Refuzimi i disa grave të reja emigrante në Evropë, që të nënshtrohen dhe martohen me forcë, ndonjëherë u kushton me jetë. Ky është një fenomen tejet i pranishëm tek komuniteti pakistanez në Itali. Në dy procese gjyqësore, prokurorët italianë po kërkojnë drejtësi për gratë emigrante pakistaneze, që dyshohet se u vranë nga të afërmit e tyre, vetëm se refuzuan të martohen me burrat që familja u zgjodhi. Rastet e shumta kanë nxitur shtimin e zërave që kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje më të madhe për gratë emigrante, që jetojnë midis traditave të vjetra familjare dhe mënyrave perëndimore të jetesës. Pak minuta…
Author: tirana
Çifti i krijuar brenda shtëpisë së BBV, Luiz-Kiara, po komentohet masivisht në rrjet dhe të shumtë janë ata që nuk besojnë te ndjenjat e moderatores ndaj këngëtarit. Tezja e Kiarës, Gena, shkruan në një postim në InstaStory se askush nuk mund të përdorë emrin dhe jetën private të Kiarës, përsa kohë ajo nuk është prezente. “Askush nuk mund të përdorë emrin tënd dhe jetën tënde private për sa kohë nuk je prezente ti zemra ime. Turp për këdo që arrin të harrojë se jashtë lojës së Big Brother-it ti je po kjo, vajzë me të mirat dhe të metat që…
Juliana, konkurrente në “Big Brother VIP” Kosova, gjatë një bisede me banorë të tjerë të shytëpisë tregoi se më përpara ka përdorur kanabis. “Bari kom pi më herët për t’u qetësuar, edhe për shëndet”, ka thënë Juliana. Pas kësaj, banorët më pas vazhduan diskutimin duke folur për dëmet që shkakton përdorimi i lëndëve narkotike.
Nuk ka shumë ditë që ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, por modelja Jori Delli ka tërhequr menjëherë vëmendje. Shkak është bërë afrimiteti me Luizin, i cili po cilësohet shumë dhe si një flirt. Situata në fjalë është komentuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”, ku sipas moderatorit Flavio Qarri nëse Jori tregohet më e guximshme, ajo mund ta nxjerrë Kiarën jashtë brenda dy javësh. “Nëse Jori do të jetë e gatshme për pak më shumë guxim, flirt, nëse luan agresivisht kjo vajza brenda javës mbaron filmi për Kiarën dhe brenda dy javësh del”, ka thënë ai.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në punimet e panairit të turizmit në Berlin, i konsideruar si më i madhi i kësaj natyre në botë. Shqipëria, sipas kreut të qeverisë, përfaqësohet denjësisht në këtë panair jo thjesht me natyrën e bukur po me një ofertë serioze turistike. “Shqipëria në ITB Berlin, Panairi më i madh i Turizmit në botë, ku më në fund përfaqësohemi denjësisht jo thjesht me natyrën e bukur po me një ofertë serioze turistike, falë punës këmbëngulëse vit pas viti, ndryshimit të imazhit të zymtë të Shqipërisë së deri disa viteve më parë, investimeve publike e private, si…
Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj festuan së bashku me mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare “31 Korriku” Burrel festën e bukur të 7 Marsit. Drejtoresha e shkollës Anila Stafasani u uroi miërseardhjen, ndërkohë që pritja nga stafi pedagogjik dhe nxënësit ishte mbresëlënëse për numrin dy të qeverisë. Teksa bisedonte me mësuesit e nxënësit e shkollës më të madhe në rrethin e Matit, shkollë kjo ndër të parat në këtë trevë, Balluku i falenderoi për rezultatet e arritura, sidomos në konkursin e fundit të gjuhës shqipe, teksa “31 Korriku” u…
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë, ku mësohet se një 27-vjeçar ka përplasur me makinën e tij një motor të drejtuar nga 44-vjeçari me inicialet E.P. Drejtuesi i motorit ka përfunduar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Finalja e madhe e Eurovisionit këtë vit do të mbahet në Liverpool dhe do të zhvillohet në muajin maj. Britania po pret konkursin e 67-të në emër të Ukrainës, fituese e garës së vitit 2022, e cila u përjashtua nga organizimi për shkak të konfliktit të vazhdueshëm atje. E veçanta është se biletat për finalen e madhe u shitën për gati 30 minuta. Biletat për finalen e madhe ishin me çmim nga 160 deri në 380 paund (192-456 dollarë), ndërsa biletat për dy gjysmëfinalet ishin nga 90 deri në 290 paund.
Një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur aksidentalisht nënën e tij pasditen e kësaj të marte në fshatin Selishtë të Dibrës. E plagosura, Sh.L., rreth 46 vjeçe, është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov.
Me rastin e festës së 7 Marsit, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mësuesit. Në fjalën e tij para të pranishmëve, ish-kryeministri fajësoi qeverinë se ka shkatërruar sistemin arsimor në vend. Sipas tij, kategoria më e prekur nga keqqeverisja në këto 9 vitë është ajo e mësuesve. “Arsimin në Shqipëri, Edi Rama e shndërroi në një sistem të përçmuar, e shndërroi në një sistem në të cilën qeveritarët në kurriz të mësuesve, nxënësve shohin si të pasurohen vetë. Do mbetet e pashlyer në memorien e shqiptarëve vendimi i Edi Ramës për të caktuar rektorin e UT me një pengmarrës,…
Deputeti Dash Sula tha sot se historia do ta gjykojë Sali Berishën pasi sipas tij ai e ka në dorë bashkimin e Partisë Demokratike. “Vrafshin veten Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeajn. Do t’i dënojë historia, sidomos Sali Berishën sepse ai e ka në dorë bashkimin e demokratëve 90%. Ai është lideri historik. Po të dojë Berisha brenda 5 orëve realizohet një lloj situate që më 14 të shkohet me një kandidat dhe të jemi fitues. Mbrapa pastaj vrafshin veten të dyja palët”, u shpreh Sula në Report Tv
Juventus ka fituar një pikë në mbrojtjen kundër Federatës Italiane të Futbollit, me këta të fundit që në bazë të drejtësisë sportive i hoqën 15 pikë nga renditja e Serie A bardhezinjve për shkak të “plusvalencave” dhe hetimit tatimor për bilancet financiare. Një dokument mund t’u rikthejë pikët bardhezinjve, me avokatët e “Zonjës” që duhet të provojnë gjithçka në Apel. Vendimi ka dalë sot nga Gjykata Administrative e Lazios, e cila ka bërë të ditur se në aktet e procesit duhet përfshirë edhe një dokument që përmban kërkesën e organit të konkurrencës (Covisoc) nga lindi hetimi, ndaj prokurorisë sportive rreth…