Këngëtari Luiz Ejlli është fenomeni i këtij edicioni të ”Big Brother Albania Vip 2”. Fama e tij ka kapërcyer Shqipërinë dhe është kthyer në personazh popullor kudo që ka shqiptarë. Në shtëpi ai ka ”imituar” dhe ka përshëndetur disa herë Sali Berishën, por këtë herë, në një bisedë me Kiarën ai ka krahasuar veten me kryeministrin Edi Rama. Për të, ai dhe Rama nuk sfidohen në zgjedhje. Luiz Ejlli: A ikim e lajmë krejt? Kiara Tito: Pse? Luiz Ejlli: E treguam veten. Jemi bërë si Edi Rama s’na mund kush në zgjedhje. Kiara Tito: Rri me këmbë në tokë.
Author: tirana
Mëngjesin e kësaj të enjte, në selinë e PS-së ka nisur puna e Kryesisë. Anëtarët e Kryesisë do të diskutojnë lidhur me kandidatët dhe organizimin e këtyre zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 14 Maj. Socialistët ende nuk e kanë shpallur zyrtarisht listën e 61 kandidatëve për bashkitë në vend, edhe pse shumë emra janë konfirmuar për të kërkuar një tjetër mandat. Për t’u konfirmuar mbetet edhe lista për anëtarët e këshillave bashkiakë. PS do të shkojë e vetme në zgjedhjet e 14 majit, pa asnjë koalicion.
Gratë në Afganistan vijojnë që të jetojnë nën regjimin më represiv në botë ndaj tyre, atë të talebanëve. Pas tërheqjes së trupave amerikane dhe të NATO-s në gusht të vitit 2021, kur grupi radikal islamik mori në duar frerët e shtetit të shkatërruar nga lufta, fillimisht premtoi se do të mbështeste të drejtat e minoriteteve dhe të grave. Talebanët ju rikthyen shpejt linjës së ashpër, duke shtypur më tej të drejtat egrave, duke kufizuar liritë, madje edhe përmes ndalimit të arsimimit pas klasës së 6. Gratë janë shumë të kufizuara kur bëhet fjalë për të udhëtuar dhe punuar jashtë shtëpisë.…
Sot KQZ-ja do të vendosë se kush nga dy grupet e PD-së, ka të drejtë për të qenë në zgjedhjet lokale të 14 Majit me logon e selisë blu. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, e drejta i takon Alibeajt, por edhe ai grup ka probleme ligjore. Lulzim Basha është ende kryetar me letra. Ndaj dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore në selinë blu, Ivi Kaso thotë se arsyeja pse kandidatët e primareve nuk regjistrohen në zgjedhje me logon e PD-së, është se kjo logo është e marrë peng. Për të me vullnetin dhe ndërhyrjen e qeverisë u mor vendimi i…
Mjekja nefrologe, Marsida Duli deklaroi se qyetetarët duhet të bëjnë kujdes me dietën ushqimore. Në emisionin “Good Morning Albanians”, Duli tha se sasia e tepërt e kripës, sheqernave dhe yndyrnave, sjellin sëmundje që gjithashtu prekin edhe veshkat. ”Këshillimi dhe edukimi shëndetësor lidhur me dietën ushqimore, është në përgjithësi për të gjithë popullatën. Duhet të kemi shumë kujdes dietën tonë ushqimore. Duhet të minimizojmë sasinë e kripës në dietën tonë, është faktor risku për hipertensionin, që është e dëmshme për veshkën”,-tha mjekja. Simptomat e veshkave shfaqen pasi janë dëmtuar mbi 90 %. ”1 në 7 persona vuajnë nga sëmundjet e veshkës.…
Në raportin më të ri të organizatës Freedom House për lirinë në botë, Kosova renditet e treta në listë për përmirësimet e bëra në këtë fushë. Edhe pse mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, Kosova vlerësohet me plus 4 pikë për përmirësimin e të drejtave politike dhe të lirive civile. Raporti i publikuar më 9 mars vë në dukje se përmirësimet më të mëdha gjatë vitit 2022 janë bërë në Kolumbi, e cila vlerësohet me +6 pikë. Pas saj renditet Sllovenia me +5 pikë, pasojnë Kosova, Kenia dhe San Marino me nga +4 pikë. Në kategorinë e vendeve…
Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me fotot e shkollës së mesme ”Dhosi Liperi” në Sukth, që sipas kreut të qeverisë, ka rilindur sipas standardeve të BE-së. ”MIRËMËNGJES dhe nga shkolla e rilindur e mesme e përgjithshme ”Dhosi Liperi” në Sukth, që ka hapur dyert e dijes për 300 nxënësit e saj me kushte mësimore sipas standardeve të BE-së, duke u bërë pjesë e 18 objekteve arsimore të reja në 3 vitet e fundit në Durrës, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama në Facebook.
Efektet e inflacionit në Shqipëri dhe në Ballkan janë më të ashpra se në Bashkimin Europian, pasi rritja po udhëhiqet nga çmimet e ushqimeve, ndryshe nga Europa që po ndikohet nga energjia. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një studim për efektet e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se rajoni po përballet me nivelet më të larta të rritjes së çmimeve që nga rënia e regjimeve moniste në vitin 1990. Përgjithësisht pesha e ushqimeve në shpenzimet mujore në Ballkan është 42% e shpenzimeve mujore vë në dukje studimi i FMN-së. Të dhënat nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia,…
Pas sherreve dhe përçarjes prej 1 viti, sot do të vendoset fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet apo dhe cili prej kampeve do të regjistrohet për zgjedhjet lokale të 14 Majit nën vulën e PD-së. Kërkesë për regjistrim në zgjedhje kanë bërë të dyja grupimet në selinë blu. Të parët dorëzuan dokumentacionin pjesa që drejtohet nga Sali Berisha mbrëmjen e së dielës. Të hënën bënë kërkesë për regjistrim edhe pala që njeh Enkelejd Alibeajn me një autorizim të firmosur nga kryetari i dorëhequr, Lulzim Basha. Ndërkohë ditën e djeshme, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në Kryesinë…
Dashi Gjatë orëve në vijim do të ketë një rikuperim në dashuri për ju por do të ketë edhe probleme në punë që do t’ju duhet t’i menaxhoni. Të gjitha për shkak të Saturnit dhe Jupiterit kundër njëri-tjetrit. Sidoqoftë, mos u shqetësoni, gjërat do të zgjidhen në mënyrën më të mirë më shpejt nga sa mund ta imagjinoni. Demi Yjet do të jenë në anën tuaj në dashuri. Do të jeni në gjendje të bëni zgjedhje ose të flisni me personin që ju intereson dhe keni një shans të mirë. Sa i përket punës, ka mundësi të mira, ndryshime. Mundohuni…
Edhe këtë të enjte, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por edhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e veriperëndimit.
Deputeti i PD-së Dashnor Sula, analizoi situatën brenda Partisë Demokratike. Sula deklaroi se Berisha, mund ta ketë shumicën në Partinë Demokratike, por nuk e ka shumicën në popull. Sipas tij kjo duket dhe te mbështetja e protestave të zhvilluara së fundmi. Deputeti theksoi se në tubimet e ish-kryeministrit nuk gjen atmosferën dhe emocionin që gjeje te protestat e Bashës. “Atë popull, ato protesta, ato demonstrate, atë lëvizje dhe emocion që të ngjallnin protestat në kohën e zotit Basha, ka diferencë si nata me ditën sot. Më mirë t’i themi gjërat në sy dhe të jenë të vërteta. Kishte më shumë…