Autoritetet turke kanë vënë në pranga rreth 200 persona për dyshime në lidhje me ndërtimin e dobët të ndërtesave pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë në fillim të këtij muaji. Ministria e Drejtësisë e Turqisë njoftoi se 626 persona ishin “të dyshuar”, pasi ndërtesat u shembën plotësisht ose u dëmtuan rëndë pas tërmeteve. Rreth 50,000 njerëz gjetën vdekjen në të gjithë Turqinë dhe Sirinë. Ndërkohë, më shumë se 5,700 ndërtesa në Turqi janë shembur, sipas agjencisë së vendit për fatkeqësitë.
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha, në takim me strukturat drejtuese të degëve në Tiranë, u ndal edhe te vdekja e 22-vjeçares keniane. Berisha ka akuzuar qeverinë se po fsheh krimin e rëndë. Sipas tij, “vrasësi fle në qeveri”. “Nuk po ndalem në zinxhirin e pafund të vendimeve politike gjyqësore. Keni dëgjuar ju për vajzën 22-vjeçare, e dini ju ku fle vrasësi apo jo? Në qeveri, në qeveri. Po, po vrasësi i saj fle në qeveri, mbulohet nga qeveria, mbulohet nga Edi Rama. E masakruan dhe asnjë hetim, çdo gjë u bë që të prishej çdo hetim. Por turp i madh, ajo kishte…
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në autostradën Milot-Thumanë. Dy makina janë përplasur, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të aksidentit.
Qendra Ciklone ka përfshirë Mesdheun, e cila është afruar drejt vendit tonë, duke shkaktuar stuhi ere të vrullshme dhe reshje shiu me intensitet të lartë në zonën e Shkodrës. Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari, stuhia do të vazhdojë deri pas mesnate në vendin tonë. Era do të jetë mbi 30 m /sek dhe dallgëzim i lartë mbi 8 ballë.
Korrespondetja austriake në Tiranë, Franziska Tschinderle u nderua me çmimin e Shoqatës së Europës Juglindore për Raportimin nga dhe për Europën Juglindore. Për DW ajo rrëfen përvojën e saj në Shqipëri e Kosovë. DW: Urime për çmimin Franziska Tschinderle, një çmim prestigjioz për raportimin në hapësirën gjermanishtfolëse i Shoqatës së Europës Juglindore. Ju raportoni nga Shqipëria, çfarë nënkupton raportimi nga një perspektivë e tillë? Franziska Tschinderle: Siç e thatë edhe ju, është një perspektivë ndryshe. Pati disa arsye pse zgjodha Tiranën, nuk ishte një arsye e vetme. Tek unë kjo kishte të bënte me librin që shkrova për Shqipërinë, dëshira për të…
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda ka treguar si paraqitet gjendja shëndetësore e të plagosurve nga aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci. 5 persona janë duke u trajtuar në terapi intensive në qytetin Karlovac, bëri me dije Poda, ndërsa 4 të tjerë po marrin mjekim në spitalin e qytetit Ogulin. “Unë isha vetë atje, u takova me mjekët, madje dhe vetë të lënduarit, bisedova me ta. Të lënduarit të cilët janë shtruar në spitalin e Karlovacit, komunikova ishin të vetëdijshëm të pestë, kuptohet kanë fraktura, kanë dëmtime, por sipas mjekëve të pestë personat janë jashtë rrezikut për jetën,” –…
Disa zona përreth Fier kanë pasur mungesë të energjisë elektrike. Sipas qytetarëve në Levan dhe Cakran, energjia elektrike është ndërprerë që në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë nga OSHEE bëhet me dije se po punohet për përmirësimin e situatës, ndërsa shkak i ndërprerjes së dritave është bërë moti i keq.
Ka shumë zakone të vogla të cilat më parë nuk do e kishit menduar që kanë lidhje me ankthin. Sipas Health, është mëse normale të shqetësoheni një herë në kaq. Për shembull, të folurit në publik ose mungesa e stabilitetit financiar mund t’i bëjë njerëzit me ankth dhe kjo është normale të ndodhë. Për disa njerëz, nga ana tjetër, ankthi është kaq dominues, saqë u bëhet pjesë e jetës. Pavarësisht se të folurit me psikologun apo një doktor në lidhje me ankthin është hapi i parë drejt përpjekjeve, ka gjithnjë mënyra për të kuptuar nëse ankthi është në fakt shqetësimi…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për “New York Times”, ku ka folur për sulmet e përsëritura kibernetike në Shqipëri nga Irani. Artikulli: Klientët e një prej bankat më të mëdha të Shqipërisë u tronditën pak para Krishtlindjeve kur në celularët e tyre u shfaq një tekst i shkurtër: “Llogaria juaj është bllokuar. Gjendja e llogarisë tuaj është zero. Faleminderit.” Mesazhet, të cilat rezultuan të rreme, sinjalizuan hapjen e një fronti të ri përçarës në atë që autoritetet shqiptare, Shtetet e Bashkuara dhe NATO e kanë identifikuar si një sulm të madh kibernetik të orkestruar nga Irani. “Është një sulm,…
Jonida Vokshi është në pritje të ëmbël. Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja pak ditë më parë gjatë prime të “Big Brother VIP Kosova”. Ajo i falenderoi të gjithë për urimet dhe tha se është shumë e lumtur që këtë rrugëtim si moderatore e “Big Brother VIP Kosova” po e vazhdon me kaq emocione të bukura. Më pas burime për “Prive” zbuluan se Jonida është në pritje të një djali dhe ky lajm është konfirmuar së fundmi nga vetë moderatorja. “Është djalë”, ka shkruar moderatorja.
Gjatë një bisede me banorët në “Big brother Vip”, Luizi u shpreh se momenti më i sikletshëm i tij ishte takimi me babanë e Kiarës. Ai u shpreh se takimi ka bërë që të reflektojë për sjelljen me banorët e tjerë. “Më ngeli në mendje që babai i Kiarës më tha ‘çapaçul’. Ka një kategori njerëzish që tërhiqen nga epitetet tona, por ne mund të bëjmë akoma më mirë. Nuk mund tu japim njerëzve ‘material’ me fjalët dhe epitetet tona që baltosin edhe vetë formatin. Nuk është ndërrim loje, por i kam bërë thirrje vetes, ki kujdes si u drejtohesh…
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për progres në reformën e bllokuar të Bashkimit Evropian për azil, pas raportimeve për vdekjen e mbi 50 migrantëve në Itali. Von der Leyen ka thënë se vdekjet e raportuara në orët e hershme të së dielës janë tragjedi që e kanë lënë atë “thellësisht të pikëlluar”. Varka e mbingarkuar, me më shumë se 120 migrantë, është përmbytur në rajonin e Kalabrisë, në jug të Italisë. Rreth 80 persona kanë shpëtuar. “Ne duhet të dyfishojnë përpjekjet tona për Paktin e Migrimit dhe Azilit, dhe planin e veprimit për qendrën…