Vijon mbledhja e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë janë regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 Majit, pasi kanë dorëzuar dokumentet përkatëse siç i kërkon ligji. Tashmë i gjithë diskutimi është tek PD-ja, se cila nga dy kërkesat janë legjitime për të marrë pjesë në zgjedhje me logon dhe vulën e PD-së. Pjesë nga diskutimet Celibashi: KQZ nuk e ka këtë atribut, nuk është që arsyeton se cili person është përfaqësues I një partie politike, nuk ka asnjë parashikim në kodin zgjedhor ku të përcaktohet se ku është kompetencë për të vendosur se cili është…
Author: tirana
Në derën e SPAK-ut këtë të enjte është paraqitur deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku. Ai është kallëzuar nga ish-gjenerali Artur Meçollari në vitin 2021 për “shpërdorim detyre” në tjetërsimin e pronave ushtarake në kohën kur Kollçaku ishte shef i Shtatit të Përgjithshëm të FA. Kallëzimi në fjalë ka të bëjë me dhënien me qira të bazës detare të Limionit në Sarandë. Kujtojmë se, përveç Kollçakut, Meçollari ka kallëzuar edhe Olta Xhaçkën.
Këngëtarja Valbona Mema, një nga banoret e forta të ”Big Brother Albania 2”, e cila la garën papritur për tu kujdesur për të motrën e cila ishte në gjendje të rëndë, sot ka dhënë lajmin e hidhur. Motra e saj është ndarë nga jeta. Përmes një foto të publikuar në Instastory, këngëtarja shkruan ”Pusho e qetë motra ime”, dhe shoqëruar me një ikonë zemërthyer.
21 aktivitete, në 5 ditë fantastike do të shoqërojnë festën e ardhjes së pranverës në qytetin ku edhe la lindur kjo festë. Edhe pse ka marrë përmasa të mëdha në të gjithë vendin, festimet e Ditës së Verës, e kanë kryeqendrën në Elbasan. Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, festimet e Ditës së Verës, do të startojnë në datë 10 Mars për t’u finalizuar me drekën e 14 Marsit. 21 organizime festive në 7 pika të qytetit të Elbasanit, kjo është edhe harta e festimeve në prag të Ditës së Verës, deri në perëndimin e 14…
Edhe pse populli francez u ngrit në protesta kundër rritjes së moshës për daljen në pension, ligjvënësit mendojnë ndryshe. Senati francez miratoi pak pas mesnate nenin kyç të projektligjit të reformës së pensioneve, i cili rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64. Vendimi u miratua me 201 vota pro, ndërkohë që 115 vota ishte kundër, pas një beteje të ashpër. “Jam e kënaqur që debatet e kanë bërë të mundur këtë votim”,-shkroi në Twitter kryeministrja franceze Elisabeth Borne.
Përfaqësuesi i Sali Berishës në KQZ, Ledio Nuraj ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistrimin e kërkesës së tyre për zgjedhjet e 14 Majit, pasi sipas tij edhe pse ka një vendim të Gjykatës së Apelit ky vendim nuk është i formës së prerë pasi do rikursohet. Nuraj tha se janë ende në fuqi të gjitha vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit. “Kemi një kërkesë nga Partia Demokratike Shqipërisë nga kryetari i saj Sali Berisha. I nderuar si kryetar ne kemi depozituar para jush kërkesën dhe bashkëlidhur kemi depozituar të gjithë dokumentacionin. Kuvendi i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit…
Ka nisur mbledhja e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë janë regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 Majit, pasi kanë dorëzuar dokumentet përkatëse siç i kërkon ligji. Dy PD-të kanë probleme, dhe nuk dihet tashmë se do të jetë grupi Alibeaj, apo Berisha ai që do të marrë pjesë në zgjedhje me vulën e PD-së. Komisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se ka dy kërkesa, një nga Sali Berisha dhe një nga Lulzim Basha, përmes përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa. “Ka dy kërkesa, një nga zoti Berisha, kemi dhe një kërkesë tjetër nga zoti…
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama doli në një prononcim për gazetarët. Këta të fundit ndër të tjera e pyetën edhe për një deklaratë të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt. Ky i fundit tha se Rama duhet të bëjë kryeministrin, dhe jo gjyqtarin. Por Rama i ktheu sot një përgjigje ironike me një mesazh brenda. “Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit”, tha Rama.
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryetari dhe kryeministri Edi Rama doli në një prononcim për mediat, ku ndër të tjera tha se më 25 mars do të zyrtarizohen kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Sa i takon situatës në kampin blu ku vijon përçarja, ai tha se kundërshtarët janë të padenjë për të qenë në fushë. ”Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm por fitorja ku ke përballë kundërshtarë të tillë, në aspektin aritmetik është minimumi. Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike. Këto lloj situatash rrezikojnë shumë të të shkëpusin nga njerëzit”,-tha Rama. Nga ana tjetër, Rama foli…
Pas shqetësimeve nga qytetarët, tetë subjekte ndëshkohen nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Kjo masë vjen gjatë kontrolleve të shumta për përdorimin e vajit të palmës, konservantëve dhe niseshtesë. ”Gjatë kontrolleve të ushtruara në 21 subjekte, në 8 prej këtyre subjekteve është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt,në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, mungesë etiketimi dhe mosrealizim detyrash të lëna”,-informon AKU-ja. Njoftimi i plotë Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 21 inspektime dhe monitorime gjatë muajit shkurt në rang vendi, në subjekte me aktivitet import, shpërndarje me shumicë të produkteve ushqimore konkretisht (vaj palme, niseshte, konservantë dhe aditivë…
I dërguari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak ka mbërritur këtë të enjte në Kosovë. Gjatë qëndrimit dy ditor në Prishtinë, Lajçak do të ketë takime të shumta me të gjithë aktorët shtetërorë, por edhe me liderët e opozitës. Vizita ka si qëllim të vazhdojë diskutimet e nisura në takimin e nivelit të lartë që ndodhi më 27 shkurt në Bruksel. Qëllimi kryesor është përgatitja për takimin e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Pas Prishtinës, Lajçak do të qëndrojë edhe në Beograd.
Qetsor Ferrunaj, fitues i edicionit të dytë të ”Big Brother Albania”, u rikthye në këtë format “Vip” me synimin për të triumfuar sërish. Që nga hyrja e tij ka habitur me veprimet e tij, pa kaluar 24 orë nga hyrja e tij në këtë program, ai bëri dush duke u zhveshur nudo para kamerave. Një tjetër veprim i tij nuk është pranuar nga audienca e këtij formati. Derisa ishin duke festuar të gjithë banorët, Qetsori bën veprimin e turpshëm ndaj Kiarës, kthehet dhe e shikon nga prapa. Nuk dihet nëse produksioni do të dërgojë ndonjë zarf të zi në shtëpi,…