Dy nga katër amerikanët e rrëmbyer në Meksikë javën e kaluar janë të vdekur dhe dy janë ende të gjallë, tha guvernatori i shtetit meksikan. Katër shtetas amerikanë u rrëmbyen nën kërcënimin e armës më 3 mars teksa po udhëtonin me makinë për në qytetin Matamoros, në shtetin verilindor meksikan të Tamaulipas. Sipas familjarëve, ata kishin udhëtuar për në Meksikë për të kryer ndërhyrje estetike. Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë konfirmuar vdekjen e dy shtetasve të tyre. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës konfirmoi se nga katër amerikanët, “dy janë të vdekur, një person është i plagosur dhe tjetri…
Author: tirana
Tentativa e Japonisë për të “çarë” hapësirën ka dështuar. Autoritetet u detyruan të shkatërronin raketën e re pas problemeve të raportuara pas lëshimit nga Toka, duke frenuar kështu përpjekjet e këtij shteti për të hyrë në tregun e udhëhequr nga Space X i Elon Musk. Agjencia Hapësinore e Japonisë u detyrua të aktivizonte komandën e vetëshkatërrimit në raketën H3, për shkak të një dështimi në motorin shtytës në fazën e dytë të misionit. “Do të duhet pak kohë për të kuptuar shkakun e këtij dështimi apo për të marrë ndonjë masë. Përsa i përket kostos, ajo do të rritet. Por…
Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjera kanë mbetur të plagosur në koncertin e reperes amerikane, GloRilla, në New York. “Njoftimet paraprake nga personat në vendngjarje tregojnë se këto lëndime janë shkaktuar nga shkelja e këmbëve. Ne nuk kemi asnjë provë për të shtëna me armë zjarri apo sulm me thikë”, thuhet në deklaratën e autoriteteve amerikane. Viktimat janë një burrë dhe një grua, 33 dhe 35 vjeç. Autoritetet amerikane bëjnë me dije se do të zhvillohet një hetim për pronarët e lokalit, nëse janë respektuar masat.
Stresi, i cili është ndër pretendentët për të fituar çmimin e madh në “Big Brother VIP” Kosova, u shpreh se gjatë rrugëtimit të tij në këtë format ka bërë edhe disa ndryshime pozitive, pasi ka lënë duhanin e alkoolin. “Nuk e kam pasur të lehtë as unë. Nga data 5 dhjetor lashë duhanin, lashë alkoolin, lashë çdo gjë që trupit tim i bënte dëm. Nuk e kam shprehur dhe nuk do ta shpreh i kam lënë vetëm për arsyet e mia personale që në radhë të parë do t’i lë për veten, për atë njeri që më rriti me shumë…
Në përgjithësi, mund ta karikoni telefonin me kasën e vendosur. Megjithatë, ka disa detaje që duhet të merren parasysh. Nxehtësia: Nëse kasa e telefonit përbëhet nga një material që mban nxehtësinë, mund të bëjë që telefoni të mbinxehet gjatë karikimit. Mbinxehja dëmton baterinë, prandaj është e rëndësishme të monitoroni temperaturën e telefonit gjatë karikimit. Karikimi me wireless: Nëse po karikoni telefonin në një kuti karikimi me wireless, sigurohuni që kasa të jetë e përputhshme me këtë formë karikimi. Në disa raste, mund të ndërhyjë dhe të mos ofrojë energji të mjaftueshme për të karikuar telefonin. Karikimi me fishë: Kasat e…
Këngëtari shqiptar, Arian Begaj, është dënuar me 5 vite burg nga gjykata në Greqi. Gjatë kontrolli në shtëpinë e 41-vjeçarit rreth një vit më parë, autoritetet greke sekuestruan 50 gramë kokainë, 1 kg hashash, 9230 euro, një pistoletë dhe 4 gëzhoja të kalibrit 6.35 mm. “Ai është një nga këngëtarët më me ndikim shqiptar në rrjetet sociale. Veçanërisht i dashur në vendlindje, Arian Begaj i ka kushtuar shumë këngë të tij bashkatdhetarëve emigrantë që ndodhen në çdo cep të botës. Ai kishte zgjedhur të kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij në Greqi, ku së bashku me të…
Novgorodske ishte një qytet industrial në rajonin e Donbasit, në pjesën lindore të Ukrainës, që u varfërua pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Me luftën që zhvillohej afër qytetit, banorët e tij vendosën të ndryshojnë emrin në Nju Jork për të tërhequr ndihma dhe para nga Perëndimi. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Yan Boechat, investimet dhe turistët nuk erdhën kurrë, dhe tani ata pak njujorkezë të Ukrainës të mbetur e kujtojnë me mall të kaluarën e tyre sovjetike. Bombat shpesh fluturojnë mbi këtë qytet të vogël me një emër të pazakontë në Ukrainën Lindore. Nju Jorku gjendet në…
Modelja Jori Delli është banorja më e re që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” mbrëmjen e së shtunës (4 mars). Ndërsa kanë kaluar vetëm pak ditë nga qëndrimi brenda, ajo ka marrë vëmendje herë pas here me veprimet dhe bisedat që ka bërë me banorët, kryesisht me afrmitetin e saj me Luiz Ejllin. Modelja seksi e nisi ditën e sotme plot energji bashkë me aktoren Olta Gixhari. Vajzat u shfaqen në diell në oborrin e shtëpisë duke kërcyer e duke bërë ‘twerk’. Jori ishte veshur shumë sensuale dhe kishte vënë në fokus tangat, gjersa provokoi me lëvizjet.…
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka uruar 7 Marsin, ditën e mësuesve në një mënyrë të veçantë. Ajo ka postuar një foto me mësuesen e saj McGuire të viteve më parë. Kim shkruan se me mësuesen e saj ka mbajtur kontakte gjatë shumë viteve nëpërmjet letrave. McGuire madje disa ditë më parë ka qenë në Shqipëri, ku është takuar dhe me ambasadoren Kim. Postimi i plotë i Yuri Kim: Në #ditaemesuesit #TeachersDay, dua të shpreh vlerësimin për të gjithë ata që ia kanë kushtuar jetën #mësimdhënies. Mendoj për mësuesen time, znj. McGuire, e cila ishte mësuesja ime në…
Vizitorja e veçantë e kësaj të marte në portin e Durrësit është anija luftarake “San Marco”. Ajo është anija e dytë e marinës Italiane dhe bën pjesë në treshen e klasit San Giorgio, e pajisur me aeroplanmbajtëse. “San Marco” ka një gjatësi prej 136 m, zhytje deri në 6,5 m dhe gjerësi 26m. Klasi San Giorgio i Marinës Italiane, i njohur ndryshe edhe si klasi Santi (pasi tre njësitë që e përbëjnë mbajnë emrat e tre shenjtorëve), përbëhet nga tre anije luftarake amfibe të tipit aeroplanmbajtëse (LPD): “San Giorgio”, “San Marco” dhe e fundit, me një dizajn paksa më të…
Nje punëtor ka humbur jetën në ambientet e jashtme të një qendre tregtare në Tiranë. Bëhet me dije se 32-vjeçari u rrëzua nga një mjet pune tip pirun dhe u shtyp për vdekje nga një tjetër mjet pirun. Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç. Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra. Shtetasi…
Edmond Batra alias (Edi) Mond Batra, i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitjen me armë në dy raste me pasojë vrasjen e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi, ka humhur jetën në burgun e sigurisë së lartë më Peqin ku vijonte të vuante dënimin. Mësohet se Batra ka qenë në ajrim me të burgosurit e tjerë kur nuk është ndjerë mirë dhe pavarësisht ndihmë së shpejt nuk ka mundur të mbijetoj dhe shkak dyshohet të jetë bërë infarkti. Si ndodhi vrasja: Në vitin 1997 Batra u akuzua për grabitje me armë në dy raste me pasojë ekzekutimin e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi.…