Author: tirana

Mundësia për ta ndaluar mund të shtrohet si opsion, njoftohet në media. Një zëdhënës i qeverisë gjermane hodhi poshtë pretendimin, ndërsa Kina tha se ishte “shumë e pakënaqur”. Qeveria gjermane njoftoi një rishikim të sigurisë në të gjithë komponentët kritikë të rrjeteve të telefonisë celulare të vendit të ofruara nga prodhuesit kinezë Huawei dhe ZTE.Ministria e Brendshme tha në një letër se e konsideron të mundshme që komponentët mund të dëmtonin rendin dhe sigurinë publike në Gjermani, sipas raportimeve në media. Sipas letrës, të gjitha pjesët që kanë të bëjnë me sigurinë që tashmë janë të instaluara në rrjet do…

Read More

Socialistët e kanë gati listën e kandidatëve për 61 bashkitë për t’u përballur me kundërshtarët në fushatën elektorale përzgjedhjet vendore të 14 majit. Rama pas mbledhjes së Kryesisë tregoi që e ka gati ekipin me të cilin sipas tij do të fitojë ndaj opozitës. Bashkia e Vlorës ndahet mes dy emrave, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj. Ndërsa 2 deputetët, Benet Beci dhe Besjan Ajazi do të lënë mandatin për të garuar në për qeverisjen e Shkodrës dhe Gramshit. Edi Rama mohon akuzat e ngritura ndaj tij se ka ndërhyrë në vendimin e drejtësisë për vulën e Partisë Demokratike, duke i…

Read More

Disa aeroporte britanike kanë informuar për vonesa të mëdha në realizimin e fluturimeve dhe pritet që stuhia që ka përfshirë pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe, të prekë edhe rajonet jugore. Fluturimet nga disa aeroporte kanë pasur vonesa, duke përfshirë aeroportin e Bristolit, i cili u mbyll përkohësisht për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Disa fluturime u devijuan në aeroportin e Birminghamit pas mbylljes së aeroportit të Bristolit. Aeroporti Gatwick tha se kishte vonesa të vogla mëngjesin e sotëm, por se aeroporti po funksiononte. Zyra Meteorologjike e Britanisë tha se bora dhe shiu mund të vazhdojnë gjatë…

Read More

Zbardhet lista me 63 kandidatë të Partisë së Lirisë për këshillin bashkiak të Tiranës. Në listë siç shihet ka ish-gazetarë, farmacistë, politologë, avokatë etj. Ish-deputetët Silva Caka, endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi kryesojnë listën e emrave si kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kujtojmë se sot KQZ regjistroi Partinë e Lirisë si subjekt për zgjedhjet e 14 majit.

Read More

Këtë të enjte Partia Demokratike nuk u regjistrua nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 14 Majit, sepse mungon një dokument i rëndësishëm, deklarata e kryetarit të partisë me angazhimin për mos blerjen e votave. Deklarata njihet si një përgjegjësi e kryetarit të Partisë dhe si e tillë duhet plotësuar vetëm nga ai. Dokumenti sipas Celibashit duhet të firmoset vetëm nga kryetari i Partisë dhe është përgjegjësi që nuk mund të delegohet. Pra, Lulzim Basha duhet të kthehet si kryetar dhe të firmosë Ne pikën e të këtij neni thuhet se: deklaratën me shkrim të nënshkruar nga kryetari…

Read More

Edhe pse çifti Harry-Meghan, janë ”non-grata” në familjen Mbretërore, fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex janë emëruar zyrtarisht si princ dhe princeshë në faqen zyrtare të familjes mbretërore. Archie, tre vjeç, dhe Lilibet, një vjeçe janë emëruar si Princi dhe Princesha e Sussex në faqen e linjës së trashëgimisë. Archie është i gjashti dhe Lilibet e shtata në radhën e fronit. Më parë ata ishin renditur si Master Archie Mountbatten-Windsor dhe Miss Lilibet Mountbatten-Windsor. Rregullat që rregullojnë titujt e fëmijëve mbretërorë u përcaktuan nga Mbreti George V, gjyshi i Mbretëreshës Elizabeth në 1917. Archie dhe Lilibet nuk ishin princ…

Read More

Në ditët kur përjetuam fatkeqësinë e tërmetit, teknika e betonit të “murit të perdes” së përdorur nga vende si Kili doli sërish në plan të parë me sugjerimet e ekspertëve. Lektori i Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit të Institutit të Teknologjisë İzmir (İYTE) Prof. Dr. Cemalettin Dönmez tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e përdorimit të mureve të perdes për ndërtesat rezistente ndaj tërmeteve. “Kur zbatohet kjo formulë, ndërtesat ose nuk dëmtohen ose dëmtohen shumë pak, e lëre më të shemben”, tha Profesor Dönmez. Ai deklaroi se pas tërmeteve që prekën 11 provinca në Kahramanmaraş, ekipet e kërkim-shpëtimit shkuan në rrethin qendror…

Read More

Një tjetër rast i tentativës për futjen në Shqipëri, të një shume të madhe parash në euro dhe në paund, që dyshohet se janë përfituar si rezultat i veprimtarisë kriminale u godit nga policia në Durrës. Operacioni policor i koduar “Shuma”, falë inteligjencës informative të siguruar nga strukturat hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sekuestroi 150 000 euro dhe 164 735 paund britanik. Ky është rasti i 5-të i tentativës për futjen e shumave të mëdha të parave të padeklaruara, i goditur nga Policia e Shtetit, gjatë muajve të fundit. Vihet në pranga drejtuesi i kamionit që…

Read More

Edhe kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nuk e ndan 100% se kush është kryetar i Partisë Demokratike. Ai tha sot gjatë mbledhjes në KQZ, se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor e ka Lulzim Basha, pasi ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit. Por Celibashi foli edhe si individ. Ai tha se në perceptimin e tij, Sali Berisha është kryetar i Partisë Demokratike. Pjesa për Bashën: ”Unë mund ta pranoj që Berisha është kryetar i PD-së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin pasi duhet të marr në konsideratë një dokument…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka marrë pjesë në një takim me infermierët e rinj të punësuar në dy muajt e parë të këtij viti nga Portali ‘Infermierë për Shqipërinë”. “Tashmë prej 2018-ës ne e kemi siguruar dhe fakti që jemi sot këtu tregon që ne kemi vullnetin dhe vendosmërinë për të fuqizuar sistemet e rekrutimit mbi bazë të meritës dhe transparencës dhe ju jeni dëshmi e këtij realiteti. Jeni 324 infermierë e teknikë të shkencave mjekësore, që jeni punësuar në vetëm dy muaj e pak në sistemin shëndetësor publik”,- bëri me dije Ministrja Manastirliu. Në takimin…

Read More

Anija “Lissus” dhe një ekip efektivësh të Forcës Detare do të jetë pjesë e operacioneve të përqendruara (FOCOPS) të NATO-s, në Detin Mesdhe. Në ceremoninë e përcjelljes së ekuipazhit, zv.shefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Manushaqe Shehu u shpreh se me këtë mision, “Forca Detare rikthehet të kontribuojë si faktor i rritjes së sigurisë detare, pas një angazhimi të suksesshëm 3 vjeçar nga viti 2016-2019, në aktivitetin e NATO-s Sea Guardian në detin Egje, ku bëri të mundur dhënien e ndihmës mbi 1800 personave, në rrezik për jetën”.

Read More

Pas një debati se kush nga dy grupet në PD ka të drejtën e regjistrimit për zgjedhjet lokale të 14 Majit, sot ka folur edhe KQZ-ja. Kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së tha se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor e ka Lulzim Basha, pasi ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit. Sipas Celibashit, ka një mangësi që lidhet me detyrimin dhe përgjegjësinë personale e kryetarit të PD për të nënshkruar deklaratën. Kjo për faktin se jo çdo dokument mund të delegohet tek të tretë, ndërsa i…

Read More