Sërish duke vënë në pikëpyetje, nëse është faji i sistemit apo i familjes, tragjedia me tre të vdekur. Fjala është për aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë në TEG, ku makina fluturoi nga mbikalimi i Saukut. Dhimbja për jetët e humbura është e madhe. Tre familje janë në zi dhe me plagë në zemrat e tyre për ikjet e parakohshme të të dashurve të tyre në lule të rinisë. Eksperti rrugor, Gëzim Hoxha thotë se duhen të merren masa më shtrënguese për ata persona që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas tij, rruga kishte sinjalistikën e duhur…
Author: tirana
Kandidati për Tiranën i dalë nga Primaret e Sali Berishës, deputeti Belind Këlliçi në kuadër të turit të takimeve që ka ndërmarrë në Tiranë dhe rrethina, zhvilloi një bisedë me banorë të njësisë administrative Baldushk. Banorët thanë se fshati i tyre megjithëse është vetëm pak minuta larg Tiranës, sërish është lënë pas dore nga ana e Bashkisë së Tiranës. Një prej tyre tha se mungojnë investimet në infrastrukturë dhe se Veliaj edhe kur shkon, vetëm flet me administratën dhe largohet. “Për gjënë më të vogël fshatari futet në burg. Shikoni si ka mbetur sera asnjë nuk kujtohet të pyesë si…
Akademiku Artan Fuga, i cili ka shpallur kandidaturën për të qenë kryetar i Akademisë së Shkencave, i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ku i kërkon që të ushtrojë kompetencat e saj për të bindur dy deputetët Ismet Beqiri dhe Petro Koçi të tërhiqen nga amendamenti që i zgjat mandatin Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave. ”Mbani në vëmendje kërkesën e parashtruar në këtë letër publike duke i konsideruar të palegjitimuara amendimet e propozuara, të denoncuara këtu, sepse ajo nismë legjislative është e trishtë dhe e dëmshme, përveçse është jashtë çdo standardi të procesit të…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në selinë blu, ku po zhvillon një takim me Sali Berishën. Takimi ka në fokus zgjedhjet lokale të 14 Majit, dhe vjen një ditë pasi KQZ njohu Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, si edhe ku Partia e Lirisë u regjistrua në KQZ për 14 Majin.
Policia Bashkiake e Tiranës ka vijuar traditën e bukur të dhurimit të gjakut. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të dhurojnë gjak duke u bërë kështu heroi i një personi që ka nevojë. “Nënkryetari Andi Seferi bashkë me kolegët e Policia Bashkiake Tiranë , vijuan traditën në kuadër të fushatës kombëtare për dhurimin e gjakut në ndihmë të personave në nevojë. Një bravo për grupin që veç përmbushjes së misionit tuaj ligjor në krye të detyrës, jeni shembull edhe i përgjegjësisë sociale! DHURO GJAK, bëhu HERO…
Sërish duke vënë në pikëpyetje, nëse është faji i sistemit apo i familjes, tragjedia me tre të vdekur. Fjala është për aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë në TEG, ku makina fluturoi nga mbikalimi i Saukut. Dhimbja për jetët e humbura është e madhe. Tre familje janë në zi dhe me plagë në zemrat e tyre për ikjet e parakohshme të të dashurve të tyre në lule të rinisë. I ndjeri Klevis Ruçaj, 19-vjeçari që shkaktoi aksidentin, kishte pak më shumë se 1 vit që kishte marrë patentën. Ai në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke…
Në orët e para të mëngjesit, një shpërthim i fuqishëm me tritol u regjistrua në Sanxhak të Laçit. Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në banesën e Skënder Likës. Ai babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli. Lleji Lika ekzekutoi në dhjetor të viti 2021 në Laç biznesmenin Rakip Roli me një breshëri kallashnikovi. Hetimet vijojnë dhe pista e parë është hakëmarrja. Fqinjët e familjes Lika në Sanxhak të Laçit, ku mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm dëmtoi disa banesa, fatmirësisht pa dëme në njerëz. Fqinjët deklarojnë se tronditja ka qenë e madhe dhe se ndodheshin në…
Fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli me mënyrat e tij ka shprehur disa herë pakënaqësitë që ka ndaj produksionit. Së fundmi, teksa ka qenë duke biseduar me një grup banorësh, Luizi ka bërë sërish një nga kërkesat e tij shumë të dëshiruara. Ai i ka kërkuar “Vëllait të Madh” që të shtunën, ta nxjerrë atë dhe Oltën në nominim, duke e justifikuar kërkesën e tij si fundin e korrupsionit në shtëpi. “Korrupsioni në këtë shtëpi mbaron në qoftë se “Vëllai i Madh” na lë mua dhe Oltën kokë më kokë në nominim të shtunën”,-tha Luizi. Kujtojmë…
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në margjinat e Konferencës së Forumit të Budapestit për Ballkanin Perëndimor. Dy ministrat vlerësuan se marrëdhëniet e shkëlqyera dhe pa asnjë çështje të hapur mes palëve, me angazhim të dyanshëm, do të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen. Xhaçka e uroi homologun Osmani për marrjen e presidencës së OSBE, për të cilën shprehu besimin se do të kontribuojë për paqe dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë dhe e garantoi për mbështetjen dhe angazhimin e plotë…
Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht një 36-vjeçare, e cila braktisi në Suedi, 2 vajzat e saj të mitura (13 dhe 15 vjeçe), me qëllim që të kërkonin azil në këtë shtet. “Policia Kufitare do të vijojë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit, për dokumentacionin, si dhe intervistime për përmbushjen e kushteve për lëvizjen drejt vendeve të BE-së apo vendeve të tjera, për të gjithë qytetarët. Gjithashtu, do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë me homologët e të gjitha vendeve të hapësirës SCHENGEN e më gjerë, për verifikimin, identifikimin dhe ndëshkimin ligjor të të gjithë atyre që braktisin të…
Këtë të premte në Gjykatën e Elbasanit, pritet që të zhvillohet gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Paraprakisht thuhet se është vetëm avokati. Seanca gjyqësore me kërkues Saimir Tahiri me objekt “Llogaritje e vuajtjes së dënimit”. Tahiri pretendon se ka shlyer një pjesë të dënimit të dhënë më 19 shtator të 2019.
Sherret në PD qëndrore nuk po ndihen në terren. Kryetar i degës së PD-së në Elbasan, (krahu i Alibeajt) Eugen Isaj, thotë se ata do të mbështesin kandidatin e dalë nga Primaret, nënkryetarin e PD-së, Luçiano Boçi si kandidatin e vetëm të PD-së për zgjedhjet lokale të 14 Majit në bashkinë e Elbasanit. Po kështu po kërkohet edhe për Igli Carën në Durrës. Në fillim këtë e bëri dega e PD Mirditë, ku firmosën të gjithë, qoftë nga Berisha apo dhe nga Alibeaj, se duhet të dilet vetëm me një emër. Postimi i plotë 65 ditë përpara zgjedhjeve, Elbasani është…