Një bos i mafias është arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Sardenja, pasditen e së shtunës. Bosi i mafies ‘Gargano’, Marco Raduanos kishte lidhur disa çarçafë njëri pas tjetrit dhe zbriti nga qelia ku po kryente dënimin. Arratisja ka qenë e planifikuar me imtësi, pasi Marco Raduanos pasi ka dalë nga rrethimi i burgut pritej nga një makinë, e cila u largua me shpejtësi. I gjithë momenti i arratisjes së bosit të mafias u kap nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që mungesa e tij në dhomë u zbulua vetëm dy orë pa ngjarjes.
Author: tirana
Protesta e Bërxullës edhe sot kanë ndjekur të njëjtin skenar si çdo të dielë. Ata kanë bllokuar rrugën e Rinasit dhe kanë refuzuar të ngrihen, duke mos reaguar ndaj ndërhyrjes së efektivëve të policisë. Gratë kanë kërkuar ardhjen e instancave shtetërore për zgjidhjen e problematikave të tyre dhe kanë vijuar thirrjet në mbrojtje të pronës së tyre. Policia i ka lajmëruar banorët në rrugë se po konsumonin një vepër penale, thirrje të cilën banorët e kanë injoruar dhe kanë refuzuar kategorikisht largimin. “Nuk e dimë ku do përfundojnë fëmijët tanë nesër, u merret prona e shtëpia dhe shteti rri indiferent.…
Turizmi ishte tema e videomesazhit të javës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Duke sjellë në vëmendje faktin se industria e turizmit në Tiranë sot po kalon ditët më të mira, Veliaj tha se shifra e mbi 4 milion turistëve që vizituan vitin e shkuar Kryeqytetin, erdhi falë investimeve të 8 viteve të fundit dhe qasjes për të pasur një qytet të pastër, mikpritës dhe me kushtet e nevojshme të hotelerisë. “Pavarësisht bindjeve, shumica prej nesh biem dakord se, vitet e fundit, Tirana është kthyer realisht në një qytet që gëlon nga turistët, thuajse në çdo muaj të…
Një zonë me ullinj në kodrat e Roskovecit, pranë qytetit të Fierit është përfshirë nga flakët, teksa në terren kanë mbërritur edhe efektivët e reparteve zjarrfikëse të Roskovecit, Patosit e Fierit. Zjarri vijon të përparojë në lartësi të kodrës ndërsa flakët po avancojnë edhe për shkak të erë së vazhdueshme. Forcave zjarrfikëse u kanë ardhur në ndihmë edhe banorët e zonës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, që deri më tani ka prekur një pjesë të mirë të kodrës.
Nesër, më 27 shkurt do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi. Takimi do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi në Podgoricë. Zyra për shtyp e Kryeministrit Edi Rama ka bërë me dije të gjithë axhendën e ditës së nesërme. Në orën 10:30 pritet të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve. 45 minuta më vonë pritet që të nisë seanca e përbashkët. Në orën 13:00 është parashikuar nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe marrëveshjes dypalëshe…
Në Big Brother VIP Albania, Kristi Aliaj dhe Keisi Medini kanë shprehur haptazi pëlqimin ndaj njëri-tjetrit dhe janë parë në disa momente intime. Pas kësaj, ka pasur shpërthime në rrjet duke aluduar për një lidhje që Kristi e kishte lënë jashtë. Kjo u dëshmua më shumë me reagimin që bëri e dashura e përfolur e Kristit, e cila ka publikuar bisedën e fundit me të të realizuar më 24 dhjetor në nisjen e Big Brother VIP, Albania. Për raportin mes Kristit dhe Keisit, ka reaguar edhe këngëtari Sabiani, i cili siç duket nuk është dakord me raportin që vajza e…
Nënkryetari i inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Kievit, Vadym Skibitsky, thotë se do të kundërsulmojnë në pranverë dhe do çlirojnë Krimenë. “Ushtria ukrainase do të jetë gati të shkojë në kundërofensivë në pranverë. Qëllimi është çlirimi i të gjitha territoreve të pushtuara, përfshirë Krimenë. Ne do të ndalemi vetëm kur të rivendosim vendin brenda kufijve të vitit 1991“. Ukraina do të godasë depot e municioneve në territorin rus, duke përfshirë rajonin e Belgorodit, sulmet fillojnë nga atje. Sipas Skibitsky, koha e saktë e ofensivës varet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë furnizimin me armë perëndimore.
Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar mbrëmë në Kroaci, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosur të paktën 8 të tjerë. Saga e aksidenteve e ka zanafillën në më shumë se 6 dekada më parë ku më 14 gusht 1957 , rreth tridhjetë kilometra larg Zagrebit, afër fshatit Jezheva, në autostradën Zagreb-Beograd, kur tetë persona vdiqën dhe 20 u plagosën, pesë prej tyre rëndë, në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni. Dhjetë vjet më vonë, në ditën e fundit të shtatorit , një autobus u përplas me një kamion me vinç pranë Popovacit, duke vrarë 14…
Milan-Atalanta është kryesfida e javës së 24 të Seria A që luhet këtë të dielën në San Siro në orën 20:45. ‘Djalli’ i Piolit kërkon vazhdimësi dhe mbi të gjitha të forcojë pozicionin në zonën Champions. Aktualisht renditet në vendin e katërt me 44 pikë, 3 më pak se Atalanta e vendit të gjashtë që është një skuadrat që kërkon ti marrë vendin. Po sonte në të njëjtën orë në Ligue 1 do luhet superpërballja mes Marseille-s dhe Paris SG. Sfida vjen pak ditë pasi Marseille elimoinoi kryeqytetasit nga Kupa e Francës dhe për këtë arsye ekipi i Gatlier, që…
Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar mëngjesin e së dielës në brigjet italiane. Të paktën 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së varkës me të cilën udhëtonin pranë brigjeve të Krotones. Mes viktimave ka fëmijë, gra dhe një i porsalindur. Disa trupa të pajetë janë gjetur nga autoritetet në plazhin e Steccato, ndërsa të tjerë në det, pas nisjes së operacionit të kërkim-shpëtimit. 50 persona janë shpëtuar, ndërkohë që bilanci i viktimave mund të rritet ndjeshëm pasi dhjetëra emigrantë të tjerë raportohen të humbur në detin e trazuar për shkak të motit të keq.
Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Durrësit. Policia njofton se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. I riu me iniciale S.E dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy të rinjve me iniciale D. H. dhe Z. Q. Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin Prill të vitit 2019 në rrugën “Lisi” në Fushë Mëzez. Sipas autoriteteve, i riu është kapur në momentin që ka tentuar të futet në Shqipëri. Por uniformat kanë pasur informacion për këtë gjë dhe kanë…
Julian Deda rikthehet në skenën e teatrit me shumë emocione. Për këtë distancë të largët nga kjo skenë, aktori fajëson regjisorët që sipas tij nuk i besojnë aktorëve të spektakleve televizive. “Shumë regjizor thonin, “Hë mo se këto që dalin në televizor bëjnë gallata kështu nuk janë për teatër”. Koha ka treguar që aktorët që janë angazhuar në tv jo vetëm janë aktorë shumë të mirë por edhe të stërvitur dhe me shumë ekpseriencë dhe stë lënë në baltë. Sot aktorët e televizion kanë PR (Public relations-marrëdhëniet me publikun) të ngritur çka o dihet veprave, janë të rrahur me profesionin…