Policia e Tiranës ka njoftuar që gjatë orëve të para të mesnatës, persona të panjohur i kanë vënë tritol një biznesi në Kamëz, në rrugën “Demokracia”. Raportohet se pak ditë më parë këtij marketi iu thyen xhamat e pas mesnate u hodh në erë me C4. Policia po punon për kapjen e autorit. Kamzë/Informacion paraprak Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën “Demokracia”, është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q. Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Një 13-vjeçar i cili vuante nga somnambulizmi ( të ecurit gjatë gjumit), ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit, në lagjen “Emin Matraxhiu”. “Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies…
Mëngjesin e sotëm që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kryeministri Edi Rama në postimin e mëngjesit në Facebook, ka rikujtuar mbështetjen që qeveria u ka dhënë nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë. “MIRËMËNGJES Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”,-shkruan Rama.
Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 marsi festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo ditë është simbolike për rrugëtimin historik që gratë në të gjithë botën kanë bërë për të përmirësuar jetën e tyre. 8 marsi vjen si një kujtesë, se pavarësisht sa është bërë, udhëtimi është i gjatë dhe duhet bërë akoma më shumë. Në Shqipëri kjo festa e gruas është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat. Ato marrin dhurata nga fëmijët apo bashkëshortët, në shenjë mirënjohje dhe respekti. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave…
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, presidenti shqiptar Bajram Begaj ka uruar gratë shqiptare të cilat i cilëson si shtyllat që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë. “Gratë e mrekullueshme të këtij vendi, janë shtyllat që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë. Nderimi dhe falenderimet për to janë për të gjithë jetën! Unë dhe Armanda ju përcjellim të gjitha grave shqiptare urimet më të mira në këtë ditë! Gëzuar Ditën tuaj nëna, motra, bija”,- shkruan Begaj.
Dashi Dita e mërkurë 8 mars (Dita e Gruas) do të jetë e shkëlqyer për të folur për dashurinë ose për të sqaruar situata të ngatërruara dashurie: mund të bëni plane edhe me partnerin tuaj. Për sa i përket punës, mos u shqetësoni. Demi E mërkurë 8 mars, dita do të fillojë ngadalë për ju, por nga pasditja gjërat do të fillojnë të përmirësohen. Mundohuni të shmangni konfliktet. Për sa i përket punës, lajme të mira për bashkëpunime janë gati. Binjakët Duhet të përfitoni nga energjia që do të keni në mëngjes për të shprehur ndjenjat tuaja, sepse pasdite mund…
Këtë të mërkurë moti do të sjellë kthjellime të shumta në territor si edhe rritje të temperaturave të ajrit. Orët e pasdites sjellin vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë vendin ku në zonat veri-verilindore do të jenë disi më të dendura duke rrezikuar shira të karakterit lokal. Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit, por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 19°C.
Kristi u eliminua sonte nga Big Borther Vip, duke hequr kështu dorë përfundimisht nga çmimi i madh. Ai ishte në nomimin me Maestron dhe Oltën. E para që shpëtoi ishte Olta, e më pas u njoftua se rrugëtimi i Kristit përfundoi sot. Por zarfi rezultoi se kishte biletë kthimi.
Punët e shtëpisë janë bërë nxitës debatesh mes banorëve në Big Brother. Këtë herë mes Oltës dhe Kiarës, kjo e fundit lidere për këtë javë. Kiara i ka kërkuar Oltës të pastrojë, ndërsa debati ka agravuar, pasi kjo e fundit nuk ka dëshirë të marrë urdhra, sepse detyrat e saj i ka kryer. “Unë pastroj tapetin, është punë burrash, të del djera, të del shpatulla”, ka thënë Olta, e cila ka shtuar se gjithashtu ka qejf të ngacmojë moderatoren. Nga ana tjetër, Kiara u shpreh se Olta ka filluar ta ngacmojë që nga momenti që u bë lidere.
Nga Armando META Regjistrimi i partive politike në KQZ për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, është vetëm “maja e ajsbergut”, e sfidave që i presin kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilltarë bashkiakë në garën elektorale. Sfidë më vete është edhe plotësimi i formularëve përkatës për kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilltarë mbi mënyrën e plotësimit të dokumentit. Regjistrimi i kandidatit për kryetar bashkie Për kandidatët për kryetarë bashkishë, dokumenti, në bazë të përcaktimeve ligjore, që bëhen publike nga rtsh.al, plotësohet nga kryetari i partisë politike/përfaqësues i koalicionit ose personi i autorizuar prej tyre. Për këtë qëllim kërkuesi plotëson të dhënat…
Me ftesë të Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Lorenzo Fontana, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po zhvillon një vizitë zyrtare në Romë. Në takimin me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, Fontana, Kryetarja Nikolla vuri në dukje se midis Shqipërisë dhe Italisë po zhvillohet një partneritet strategjik dhe bashkëpunim i shkëlqyer dypalësh, i cili mbështetet në marrëdhëniet historike, kulturore, ekonomike, politike e njerëzore mes dy popujve. “Italia ka qenë ndër mbështetësit më të fortë të Shqipërisë gjatë 30 viteve të fundit dhe një avokate e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë. Dhe ne kemi besim se kjo mbështetje do…
Në 10 martesa në Itali ka të paktën një dhëndër të huaj. Këto janë të thënat e publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave në Itali, që thekson se vajzat italiane preferojnë të martohen me shtetas marokenë dhe shqiptarë. “Kombinimet e shtetësisë së martesave të përziera janë shumë të ndryshme në varësi të gjinisë së bashkëshortëve. Në vitin 2021, burrat italianë u martuan me një shtetase rumun në 19.2% të rasteve, një ukrainase në 13.2% dhe një ruse në 7.1%. Nga ana tjetër, femrat italiane që janë martuar me një shtetas të huaj më shpesh kanë një bashkëshort me nënshtetësi…