Autobusi i ekipit të Pogradecit është sulmuar kur po largohej nga Elbasani. Në video shihet xhami i autobusit krejtësisht i krisur nga gjuajtja me gurë. AF Elbasani dhe Pogradeci u përballën këtë të diel për raundin e 13-të për grupin B të Kategorisë së Dytë. Në “Elbasan Arena” dy skuadrat barazuan 1-1. Tensioni ka qenë i pranishëm edhe me vijimin e lojës. Më herët, gjatë ndeshjes, ishin lojtarët e Pogradecit që sulmuan arbitrin e ndeshjes, pasi ky i fundit dha një penallti për Elbasanin.
Author: tirana
Shtëpia e Bardhë ka reaguar lidhur me tensionet që shoqërojnë paqartësinë rreth qëndrimit të Kinës kundrejt luftës në Ukrainë. Deri më tani Kina ka propozuar një plan paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Kina nuk ka lëvizur drejt ofrimit të ndihmës ushtarake që do të ndihmonte Rusinë në pushtimin e saj në Ukrainë , dhe SHBA-ja e ka bërë të qartë se një veprim i tillë do të kishte pasoja të rënda. “Pekinit do t’i duhet të marrë vendimet e veta për mënyrën se si do të vazhdojë, nëse ofron ndihmë ushtarake, do të ketë kosto reale për Kinën”, tha të…
Kandidati i PD-së për kryetar bashkie i Elbasanit, Luçiano Boçi, ka denoncuar gjendjen e markatës ushqimore në Elbasan. Nënkryetari demokrat u shpreh se markata ndodhet jashtë çdo lloj kushti minimal higjienik, pa asnjë lloj rregulli dhe sistemimi të produkteve. “A e meriton Elbasani të ketë një shëmti të tillë si treg për të blerë ushqime?! Kanë 16 vite që mbajnë pushtet. Kanë në dorë gjithçka, paratë, administrimin, menaxhimin, ndarjen e prioriteteve dhe ja çfarë i kanë bërë “Markatës” tregut kryesor ushqimor të Elbasanit. Jashtë çdo lloj kushti minimal higjenik, pa asnjë lloj rregulli dhe sistemimi të produkteve dhe me xhandarët…
Kristi deklaroi spektaklin e mbrëmshëm se ishte ndarë nga e dashura e tij, Zaza, para se të futej në “Big Brother VIP”. Mirëpo, kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga kjo e fundit. Fillimisht ajo publikoi bisedën e tyre të fundit, ku shihej qartë se dyshja nuk ishin ndarë. Madje ishte një bisedë me shprehje ndjenjash. Më pas Zaza ka publikuar edhe një status ku qartazi i referohet kësaj situate. “Ushqeje një gjarpër. Dashuroje një gjarpër. Respektoje një gjarpër. Lutu për një gjarpër. Nuk ka rëndësi…ai sërish do të kafshojë,” shkroi Zaza në Instagram, postim i cili u fshi…
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme javën e ardhshme. Duke filluar nga e hëna, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por edhe alternime të herëpashershme me diell. Në momentin e vranësirave të dendura; reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por hera-herës, lokalisht dhe në periudha afatshkurtra rrebeshe shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Dita e martë parashikohet kryesisht me diell e vranësira kalimtare deri të dendura, por edhe reshje shiu të dobëta dhe lokale kryesisht në orët e mbrëmjes. Më pas, duke filluar nga dita e mërkurë deri në…
Teksa ishte i ftuar në “Big Brother Fan Club”, Bledi Mane u shpreh se Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare, duke lënë të nënkuptohet se çmimet i ka marrë falë vjehrrës. “Luizi nuk ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare. Çmimet e para nuk i ka marrë Luizi, çmimet e para i ka marrë Jozefina”. Ai tregoi se tek Luizi i pëlqen energjia dhe mashtrimet që bën në rrjet. “Luizi më pëlqen për energjinë, dallaveret, mashtrimet, pra brenda tij ke shqiptarin tipik të tranzicionit. Luizi mund të të bëj gol në sy dhe me atë energji ti e pranon…
Sali Berisha ka akuzuar drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhen, për shtrenjtimin e patentave. Në një postim në “Facebook”, ish-kryeministri shkruan se dyfishimi i patentës vjen vetëm nga vjedhja që bën Gonxhe. “Gonxhe, një hajdut i papërmbajtur, dyfishon çmimin e patentave! Qytetarët tani shkojnë në Kosovë për patentë, aty nuk vidhet”, shprehet Berisha. Pajisja me një patentë të kategorisë B, nga 45 mijë lekë që ka qenë deri tani, pritet të shkojë në 85 mijë lekë.
Një anije me emigrantë është përmbysur ditën e sotme në brigjet italiane. Mediat italiane raportojnë se në anije ishin 250 emigrantë dhe dyshohet se të paktën 100 kanë humbur jetën. Mes viktimave ka fëmijë, gra dhe një i porsalindur. Anija ishte nisur nga brigjet e Turqisë dhe në bord kishte emigrantë nga Afganistani, Irani, Siria dhe Pakistani. Disa trupa të pajetë janë gjetur nga autoritetet në plazhin e Steccato, ndërsa të tjerë në det, pas nisjes së operacionit të kërkim-shpëtimit.
Shqetësimet për thatësirë sa shkojnë e rriten në Evropë, pasi matjet e fundit në Alpe kanë treguar vetëm sasi të vogla të akumulimit këtë vit, derisa reshjet e shiut në vendet si Italia dhe Franca kanë qenë shumë të ulëta. Në Francë, Zvicër, Itali dhe disa pjesë të Austrisë, ka shumë më pak borë sesa mesatarja, ka thënë meteorologu Klaus Haslinger nga shërbimi shtetëror i motit në Austri. Në Itali, organizata joqeveritare, Legambiente, është duke paralajmëruar që 53 për qind më pak borë ka rënë në Alpet italiane në muajt e fundit. Problemi nuk qëndron vetëm te mungesa e borës,…
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të shqiptarit Gazmir Korbi, i cili humbi jetën në aksidentin e autobusit në Kroaci, ku mbetën të lënduar 9 persona. Kreu i shtetit siguron të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate. Kujtojmë që të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spitalet e Kroacisë, ndërkohë që një grua është në gjendje të rëndë.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus shqiptar është përmbysur dhe si pasojë ka ndërruar jetë një person. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç, ndërsa për arsyeje të panjohura, ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur. Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi. Në mesin e pasagjerëve ishte dhe 41-vjeçari nga Shqipëria, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë menjëherë pas…
Presidenti rus, Vladimir Putin e përshkroi konfrontimin me Perëndimin lidhur me Ukrainën, si një betejë për mbijetesën e Rusisë dhe akuzoi shtetet e NATO-s se ishin përfshirë në konflikt, duke i dërguar miliarda dollarë mbështetje ushtarake Kievit. “Ata po i dërgojmë dhjetëra miliarda dollarë armë Ukrainë. Kjo është pjesëmarrje në konflikt. Kjo nënkupton që ata janë duke marrë pjesë, ndonëse jo drejtpërdrejt, në krimet që po kryhen nga regjimi i Kievi”, tha Putin. Pak ditë pasi njoftoi tërheqjen nga traktati për kontrollin e armëve bërthamore me SHBA, ai tha se ishte i detyruar të konsideronte kapacitetet bërthamore të NATO-s. Sipas…