Author: tirana

Me siguri shumica e njerëzve u është dashur të karikojnë celularin e tyre në makinë. Sidomos nëse do të shkoni në një udhëtim të gjatë, mund të mos filloni as me një bateri të plotë, duke menduar se e keni zgjidhjen e lehtë për ta karikuar atë rrugës. Edhe kur jeni duke lëvizur nëpër qytet, nëse jeni gjatë gjithë ditës në rrugë me telefonin në dorë, shpesh mund të ndodhë që bateria të mbarojë. Megjithatë, ekspertët thonë se karikimi i telefonit gjatë vozitjes është në fakt një nga gabimet më të këqija që mund të bëni. Per cfare arsye? Portat USB të…

Read More

Këtë dimër, qytetet në Gjermani u përballën me një fluks tjetër refugjatësh, por këtë herë nuk ishin ukrainasit që ikën nga lufta, por njerëzit nga vendet e Ballkanit Perëndimor që kërkonin të shpëtonin nga dimrat e ashpër të vendeve të tyre dhe kushtet e këqija të jetesës sociale. Këlni, për shembull, ka regjistruar më shumë emigrantë nga Ballkani Perëndimor në muajt e fundit sesa gjatë Luftërave Jugosllave që ndodhën nga viti 1991 deri në 2001, sipas oficeres së shtypit të qytetit perëndimor, Katja Reuter. “Rreth 40 % e refugjatëve vijnë nga Ukraina dhe kombësitë e tjera janë mbi 60 %.…

Read More

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me dokumentet shtesë që ka kërkuar KQZ, e cila sot njohu si kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Në një reagim në Twitter, Bardhi konfirmon se dokumentacionin është i plotë dhe se nuk do të çojnë asnjë shtesë, pavarësisht kërkesës së KQZ. MESAZHI🇦🇱✌️PD ka dorëzuar dokumentacionin e plotë ligjor për regjistrim. Deklaratat e sotme politike të KQZ nuk kanë asnjë lidhje me ligjin, por janë formalizim i një vullneti politik ekstraligjor. Nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni sa kohë ai është dorëzuar i plotë!

Read More

Kreu i PL-së, Ilir Meta në një deklaratë për mediat foli për situatën politike në vend. Pas hapit që ndërmori KQZ e cila njohu si kryetar të PD, Lulzim Bashën dhe i la një afat 48 orë për të shtuar disa dokumente për tu regjistruar më pas në zgjedhjet e 14 majit, komentoi dhe kreu i PL. Në pyetjen nga një gazetare, se PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Meta u përgjigj duke thënë se ‘ këto janë çmenduritë e regjimit të Ramës”. “Çdo individ përfaqësues në këto institucione për udhëhiqet nga Kushtetua dhe ligji meriton vlerësimin më të madh,…

Read More

Gazetari i njohur sportiv Gert Çarçani ka shprehur indinjatën e tij ndaj kandidatit të grupit të Themelimit për Bashkinë e Tiranës i cili u shfaq këtë javë me fanellën e Tiranës në derbin ndaj Partizanit. Duke e cilësuar atë një autogol, Çarçani i kujton Belind Këlliçit që kryeqyteti ka Tiranën, por edhe Partizanin, Dinamon dhe Studentin. Postimi i plotë: Belindi në derbi zgjodhi Tiranën! Krejt normale, tërësisht e drejtë e gjithkujt dhe natyrisht edhe e tij. E padiskutueshme! Është tifoz autokton, por pyetja që shtrohet është: Në një garë të egër dhe me një kundërshtar të ashpër, dhe me një…

Read More

Nga Ditmir Bushati/ Negociatat e 27 Shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel përfunduan me arritjen e një marrëveshjeje të propozuar nga BE-ja, për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Opinioni publik, megjithatë, ka nevojë për më shumë qartësi në lidhje me çfarë konkretisht është rënë dakord në këtë marrëveshje, e cila ende nuk ka nënshkrimet e palëve. Qëndrimet e Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, vijojnë të jenë të ndryshme, përsa i përket përmbajtjes dhe radhës së zbatimit të angazhimeve. Në mungesë të aneksit dhe mekanizmit të zbatimit të kësaj marrëveshje, ajo që dihet për momentin është…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka fituar gjyqin për shpifje me Ylli Ndroqin. Në vendimin e saj, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar çmon se Kryebashkiaku Veliaj nuk ka shpifur kur e ka cilësuar Ylli Ndroqin “një trafikant droge me emër të ndryshuar, i cili vë gjoba me televizionet e tij”. Ylli Ndroqi akuzohet se përmes mediave të tij ka përdorur ryshfetin dhe shantazhin dhe për këtë është shpallur non grata nga SHBA. Gjithashtu, Ndroqi është në hetim nga SPAK si i përfshirë në aktivitete kriminale dhe investime shumash të mëdha të pajustifikuara në bizneset…

Read More

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komuna në veri të Kosovës, pasi thanë se nuk janë përmbushur kërkesat që i kanë shtyrë ata të largohen nga institucionet e vendit. “Kjo e bën më se të qartë se Prishtina dhe Komisioni i saj Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës dhe Metohisë, kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb”, thuhet në njoftimin e…

Read More

Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian miratoi sot në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.  Ky veprim u përshëndet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili thotë se ky është një hap i vonuar padrejtësisht. Statusi i plotë: Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës! Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian

Read More

Shpresat e Juventusit për të rimarrë 15 pikët e hequra nga Federata Italiane e Futbollit sa vijnë e rriten. Bardhezinjtë tashmë besojnë se nga fundi i marsit deri në fillim të prillit në momentin kur të diskutohet apeli i CONI, klubi mund të bëjë një hap përpara në renditje. Për këtë gjë është i bindur dhe avokati, Pierluigi Matera, i cili ka shkruar Kodin e Drejtësisë Sportive, duke folur për dënimin sportiv për fitimet kapitale. “Lëvizja e TAR hap një diskutim në një situatë që nuk mund të qëndrojë ashtu siç ishte konceptuar. Më shumë sesa vetë përmbajtja e shënimit,…

Read More

Identifikohet kufoma e një personit të gjetur i groposur në shtator 2022 ne Mouriki, Viotia. Pas analizës së ADN trupi rezulton të jetë i 46-vjeçarit Ilir Rrasa nga Elbasani, i cili ishte arratisur nga burgu i Patres në gusht 2011 pas lejes 6 ditore. Viktima ishte i dënuar me 15 vjet e 2 muaj burg dhe 30 mije euro gjobe për trafik droge. Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër përpara fshatit Mouriki në Thiva. Në rrobat e tij policët e Thivës kishin gjetur një kartë identiteti të…

Read More

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel. Ministrat e miratuan këtë vendim “në lexim të parë”, pa diskutime, pasi për këtë më herët në takim të ambasadorëve ishin pajtuar përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare. Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024. Deri vonë ishte…

Read More