të matura. Binjakët Hëna është disonante por kjo nuk ndikon në tendencën e përgjithshme të situatave sepse ajo mbetet gjithmonë në një…
Në orët e para të mëngjesit, një shpërthim i fuqishëm me tritol u regjistrua në Sanxhak të Laçit. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në banesën e Skënder Likës. Ai babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Lleji Lika ekzekutoi në dhjetor të viti 2021 në Laç biznesmenin Rakip Roli me një breshëri kallashnikovi. Hetimet vijojnë dhe pista e parë është hakëmarrja.
Këtë të premte moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat në pjesën e parë të ditës në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës të lartë. Duke filluar pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 3- 9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në pjesën e dytë të ditës fiton shpejtesi dhe bëhet intensive 12-18m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6…