Një person ka mbetur i plagosur pasditen e kësaj të marte në zonën e “Lagunës së Patokut” në Kurbin. 56-vjeçari me iniciale B. S., banues në Milot, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, B. P. 49 vjeç, banues në Krujë. Ky i fundit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku 2 avionë të Forcave ajrore janë përplasur me njëri tjetrin. Përplasja ka qenë shumë e fortë për pasojë 2 pilotët kanë humbur jetën. Viktimë kanë mbetur nënkoloneli Giuseppe Cipriano , 47 vjeç me origjinë nga Taranto, dhe majori Marco Meneghello, 46 vjeç nga Legnago. Një prej avionëve ka rënë mes pallateve dhe është përfshirë nga flakët.
Ish-kandidati për Kryetar të PD-së Ibsen Elezi shprehet se opozita nuk ka asnjë shans të fitojë në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Report tv, Elezi thotë se rikthimi i Berishës e përkeqësoi situatën në PD. “Është thjesht e pamundur fitorja në këto zgjedhje. Fitorja duhet menduar më larg. Është e vështirë të mendohet për ngritje. Berisha e përkeqësoi situatën. Berisha i futi njerëzit në primare me lista çorap, të pasaktësuara. Përdori një formë të dhënies formale të secilit kandidat që e degjenerojnë procesin e votimit. Janë përdorur forma që nuk njihen në demokraci”, tha Elezi.
Nëse në regjimin tuaj ushqimor nuk duhet të mungojë një perime, ajo është karota. Vlerat e saj ushqyese e vitaminat e bëjnë një ushqim shumë të shëndetshëm për sytë, lëkurën, dhëmbët e aparatin tretës. Nëse ndodh rrallë që karotën ta hani, sigurohuni që vlerat e saj ushqyese t’i merrni përmes lëngut të karotës. E pasur me vitaminë A Vetëm një gotë lëng karote në ditë mund të sigurojë 100% kërkesën e trupit për vitaminë A.Kjo vitamin është e mirë për sytë e përveç kësaj, vitamina A është e nevojshme për zhvillimin e indeve, veçanërisht ato në kockat tuaja. Vitamina C…
Nga Anila Hoxha Ai është një nga policët më të ndershëm që njoh. Për këtë arsye ky person ka fituar diçka të rëndësishme prej meje, UNË E BESOJ. Në një nga ditët më rrëfeu : ‘Ditët e para në polici ishin një burokraci- kujton mbi karrierën e tij në Policinë e Shtetit. Më linin në pritje me popullin dhe mbaja shënim denoncimet e tyre për gjëra nga më banalet, zhurmat me komshinjtë, sherret e vogla e çdo gjë që qytetarët shpresojnë se është një çështje që e zgjidh policia. Në një nga këto ditë, kallëzuese ishte një grua e moshuar.…
Enkelejd Alibeaj ka nisur zhvillimin e takimeve me demokratët e Tiranës, ku u shpreh se fokusi kryesor pas vendimit të Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së duhet të jetë te zgjedhjet lokale të 14 majit. Mes të tjerash, ai theksoi se debati për lidershipin legjitim të PD-së duhet të përfundojë dhe se anëtarësia duhet të mobilizohet me të gjitha mjetet për 14 majin. “Nuk kemi qenë ne shkaktarët, ju jo e jo. Keni besuar te vlerat e PD, ndaj këtë do doja si mesazh të parë t’ua sugjeroja. Kurrfarë triumfalizmi nuk duhet të kemi ne lidhur me vendimin e…
Tre persona nga Kroacia janë arrestuar në Serbi pasi në makinën e tyre është gjetur material radioaktiv, kanë bërë të ditur zyrtarë serbë. Sipas tyre, të arrestuarit po tentonin të kalonin nga Serbia në Kroaci të shtunën, kur skanerët detektuan “një sasi të konsiderueshme” të radioaktivitetit në mjetin e tyre. Gjatë një kontrolle që iu bë makinës u zbulua koka e një rrufepritëse radioaktiv te goma rezervë e bagazhit, thanë autoritetet doganore serbe. Incidenti ndodhi në pikën kufitare Bezdan, pranë qytetit Sombor të shtunën në orën 20:30. Nuk ka asnjë detaj për sasinë e materialit radioaktiv të përfshirë apo ndikimin…
Vëllai i Dan Hutrës, autori i tre vrasjeve pak ditë më parë në Tiranë, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetarin Igli Çelmeta. Ai ka kërkuar falje publike familjeve të viktimave, ndërsa sqaron se me të vëllanë ka shumë vite që nuk flet as ai dhe asnjë nga familja e tij. Gazetari Igli Çelmeta: Ju jeni vëllai i Dan Hutrës, pse kërkuat të flisnit, çfarë doni të thoni? Vëllai i Dan Hutrës: Në radhë të parë dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella që dalin nga zemra e një njeriu familjarëve të viktimave, që humbën jetën…
Babai i shqiptares që humbi jetën nga përplasja e dy trenave në Greqi, u shpreh se personat përgjegjës duhet të ndëshkohen. Sotiris Mitskas, duke folur për “ANT1”, deklaroi se pas ngjarjes së rëndë askush nuk iu ka shkuar në ndihmë. “Kanë kaluar orë e ditë dhe jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër. Askush nuk ka ardhur për ndihmë. As psikolog. Asgjë, askush. Të vetmet që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa psikologe, kur shkuam për të marrë trupin. Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t’i sqaroj ato. Gabimi njerëzor…
Ditën e djeshme, Luizi përmes aplikacionit ‘Big Love’, ka marrë një përshëndetje nga Hamëz Jashari i ri nga Prekazi. “Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruhej në mesazh. Vëmendje mori Olta e cila pas kësaj përshëndetje tha: Çfarë është Prekazi?. Kjo deklaratë e saj u komentua shumë dhe ngjalli reagime në internet. Këtë e ka komentuar edhe ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka. Në një postim të shpërndarë në Facebook, Zeka u shpreh i zhgënjyer nga kjo deklaratë e Gixharit. “Imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët? Olta nuk e di as kush është Prekazi, as…
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Cërrik. Tre automjete janë përplasur në një kryqëzim. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarja për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka uruar 7 Marsin me një video të fëmijëve nga shkolla të ndryshme të vendit, përfshirë edhe ata më aftësi të veçanta. Kjo video u realizua me kontributin e nxënësve nga Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që Nuk Dëgjojnë, Shkolla Artistike “Jan Kukuzeli” Durrës, Shkolla e Baletit dhe Gjimnazi “Qemal Stafa” Tiranë. “Gëzuar 7 Marsin dhe mirënjohje për ju të dashur mësues! Ju me misionin tuaj edukoni fëmijët tanë, mbillni ëndrra dhe i frymëzoni ata çdo ditë! Kjo video u realizua me kontributin e veçantë të nxënësve nga Instituti i Nxënësve…