Author: tirana

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, bëri publike miratimin e huasë së ratifikimit të marrëveshjes për projektin e zhvillimit të integruar rajonal, projekt, që sipas Ibrahimajt, do të prekë Bashkitë Pogradec dhe Pustec. E pyetur nga gazetarët nëse do të ketë shpërblime për pensionistët në muajin prill, ministrja Ibrahimaj u shpreh për momentin qeveria nuk ka përcaktuar një politikë të dhënies së një shpërblimi të menjëhershëm për pensionistët në muajin prill. A do ketë shpërblime në prill për pensionistët dhe shtresat në nevojë, sikurse është paralajmëruar, si pjesë e pakos së madhe të qeverisë? “Ne…

Read More

A do jetë ën zgjedhje? Sali Berisha thotë se ka mirëkuptim të plotë me aleatët në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit. Berisha u shpreh se aktualisht negociatat po ecin shumë mirë, por nuk dha detaje. “Kemi pasur mirëkuptim të plotë dhe po ecin shumë mirë negociatat me aleatët tanë”, theksoi Berisha. Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka i ka shkuar në zyrë sot Sali Berishës. Gjykata e Apelit vendosi që ta rrëzojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që i dha të drejtë Sali Berishës të marrë drejtimin e Partisë Demokatike si dhe vendosi që…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, u takua këtë të mërkurë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, në selinë e PS. “Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira…

Read More

Këtë 8 Mars, që është Dita Ndërkombëtare e Gruas, në Tiranë u mbajt një protestë. Me pankartat në duar, “S’duam lule, duam të drejtat”, “Beso te vetja”, “Ti ke lindur nga një grua”, “Bota jemi ne”, gratë e LDGSH kanë protestuar para Kryeministrisë, ndërsa këto pankarta i lanë në shkallë si një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Deputetja dhe drejtuesja e LGSH, Albana Vokshi mbajti një fjalim përpara të pranishmeve në protestë. Mesazhi i plotë Të dashura nëna, të dashura gra dhe vajza që sot keni lënë gjithçka për të ngritur zërin përballë zyrës së kryeministrit më armik ndaj të…

Read More

“Big Brother Albania Vip 2”, vijon që të mbajë të mbërthyer audicencën dhe mbrëmë në Prime, banorja më e komentuar dhe e gjykuar (Cyberbullying), moderatorja Kiara Tito u përball me një “suprizë” të hidhur. Një lajm ishte për Butrint Imerin dhe një tjetër për Roni Kokën, i cili është përfolur si i dashuri i moderatores. Si i priti Luiz Ejlli këto lajme? Gjatë një bisede me banorët, ai është shprehur se nuk i intereson çfarë ka bërë Kiara para se të njihej me të pasi ajo ka jetuar dhe është mëse normale. Këngëtari i njohur ka shtuar se atij i…

Read More

Sali Berisha ka uruar gratë për 8 marsin, teksa ka publikuar një foto krah bashkëshortes së tij Liri Berisha dhe vajzës së tij. “Gëzuar 8 Marsin. Të dashur miq, le të ju urojmë sot së bashku, nënave, grave, motrave, vajzave tona më të mirave, më fisnikeve e më të bukurave të familjeve, shoqërisë dhe kombit tonë një urim nga thellësitë e zemrës dhe të shprehim mirënjohje të pakufijshme për gjithçka ato kanë bërë dhe bëjnë për ne, familjen dhe kombin tonë. Gëzuar”, shkruan Berisha.

Read More

14 maji po afron, dhe sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar numrin total të këshilltarëve bashkiakë në 12 qarqet e vendit. KQZ-ja thekson se në 61 bashki numërohen 1603 këshilltarë bashkiakë, ku sigurisht pjesën më të madhe të kësaj “torte” e zë Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra apo dhe Elbasani. Bashkitë dhe numri i këshilltarëve Bashkia Berat 31 këshilltarë (32 kandidatë)Bashkia Kuçovë 21 këshilltarë (22 kandidatë)Bashkia Poliçan 15 këshilltarë (16 kandidatë)Bashkia Skrapar 15 këshilltarë (16 kandidatë)Bashkia Dimal 21 këshilltarë (22 kandidatë)Bashkia Bulqizë 21 këshilltarë (22 kandidatë)Bashkia Dibër 31 këshilltarë (32 kandidatë)Bashkia Klos 21 këshilltarë (22 kandidatë)Bashkia Mat 21 këshilltarë. (22…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zgjedhur që t’u urojë 8 marsin të gjithë vajzave dhe grave duke publikuar foto nga stafi i Bashkisë së Tiranës. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj i falënderon vajzat dhe gratë për kontributin e dhënë në Tiranë. “Gëzuar 8 Marsin për gjitha nënat, gratë dhe vajzat nga super ekipi i zonjave/zonjushave të Policisë Bashkiake! FALEMINDERIT për kontributin e dhënë për Tiranën! Me ju dhe falë jush ky qytet është më i bukur”, shkruan Veliaj.

Read More

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa po del të jetë gruaja shqiptare më e kërkuara në botë. Hulumtimi i fundit i bërë nga dua.com, analizoi mbi 135 milionë kërkime në Google në 12 muajt e fundit, për të përcaktuar 150 femrat më të suksesshme dhe të famshme shqiptare. Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfektë, më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim në interesimin e njerëzve në mbarë botën për suksesin e femrave shqiptare. Lipa shfaqet si femra shqiptare me numrin më të madh të kërkimeve në mbarë globin (73 milionë)…

Read More

Sali Berisha po zhvillon një takim me kreun e PBDNJ, Vangjel Dulen. Ky takim po zhvillohet në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 Majit, dhe do të diskutohet mbi mënyrën sesi Berisha do të futet në zgjedhje.

Read More

Një 15-vjeçare është denoncuar e humbur nga familjarët në kryeqytet. Policia thotë se familjarët janë paraqitur në komisariatin nr.1 në Tiranë, ndërsa kanë kërkuar ndihmë për lokalizimin e të miturës. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi M. D., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, mbesa e tij 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.   Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Read More