Vëzhguesit ndërkombëtarë në një rekomandim për Komisionerin Publik ngrenë dyshime se pasuria e deklaruar si e trashëguar nga nëna e gjyqtarit Erarbër Madhi, një apartament dhe një sasi parash në bono thesari, mund të jenë pasuri e fshehur e gjyqtarit. Rekomandimi që u bë publik të enjten nga zyra e Komisionerit vë në dukje se bazuar në rrethanat faktike dhe arsyetimet e dhëna “bonot e thesarit dhe apartamenti prej 124,7 m2 në Tiranë, ishin në realitet pasuri e fshehur e të vlerësuarit”. Në rekomandim, vëzhguesit theksojnë se qëndrimet kontradiktore të subjektit sa i përket pasurisë së trashëguar nuk kanë “nivel…
Author: tirana
Kreu i Kadastrës Artan Lame është larguar nga detyra. Pas shumë vitesh në këtë detyrë, ai do të zëvendësohet nga Dallëndyshe Bici. Aktualisht Dallëndyshe Bici është në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në banesën e partneres së ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. BalkanWeb mëson se është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt. Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.
Të paktën 10 grabitje janë zbardhur nga policia e Spanjës. Autoritetet bëjnë me dije se dy shqiptare autor të grabitjes së banesave kanë rënë në pranga. Të arrestuar kanë mbetur një 27-vjeçar dhe një 35-vjeçar të akuzuar si anëtarë të një grupi kriminal. Bëhet me dije se gjatë hetimeve janë zbuluar të dhëna që tregojnë se kishin kryer grabitje edhe më parë jo vetëm në Spanjë, por edhe në vende të ndryshme europiane. Grupi fillimisht zgjidhte zonën ku do të vepronte, kryesisht fokusoheshin tek banesat luksoze.
Shefi i inteligjencës ushtarake të Lituanisë tha se Rusia ka burime të mjaftueshme që ta vazhdojë luftën në Ukrainë edhe për dy vjet me intensitetin aktual. Moska tha se nisi “operacionin e posaçëm ushtarak” në Ukrainë një vit më parë për të luftuar kërcënimet e sigurisë. Por, Kievi dhe Perëndimin e kanë quajtur luftë të paprovokuar për të nënshtruar një shtet të pavarur. “Burimet të cilat Rusia i ka aktualisht do të ishin të mjaftueshme për të vazhduar luftën në intensitetin aktual edhe për dy vjet”, tha shefi i inteligjencës të Lituanisë, Elegijus Paulavicius. “Se sa gjatë mund të luftojë…
Automjeti tip “Audi” ka thyer barrierat rrethuese te mbikalimit dhe për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, ka përfunduar në korsinë tjetër të autostradës Tiranë-Elbasan. Për pasojë, është aksidentuar automjeti tjetër tip “Honda”. Nga aksidenti, kanë humbur jetën dy vajza, që ishin pasagjere në makinën “Audi”, teksa drejtuesi ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkaq, të plagosur kanë mbetur edhe 3 persona të tjerë.
Në takimin me simpatizantët demokratë të qytetit të Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh i bindur se nuk do e ndalojë askush për të garuar në zgjedhjet e 14 majit. Teksa prezantoi kandidatin e Primareve për zgjedhjet vendore, ai tha se kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë, për shkak të vjedhjeve të shumta të punëve publike. “Mendojnë se do mund të mbajnë Shqipërinë si çifligun e tyre dhe të familjarëve të tyre. Mendojnë se do përzënë edhe shqiptarin e fundit nga kjo tokë sepse mund t’i kundërshtojnë. Kjo fushatë ka mesazhin më të fuqishëm, ne jemi këtu…
Këngëtarja shqiptare Kejsi Tola duket se ka bërë një hap të madh në karrierën e saj muzikore, duke regjistruar në studion legjendare Abbey Road në Londër.“Një ëndërr e bërë realitet”, shkruan ajo në një postim në “Instagram”.Studioja, e cila ka pritur artistë legjendar si The Beatles, Pink Floyd, Adele, Ed Sheeran është e njohur për akustikën e saj të jashtëzakonshme dhe pajisjet e regjistrimit të nivelit të lartë.
Nëse ende vazhdoni të piqni në furrë me letër alumini, duhet të ndaloni menjëherë. Ekspertët paralajmërojnë se ky veprim është i dëmshëm për shëndetin tonë dhe shoqërohet me jo pak probleme. Letra e aluminit është përdorur për herë të parë në vitin 1913 për të mbështjellë ëmbëlsira, por që prej asaj kohe njerëzit po përdorin tonelata të tëra alumini në kuzhinë. Sipas World Health Organization, është normale që organizmi i njeriut të marrë në një ditë 40 mg alumin për kilogramë, por disa njerëz marrin shumë më shumë nga norma e lejuar. Temperatura e lartë e pjekjes bën të mundur…
Ndihmës Sekretarja për Çështjet Konsullore Rena Bitter ka vizituar sot Shëngjinin gjatë udhëtimit të saj në Shqipëri, ku u takua me afganët që janë në pritje të zhvendosjes në Shtetet e Bashkuara. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për shqiptarët dhe qeverinë shqiptare për mikpritjen e ngrohtë të të shpërngulurve afganë. Ndihmës Sekretarja do të takohet gjithashtu me zyrtarë të qeverisë dhe stafin e ambasadës gjatë vizitës së saj në Shqipëri.
Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Kjo është një nga ato histori që bëjnë jehonë ende dhe sot për faktin se nuk ka asnjë gjurmë për fatin e të dyjave, por edhe sepse i vetmi autor i dyshuar nuk jeton më. Arben Hoxha bashkëjetuesi i Nertila Osmanit, kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjës i cili është vrarë në vitin 2005. Vajzat u njohën në lokalin ku punonin bashkë në zonën e ish-bllokut në Tiranë në vitet 2000. Periudhë gjatë së cilës Nertila u lidh me Arbenin,…
Policia ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që u regjistrua këtë të enjte në mbikalimin e Saukut. Në aksident u përfshinë dy makina. Njëra prej tyre ka rënë nga mbikalimi dhe ka zënë poshtë një automjet. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Njoftimi i policisë Më datë 09.03.2023, rreth orës 18:05, shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i Tegut, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe…