Një hulumtim i ri tregon se Dua Lipa është femra shqiptare më e kërkuar në botë. Dua Lipa (73 milionë) dominon në listë dhe është më e kërkuar se Rita Ora, Bebe Rexha (12 milionë) dhe Ava Max (9.8 milionë) së bashku. Ky hulumtim ofron njohuri unike për femrat më të famshme shqiptare në mbarë botën, me Dua Lipën që dominon në këtë renditje. Nënë Tereza mban ende vendin e 4-të (8 milionë), dhe çuditërisht pasohet nga influencerja e re Melissa aka melimtx dhe një nga aktoret më të suksesshme shqiptare Eliza Dushku. Miratuar nga Kombet e Bashkuara në vitin…
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha nga Mallakastra nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin deklaroi se shpenzon miliona euro për udhëtime me charter. Gjatë fjalës së tij, ai përmendi edhe skemat piramidale si një nga gabimet më të mëdha të Partisë Demokratike. “Partia Demokratike ka bërë gabime, dhe gabime serioze, por ka qenë në meritën e saj që nuk i ka injoruar gabimet, i ka njohur ato, i ka shpallur publikisht dhe i ka korrigjuar me guxim të madh. Nuk ka diskutim se skemat piramidale ishin një gabim historik i PD-së, por PD mbajti atë qëndrim që kërkonte…
Krist Aliaj është kthyer së fundmi në një nga personazhet më të komentuar së fundmi të “Big Brother Vip Albania”. Shkak u bë romanca që krijoi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri me Kejsin, teksa një vajzë tjetër jashtë shtëpisë, Zaza pretendon se është në një lidhje me të dhe publikoi mesazhet në Instagram. Por të mos mjaftonte vetëm kjo, brenda shtëpisë hyri si banor babai i Kejsit, Sabiani, i cili fillimisht ishte kundër lidhjes dhe dje tha se i ka hyrë Kristi në zemër. Së fundmi, ka qenë personazhja e njohur e rrjeteve sociale, Serena Sula, e cila…
Një aksident ka ndodhur në Papër të Elbasanit, ku një kamion ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti nuk ka raportime për persona të lënduar. Ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë.
Rita Orën dhe kurorëzimi i dashurisë me martesë me regjisorin Taika Waititi mori vëmendjen e mediave kohët e fundit. Megjithatë, fansat e Ritës janë shqetësuar për gjendjen e saj. Ajo ka postuar një sërë fotografish në Instagram, ku ka vënë linjat trupore në pah. Ndjekësit menduan se 32-vjeçarja është dobësuar shumë. “Ku është trupi yt? A është gjithçka në rregull?”, shkruan komente disa nga fansat. Nga ana tjetër, fansat nuk ishin dakord që trupi i Orës të komentohej. “Nuk duhet harruar që ajo merret me sport”, ishte një tjetër koment.
Pas zbulimit të 550 mijë euro në banesën e pastrueses Rozeta Dobi, Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetim pasuror për ish-drejtoreshën e Kabinetit të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Paralelisht me hetimin për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Deklarim i rremë para prokurorit” dhe “Mosdeklarim apo Fshehje të pasurisë”, tashmë prokuroria e kryeqytetit ka nisur një hetim pasuror për të zbuluar pronat dhe llogaritë bankare të Alda Klosit, burrit të saj dhe anëtarëve të tjerë të familjes. “Ora News” mëson se disa nga pronat në Tiranë janë bllokuar në hipotekë, pasi kishte tratativa për tjetërsimin e tyre, tek persona…
Katër persona kanë humbur jetën nga përplasja e dy aeroplanëve të vegjël që po fluturonin mbi Florida në SHBA. Fluturaket u përplasën rreth orës 14:00 dhe përfunduan në liqenin Hartridge në Winter Heaven. Ekipet emergjente dhe ato të shpëtimit kanë bërë të pamundur që të dalin sa më shpejtë në vendin e ngjarjes, ku gjetën njërin aeroplan gjashtë metra nën sipërfaqen e ujit, derisa fluturakja tjetër ishte fundosur pjesërisht. Policia ka zbuluar identitetet e tre prej katër viktimave: Faith Irene Baker, 24-vjeçe, Zachary Jean Mace, 19, dhe Randall Elbert Crarford, 67.
Enkelejd Alibeaj shtroi sot një drekë me gratë demokrate me rastin e 8 marsit. Në këtë takim të zhvilluar në një prej lokaleve të kryeqytetit, në krah të Alibeajt u shfaq dhe deputetja Jorida Tabaku si dhe deputetja Andia Ulliri. Ditët e fundit tonet mes mbështetësve të Berishës dhe atyre të PD-së zyrtare tonet janë ashpëruar jashtëzakonisht shumë. “Dita nuk mund të kalonte pa u takuar me zonjat demokrate të Tiranës. Së bashku me deputete të PD kaluam çaste të gëzuara dhe folëm për rolin dhe forcën e grave shqiptare. Për mençurinë dhe guximin që kanë treguar në këtë periudhë…
Çdo vit më 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas festohet për të përkujtuar dhe nderuar arritjet e grave, për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazitë gjinore dhe diskriminimin, si dhe për të promovuar mbështetjen globale për gratë. Por çfarë dimë për DNG? Ja pesë pyetje të rëndësishme… Sa kohë ka që festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas? Më 28 shkurt 1909, Partia Socialiste e Amerikës e atëhershme aktive festoi Ditën e parë Kombëtare të Gruas në përkujtim të 15,000 grave që protestuan në Nju Jork kundër kushteve të vështira të punës dhe pagave më të ulëta. Në vitin 1910, Clara Zetkin, një…
Një lëkundje tërmeti me mganitudë 3.2 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të mërkurë në Shqipëri, pranë Kepit të Rodonit. Sipas të dhënave të para, thellësia e goditjes ka qenë 2 kilometra dhe është ndjerë në Durrës e në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në qeveri. Në vendimet e publikuara nga Këshilli i Ministrave, thuhet se Besart Kadia emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërsa Endrit Yzeiraj emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Policia greke ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për dhunë fizike dhe mbylljen e një shtetase marokene në një kasolle për 24 orë, bashkë me një grek. Përveç se ndalimit të paligjshëm, do të përballen edhe për vepra të tjera të karakterit kriminal. 24-vjeçarja ka rrëfyer për autoritetet greke frikën që ka përjetuar gjatë qëndrimit në kasollen prej llamarina dhe rrahjen nga dy autorët.