Olta u shpreh sot e zhgënjyer nga Armaldo pasi sipas saj ai po e atakon në një mënyrë të shëmtuar bashkë me Kiarën.Olta: Ti mua më atako, kjo është loja. Por kur ti më vë mua në lojë bashkë me Kiarën, është shumë e shëmtuar. Nëse do e bëjë vetëm unë do ta mbaja lojën. Armaldo: Ti mendon se unë e kam bërë për lojë me Kiarën atë gjë? Ti më ke thënë se më do në këtë lojë.Olta: Edhe të dua, por thjesht tani po të shoh si një njeri që s’duhet t’ia kesh besën, përfundimisht. Do të më…
Author: tirana
Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani kanë befasuar të gjithë me ndarjen. Vitin e kaluar ata ishin kryetema e medias edhe pse ndarja ishte zbuluar muaj më vonë pasi kishte ndodhur. Vet kuzhinieri i njohur kishte reaguar pas lajmeve të shumta por prezantuesja nuk ka folur asnjëherë. Por Fatma ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ndarjen e tyre. Në një intervistë për Revista Bordo ajo ka deklaruar se para syve të djalit të tyre janë dy prindër që e tejmbushin me dashuri. “Ajo çfarë dihet është që Alfio dhe unë jemi prindër të Noahs, ai është…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje pranë TEG. Një makinë, e cila vinte nga Elbasani ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi i Saukut. Si pasojë e aksidentit fatkeqësisht dyshohet se ka dhe viktima, ndërkohë mësohet se një person është nxjerrë në gjendje të rëndë. Forca të shumta policie dhe autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë priten më tepër informacione në vijim.
Autoritetet greke kanë proceduar penalisht inspektorin e stacionit hekurudhor në Larisa dhe dy punonjës të tjerë, për shkak të aksidentit të ndodhur në Greqi, ku humbën jetën 57 qytetarë. Ata akuzohen nga autoritetet greke për prishje të sigurisë së transportit. Konkretisht, u ngritën ndjekje penale ndaj inspektorit të OSE-së, i cili vendosi në turnin e natës drejtuesin e stacionit tashmë të burgosur, si dhe ndaj dy punonjësve që supozohej të ishin të pranishëm deri në orën 11 të natës dhe u larguan më herët duke braktisur detyrën. Veprat për të cilat ata akuzohen mund të marrin dënime nga dhjetë vjet…
Ka shumë arsye pse bananet janë një nga ushqimet më popullore në botë. Ato ofrojnë porcionin e përsosur, vijnë në formën e tyre të butë me mbështjelljen natyrale dhe janë jashtëzakonisht ekonomike. Të freskëta apo në trajtë kremoze, apo të kombinuara me fruta të tjera,janë një shtesë e shkëlqyer në shumë vakte. Bananet janë një nga frutat tropikale më të kultivuara. Përgjatë shekujve, bananet janë përdorur për të lehtësuar shqetësimet e stomakut, për të reduktuar stresin, për të lehtësuar dhimbjen e urthit, për të lehtësuar kapsllëkun dhe për të stimuluar funksionin e trurit. Megjithëse bananet zakonisht mbahen në enë me…
Shumica e fjalëve të thëna nga fallxhorët, është një gjë për të cilën jeni kureshtar të gjithë. Shumë prej jush që po lexoni këtë material, mund të keni parë të paktën një herë filxhan. Disa vetë e me shoqëri, plot të tjerë te ca fallxhore që u del nami si “të papara”, nga vetë ne që shkojmë e shikojmë filxhan ose letra. Cila është arsyeja? Mund të kuptohen fjalët standarde dhe njohja e disa gjërave nga personat e afërt kur shihni së bashku fall. Mirëpo çfarë ndodh kur fallin e shikojnë fallxhoret që merren enkas me këtë “punë”? Përgjigjet në…
Avantazhi që produksioni i “Big Brother” i dha Kiara Titos gjatë prime-t të të martës, shkaktoi shumë reagime. Figura publike ose jo shpërthyen në akuza dhe “lumë” ofendimesh, duke e cilësuar një veprim të padrejtë. Nga ana tjetër, duket se familjarët e Kiarës nuk janë prekur nga veprimi i produksionit dhe këtë e ka zbuluar vetë Arbana Osmani nëpërmjet një fotoje në Instastory. Tezja e Kiarës e ka uruar Arbanën për festën e 8 marsit me një buqetë me lule dhe me një kartolinë. “E dashur Arbana, Gëzuar 8 marsin, nga tezja e Kiarës”, shkruhet në të.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me aktivistë të shoqërisë civile dhe ish të përndjekur politikë, ku kanë diskutuar për ligjin për lustracionin. Në postimin e tij në Facebook, Alibeaj thekson se pavarësisht etiketimeve politike, ligji për lustracionin është një domosdoshmëri. Sipas tij nëse nuk mësojmë nga e kaluara, rrezikojmë të ardhmen. Postimi i Alibeajt: Ligji për lustracionin vazhdon të mbetet një inisiativë e nevojshme për shoqërinë shqiptare. Si i tillë çdo etiketim për përdorim politik apo hakmarrje nuk është i vërtetë dhe pengon rrugën drejt rivendosjes në vend të së vërtetës…
Dhjetëra mijëra litra naftë që derdhen nga një cisternë e fundosur në brigjet e Filipineve kanë mbuluar plazhet e pacenuara në një provincë ishullore, duke sëmurë dhjetëra banorë dhe duke kërcënuar industrinë e saj turistike dhe biodiversitetin e pasur detar, thanë zyrtarët. Autoritetet kanë shpallur një gjendje fatkeqësie për nëntë qytete dhe kanë ndaluar notin dhe peshkimin ndërsa luftojnë një nga fatkeqësitë më të rënda të rajonit, pasi MT Princess Empress u mbyt në Oriental Mindoro në jugperëndim të kryeqytetit Manila më 28 shkurt, duke shkarkuar ngarkesën e saj me naftë industriale në ujërat përreth provincës. MT Princess Empress mbante…
Udhëheqësi kinez Xi Jinping bëri thirrje që forcat e armatosura të vendit të veprojnë me shpejtësi për të arritur “standarde të klasit botëror”. Ai i bëri komentet në një fjalim të mërkurën, disa ditë pasi paralajmëroi se vendi kërcënohej nga një fushatë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të “frenuar, izoluar dhe shtypur Kinën”. Fjala e zotit Xi para delegatëve të një asambleje ceremoniale që përfaqëson Ushtrinë Çlirimtare Popullore, krahun ushtarak të Partisë Komuniste në pushtet, si edhe Policinë e Armatosur Popullore paraushtarake, u publikua nga agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua. Udhëheqësi kinez, që është gjithashtu edhe kreu i…
Një studim kërkimor që analizoi rreth 40 milion pyetje kërkimi në Google në të gjithë Evropën u krye për të krijuar Indeksin Evropian të Kriptove. Studimi u fokusua në 191 nga fjalët kyçe më të rëndësishme në domenin e kriptomonedhës. Studimi përdori Ahrefs Keyword Explorer, një platformë lider në industri për optimizimin e motorëve të kërkimit (SEO), për të analizuar frekuencën e këtyre pyetjeve të kërkimit në Google. Popullariteti dhe shpeshtësia e fjalëve kyçe të përzgjedhura të studimit u analizuan tërësisht për secilin vend në të gjithë kontinentin evropian. Dua.com renditi pyetjet më të kërkuara dhe identifikoi kriptomonedhën më të…
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, duke folur për situatën aktuale brenda kampit blu, u ndal edhe te dorëheqja e Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike. I pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi nëse beson se do të ketë një rikthim të Bashës në krye të PD-së, ai u përgjigj se ish-kryedemokrati “nuk ka se si të vijë nëse askush nuk ia hap derën”. “Rikthimet politike nuk janë çështje e firmës janë çështje realitetesh. Në rast se Bashën do ta presin me krahë hapur ai do kthehet, në rast se nuk ia hap kush derën, nuk ka si vjen. Nuk…