Author: tirana

Sapo ora shkoi 10:45, nisi pritja e qeverisë shqiptare në Podgoricë nga kryeministri i komanduar i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç. Në orën 13:00 do të nënshkruhet një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të këtij takimi, që është ajo për ndërtimin e urës mbi lumin Buna. Do të nënshkruhen edhe 9 marrëveshje e memorandume në fusha si energjia, peshkimi, mbrojtja e shëndetësia, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë-Pulaj.

Read More

Vëllai i madh ftoi vajzat e shtëpisë më të famshme në një mbrëmje dedikuar vetëm për to. Vajzave i’u ofrua muzikë alkool dhe loja me pyetje- dënime. Keisit i’u desh të bënte dënimin ose t’i përgjigjej pyetjes. Ajo zgjodhi dënimin, i cili ishte puthja në buzë me Kristin. Por ky i fundit ende nuk i ka çështjet e qarta, pasi personi që është jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”, Zaza thotë se është e dashura e Kristit.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen sot në Bruksel. Këtë herë nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por një dinamikë të raporteve me palët që pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një bazë për normalizimin e marrëdhënieve. Para se të ulën në një tryezë, Kurti dhe Vuçiç do të zhvillojnë bisedime të ndara me përfaqësuesin e lartë të BE, Josef Borrell dhe të dërguarin e posaçëm për dialogun Miroslav Lajcak. Burime të BE-së kanë thënë në prag të takimit, se presin që Kurti dhe Vuçiç të…

Read More

Nga: Roland Qafoku A doni të dini se ku zbatohet më të saktë rregulli amerikan “Një fëmijë i edukuar vetëm në shkollë është i paedukuar”? Një video me disa vajzave nxënëse të klasës së 9-të të shkollës “Kongresi i Manastirit” në Tiranë është bërë jo vetëm virale në rrjetet sociale por përmbysi çdo lajm politik në këtë fundjavë. Dy vajza 15-vjeçare u përleshën në rrugë me njëra-tjetrën duke shfyrë dhunë, ndërkohë që ambjenti rreth tyre ndahej në sharës me fjalor burgu, në nxitës të vijimit të dhunës por edhe sehirxhinj, me vetëm ndonjë përjashtim që kërkonte ndërprerjen e asaj skene.…

Read More

Policia e Fierit ka vënë në pranga tre shtetase të cilët dhunuan dhe i hoqën lirinë një 24-vjeçareje, si dhe e shfrytëzuan atë për dy muaj për prostitucion. Është shpallur organizatori i veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, i cili bashkëpunoi me 3 të arrestuarat për t’i hequr lirinë 24-vjeçares. Organizatori dhe njëra nga të arrestuarat rezultojnë të jenë me precedent penal të mëparshëm. Njoftimi i plotë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas po shfrytëzonin një 24-vjeçare për prostitucion, kanë referuar materialet në…

Read More

Dikur ka patur një romancë të shkurtër mes dy banorëve të Big Brother Vip. Bëhet fjalë për Nita Latifin dhe Shpat Kërleshin. Ka qenë vetë Nita e cila e ka treguar këtë gjë pas një pyetje të Luizit mbrëmjen e djeshme. Ajo deklaroi se para 4 vitesh ka patur disa takime me Shpatin, janë puthur, por nuk ka patur diçka më shumë, duke iu referuar marrëdhënieve seksuale. Nita tha më tej se pas disa takimesh, ata e kanë kuptuar se nuk kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe kanë vazhduar të jenë vetëm shokë. “Kur e pe që Shpati u afrua me…

Read More

Këtë të hënë, Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbajnë mbledhjen e dytë të përbashkët të qeverive përkatëse. Takimi do të zhvillohet në Podgoricë, në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi. Dy kabinetet do të takohen rreth orës 10:30 dhe më pas do të mbajnë seancën e përbashkët. Në orën 13:00 do të nënshkruhet një ndër marrëveshjet më të rëndësishme të këtij takimi, që është ajo për ndërtimin e urës mbi lumin Buna. Do të nënshkruhen edhe 9 marrëveshje e memorandume në fusha si energjia, peshkimi, mbrojtja e shëndetësia, si dhe marrëveshja…

Read More

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, duke shprehur dhimbjen për mbytjen e anijes në brigjet e Crotone, bën thirrje për “një angazhim të fortë nga komuniteti ndërkombëtar për të adresuar shkaqet që qëndrojnë në themel të flukseve të emigrantëve; luftërat, persekutimet, terrorizmi, varfëria, territoret jo mikpritëse ndaj ndryshimeve klimatike”. Për të është po aq thelbësore që BE-ja më në fund të marrë përgjegjësinë konkrete për qeverisjen e fenomenit migrator për ta shpëtuar atë nga trafikantët e qenieve njerëzore, duke u angazhuar drejtpërdrejt në politikat migratore. “Jam thellësisht e pikëlluar nga mbytja e tmerrshme e anijes në brigjet e Kalabrisë. Humbja e…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon duke thënë se qeveria Rama i ka shpallur luftë të hapur profesionistëve, dijeve dhe kërkimit shkencor. Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2022, që e pozicionon Shqipërinë të fundit të rajon dhe Europë. “Qëndrimi arrogant dhe mungesa totale e mbështetjes për universitetin, për pedagogët dhe studentët duke mos u dhënë atyre asnjë ndihmë konkrete është arsyeja e vetme për këtë situatë të rëndë”,-shkruan Meta. Postimi i plotë Qeveria e Edi Ramës i ka shpallur luftë të hapur profesionistëve, dijeve dhe kërkimit shkencor.Prova më e qartë është Indeksi Global i Inovacionit për vitin…

Read More

Muaji i shenjtë i Ramazanit sjell paqe. Izraeli dhe palestinezët kanë rënë dakord për uljen e tensioneve dhe prandalimin e dhunës me që ka shkaktuar shumë viktima nga të dyja palët. Delegacionet palestineze dhe izraelite u takuan në Jordani të dielën në një përpjekje për të ulur tensionet përpara muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili fillon më 22 mars. Në një deklaratë të përbashkët, Izraeli ra dakord të ndalojë miratimet e reja të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar për katër deri në gjashtë muaj. Përfaqësuesit ranë dakord të punojnë drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme…

Read More

Në ndeshjen e vlefshme për kampionatin turk midis Beshiktashit dhe Antalyaspor, në minutën e 5-të të ndeshjes, qielli mbi stadium u ”errësua” nga kukullat e pellushit që hidhnin spektatorët. Një skenë mbresëlënëse që ka emocionuar të gjithë, nga momenti që bën pjesë e një iniciative bamirësie në favor të atyre dhjetëra mijëra fëmijëve që janë goditur nga pasojat e lëkundjeve sizmike të 6 shkurtit, ku më e madhja arriti deri në magnitudën shkatërruese 7.8, duke shkaktuar rreth 50 mijë viktima.

Read More

1 vit pas nisjes së godites së parë, lufta rusë në Ukrainë vijon. Një sulm masiv u nis nga ushtria ruse, me drone dhe raketa Shahed iraniane, gjatë natës dhe deri sot në mëngjes janë lëshuar kundër qytetit perëndimor të Ukrainës, Khmelnytskyi. Mëdiat vendase raportuan se një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën. “Një tjetër sulm masiv terrorist kundër komunitetit Khmelnytskyi. Këtë herë armiku përdori dronë. Deri më tani dimë për një të vdekur dhe 4 të plagosur”, tha kryetari i bashkisë së Khmelnytskyi. Ushtria ukrainase rrëzoi një dron Shahed mbi rajonin e Chernihiv, kurse dy drone…

Read More