Author: tirana

SHBA nis monitorimin e fortë për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Kandidatë të pastër të pa lidhur me krimin ose me precedent penalë; garantimi i të drejtës për të zgjedhur lirisht dhe në fshehtësi; ndëshkim të gjithë atyre që synojnë apo blejnë votën; garantim i të dhënave personale të qytetarëve, janë kolonat mbi të cilat SHBA do të vëzhgojë, monitorojë dhe do të kalojë në filtër zgjedhjet vendore të 14 majit. Në përmbledhje të takimeve të zhvilluara sot me aktorë të ndryshëm politik pjesëmarrës në zgjedhje, përjashtuar “Rithemelimin” e drejtuar nga Berisha, ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet vendore…

Read More

Gjatë vitit 2022, emrin Amelia ua kanë vendosur 499 vajzave në Shqipëri, kryeson Tirana, e ndjekur nga Durrësi dhe Vlora. Ndërsa për djemtë, emri i parë në listë më i përdorur nga shqiptarët është Noel, që ka kuptimin e një jetë të re. Ky emër është përdorur më shumë në Tiranë, në 60 fëmijë, e ndjekur nga Elbasani. E ndërsa shqiptarët janë të orientuar drejt emrave të huaj, e kundërta ndodh me shtetasit e huaj që jetojnë në Shqipëri. Ata zgjedhin emra që lidhen me Shqipërinë. Në vitet e kaluara prindërit zgjidhnin të bashkonin emrat e tyre për të arritur…

Read More

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Monika Kryemadhi zgjodhi të përcillte urimin e saj për të gjitha gratë shoqëruar me një foto krah të ëmës dhe vajzës së saj . Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte komenti i aktorit Bes Kallaku, i cili ka komplimentuar nënën e Kryemadhit, duke mos lënë pa përmendur edhe gjyshen e tij, Ijen. “Fatimja jote e Ija ime nuk mplaken kurrë”, lexohet në komentin e aktorit, i cili nuk i ka shpëtuar deputetes. “Janë bio ato të dyja, nuk janë me botox si ne”, i është kthyer Kryemadhi me batutë.

Read More

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Read More

Sportistja Klodiana Shala, teksa fliste për 8 marsin dhe peripecitë që duhet të kalojë një grua në mjedise të ndryshme, u shpreh se në Shqipëri kërkojnë favore seksuale pavarësisht CV-së që ke. Sipas saj, në shumicën e rasteve kur hyn në një punë, CV-ja nuk kërkohet dhe nuk merret për bazë. “Imazhi që mund të ketë te të tjerët mund të jetë i lidhur dhe me kompromiset që janë bërë. Në Shqipëri mund të ndodhë që ti hyn në punë dhe CV-në nuk e marrin në fillim, që CV-ja është gjëja kryesore dhe ty nuk ta marrin. Ta marrin CV-në…

Read More

Gazetarja Anila Hoxha ka ngritur shqetësimin për përdorim në masë të kokainës gjatë 10 viteve të fundit. Hoxha tha se më parë kokaina konsumohej kryesisht nga biznesmenë, kurse sot ka marrë përmasa më të gjëra. “Historinë e kokainës e krahasoj me një indikator shumë të rëndësishëm. Nëse 10 vitet e fundit kokaina përdorej nga një grup individësh, kryesisht biznesmenë, ne gjetëm dhe konstatuam se përdorimi i kokainës ishte rritur në mënyrë të frikshme. Në operacione kontrollesh policia konstatonte të rinj dhe të reja. Kjo tregon se ka sasi. Një indikator tjetër i rëndësishëm lidhet drejtpërdrejt me institucionet shqiptare”, deklaroi gazetarja…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbi takimin që pritet të mbahet në Ohër me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në 18 mars. Kurti tha për mediat e Kosovës se përgatitjet po vazhdonin me qëllimin për të qenë efikase dhe gjithëpërfshirëse. “Do të vazhdojmë përgatitjet për takimin e 18 marsit dhe të shohim se si do të mund t’ia bashkëngjisim propozimit edhe planin e mirëfilltë të zbatimit që duhet të karakterizohet nga gjithpërfshirja edhe efikasiteti”- u shpreh Kurti. Kurti më tej, zbuloi edhe detaje nga takimi i 27 shkurtit me Vuçiç në Bruksel, duke zbuluar se kishte qenë i gatshëm…

Read More

Mbikëqyrësit kibernetikë çekë lëshuan një paralajmërim për përdorimin e rrjetit social TikTok, duke iu bashkuar autoriteteve të tjera perëndimore në cilësimin e këtij aplikacioni në pronësi kineze si një kërcënim sigurie. Shumë vende kanë shprehur shqetësimin se TikTok mund t’u sigurojë autoriteteve kineze qasje në të dhënat personale të përdoruesve. “Agjencia është e shqetësuar për një kërcënim të mundshëm të sigurisë që vjen nga përdorimi i TikTok-ut, kryesisht për shkak të sasisë së të dhënave të përdoruesve të mbledhura nga aplikacioni dhe mënyrës në të cilën trajtohen të dhënat”, tha Agjencia Kombëtare Kibernetike dhe e Sigurisë së Informacionit në Çeki…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta priti në një takim Ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim. Në takim, Meta nënvizoi në mënyrë të veçantë situatën shumë të rëndë të krijuar në Parlamentin e Shqipërisë, për shkak të bllokimit antikushtetues dhe të paligjshëm nga ana e qeverisë. “Bllokimi i Komisioneve Hetimore, interpelancave dhe një serie projektligjesh të propozuara nga Partia e Lirisë, por edhe nga partitë e tjera të opozites, do të thotë rrëmbimi defakto i Parlamentit nga Qeveria, duke synuar asgjësimin e kontrollit mbi qeverisjen si dhe bllokim i adresimit në Kuvend të shqetësimeve shumë të mëdha të qytetarëve në…

Read More

Deputeti demokrat Gazment Bardhi shprehet se dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar i PD është një çështje e mbyllur. I pyetur nëse ai do të rikthehet, duke qenë se figuron ende si kryetar në gjykatë, Bardhi rrëzoi të gjitha dyshimet. “Dorëheqja e zotit Basha është një çështje e mbyllur. Nuk dërgohet në gjykatë, se aty dërgohet zgjedhja e kryetarit të ri, për të bërë ndryshimet respektive në regjistrin e partive politike. Kurrsesi (nuk kthehet). Ama zoti Basha si çdo anëtar i PD e ka për detyrë të kontribuoj. Në dijeninë time është në Shqipëri, por kam disa ditë pa kontaktuar…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se Partia Demokratike duhet të dalë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit. Komentet Tabaku i bëri teksa ishte e ftuar në Neës24, ku tha se situatës në PD nuk i jep zgjidhje vetëm një vendim gjykate. Ajo shtoi se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi sipas saj, nuk është e drejtë që një kandidat si Igli Cara, të cilin ajo e vlerësoi mjaft pozitivisht, të dalë në zgjedhje me një sigël tjetër. “Që nga shtatori kam thënë që PD duhet të jetë bashkë. 3 marsi ka qenë ditë rutinë,…

Read More

Disa shenja të zodiakut janë të natyrshme që ankohen dhe mërziten dhe në përgjithësi e kanë të vështirë të qeshin dhe të jenë të lumtur. Nga ana tjetër, ka shumë të tjerë që janë gëzimi i jetës dhe ndjejnë mirënjohje dhe kënaqësi për gjëra shumë të thjeshta dhe kënaqen me atë që të ofron jeta. Ato nuk lejojnë asnjë situatë apo person t’u prishë humorin dhe e përballojnë gjithmonë shkëlqyeshëm. Këto shenja të Horoskopit janë miqtë e duhur për të pasur dhe në të njëjtën kohë janë shoqërues veçanërisht të mirë, pasi kanë shumë humor dhe me ta mund të…

Read More