Author: tirana

Një emigrant irakian sulmoi me thikë një student në Britaninë e Madhe. Rebaz Mohammed, është burgosur për gjashtë vjet pasi ndaloi Ellis Ëheeler, për t’i bërë një pyetje para se ta godiste me thikë në shpinë. Gjykata në Southampton dëgjoi se Mohammed kreu sulmin duke shpresuar se do ta dëbonte atë nga Britania e Madhe, ku ai kishte mbërritur ilegalisht duke kaluar Kanalin me një gomone. Ai ishte zhgënjyer me jetën në një hotel në Bournemouth dhe u ankua se nuk kishte nuk kishte as punë e as para.

Read More

Gerti Shella, drejtues i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, ka vendosur në dukje shërbimin e ngadaltë që zakonisht banka Intesa Sanpaolo i ofron qytetarëve. Në një reagim të tij, ai kërkon që Banka e Shqipërisë të ndërmarrë masa penalizuese pasi ky subjekt vjedh kohën e qytetarëve duke i lënë të presin në radhë. “Kam 1 orë tek Intesa në Bllok dhe nuk po më vjen rradha për kiamet…asnjë nuk lëviz nga sporteli dhe asnjë nuk hyn..Sistemi duket sikur është dizenjuar kastile që njeriu të urrejë njeriun…Banka e Shqipërisë rri e bën si sehir se si vidhet koha më keq…

Read More

Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga depërtimi dhe kalimi i masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat në pjesën e parë të ditës në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet mesatar dhe hera-herës të lartë. Duke filluar pas orëve të mesditës reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Era…

Read More

Konkurrentja e “Big Brother VIP” në Kosovë, Xhuli, ka treguar se nuk ndodh rrallë që të shpenzojë shuma të mëdha parash. Madje, gjatë një bisede me Stresin, ajo u shpreh se nuk e ka fare problem që të shpenzojë një mijë euro brenda 24 orëve. “Po unë 1 mijë nuk e kam problem edhe me 1 ditë t’i harxhoj, s’e kemi problem”, tha Xhuli.

Read More

Berisha është duke testuar në publik edhe emrin e koalicionit të ri. Pasditen e së Mërkurës, në Mallakastër, aty  ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, pas shpinës së tij lexohej togfjalëshi “Shqipërisë i dalim Zot”. Burime pranë PD-së së Berishës bëjnë me dije se është duke u finalizuar koalicioni më i  ri me partitë e Vangjel Dules dhe të Agron Dukës. Kandidatët e Primareve do të jenë në garë për 61 kryetarë bashkish. Eshtë duke u negociuar për përfshirjen mes tyre  edhe të ndonjë kandidati të kërkuar nga PBDNJ e PAA. Ndërsa për listat e këshilltarëve bashkiakë duket se kompromisi…

Read More

Nëna e Luiz Ejllit feston sot datën e lindjes. Banorët brenda shtëpisë së Big Brother e kanë uruar këngëtarin në këtë ditë festive për të, por nuk ka munguar edhe një surprizë e veçantë nga fansat.  Ata i kanë dërguar Luizit një dron me një banderolë ku i urojnë ditëlindjen nënës së tij. “Gëzuar ditëlindjen nana e Luizit! Je mbretëresha jonë”, shkruhej në të.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Uniformat blu bëjnë me dije se një djalë i mitur ka ngacmuar seksualisht bashkëmoshataren e tij. I mituri është proceduar penalisht nga policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan matarialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ka deklaruar se Sali Berisha nuk përfaqëson më asgjë. Sipas tij, Berisha ligjërisht nuk është më as përfaqësues i “Foltores”, pasi nuk ka tagër të marrë këtë të drejtë. “Gjykata me vendimin që dha i dha të drejtën opinionit publik që Berisha nuk është as kryetar i “Foltores” sepse është grupi i ‘Themelimit’, i cili ka kërkuar targin e përfaqësimit. Nuk kemi dy palë apo dy entitete juridike, por kemi një PD dhe kemi dy palë kërkuese dhe ankimuese, që kërkojnë tagrin e përfaqësimit. Kërkuesi, grupi i ‘Themelimit’ nuk kishte tagër të merrte të…

Read More

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në një anije në Indonezi. Siç duket edhe në video, një burrë ka hedhur bashkëshorten e tij nga anija. Burri afrohet gruas, i heq çantën që kishte në krahë dhe e hedh në det të hapur. Për fat të mirë bashkëshortja shpëtoi, pasi arriti të kapet nga hekurat e anijes.

Read More