Author: tirana

Pas ceremonisë së firmosjes së marrëveshjeve mes dy qeverive, Kryeministri Rama dhe homologu malazez, Dritan Abazoviç kanë dalë në konferencë për mediat. Në fjalën e tij, Rama theksoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë se sa fqinjë dhe se ka afrimitet vëllazëror mes dy vendeve. “”I nderuar kryeministër, në radhë të parë dëshiroj të shpreh falenderimet në emër të të gjithë delegcionti tonë jo për formalizëm por sepse edhe njëherë tjetër ne kemi ndjerë në vetë të parë ngrohësinë e mikpritjes dhe afrimitetin vëllazëror mes nesh. Dua ta përsërish edhe këtu atë që thashë në mbledhje se…

Read More

Mbrëmjen e djeshmë në shtëpinë e Big Brother banorët i bënë pyetje nga më të ndryshme njëri-tjetrit duke i shoqëruar me dënime nëse nuk përgjigjeshin. Një nga pyetjet me spec që i ra Oltës ishte të tregonte vendin më të çmendur ku kishte kryer marrëdhënie seksuale. “Dori im do jetë duke bërtitur tani, mos e thuaj mos e thuaj. Nuk do puth njeri në qafë unë tani për dënim kështu që do e them,” tha Olta. “Ok mund të them që vendi më i sikletshëm, s’po them që ka vend të sikletshëm po rrethanat. Janë rrethanat. Mund të them që…

Read More

Kreu i qeverisë ka komentuar dhunën ndaj zyrtarit të Partisë së Lirisë, Petraq Milo nga policët malazezë, ka vlerësuar sjelljen e qeverisë malazeze dhe bëri një koment për opozitën. “I ka telefonuar profesorit, i ka shprehur ndjesën, janë marrë të gjitha masat për personat në fjalë dhe e gjitha kjo është bërë me xhentilesë dhe urtësi maksimale. Këto janë raste që ndodhin, u ndodhin edhe në ndonjë rast shqiptarëve me policinë shqiptare por këto janë raste që shërbejnë si burim frymëzimi për të gjithë patriotët dhe heronjtë në potencë të rajonit tonë. Këto janë rastet që mezi i presin për…

Read More

Kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç thotë se ndihet krenar për nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e urës mbi lumin Bunë. pas nënshkrimit të të gjithë marrëveshjeve me qeverinë “Rama 3”, Abazoviç tha se nga këto projekte, do të zvogëlohet edhe trafiku gjatë muajve të verës. “Sot nga Podgorica dërguam mesazhin e bashkëpunimit, të dedikimit të të ardhmes së përbahskët që do të zbatohet përmes bashkëpunimit ekonomik. Jam krenar që kemi vendosur nënshkrimin për krijimin e projektit të madh infrastrukturor, urës mbi Bunë që do të jetë prodhim produkti turistik jo vetëm për Malin e Zi dhe Shqipërinë.…

Read More

A mund të humbisni në peshë vetëm duke konsumuar ujë? Ekspertët thonë po, por bashkangjitur duhet të keni edhe një stil jetesë të shëndetshëm që e promovon këtë. Kjo konsiston në 6-8 orë gjumë, ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet i përditshëm fizik. Uji në këtë pikë ju ndihmon të largoni toksinat nga trupi dhe të ndiheni më të lehtë. Këshilla e famshme se duhen pirë të paktën 8 gota ujë në ditë është e vërtetë, por edhe ky regjim varet nga personi. Shpesh sasia e ujit që duhet të konsumoni varet shumë nga jeta që bëni. Rregulli që duhet të…

Read More

Në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë videoja e aksidentit të autobusit, ku u përfshinë edhe 9 makina të tjera. Në pamje shihet qartë dinamika e aksidentit, ku mbetën të plagosur 9 persona. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme tek zona e njohur si “Ura e Tajvanit”. Shoferi i autobusit, Agron Xhafa, 62 vjeç ka deklaruar se në momentin që ndodhi përplasja nuk ndihej mirë ndërsa ka shtuar se vuan nga diabeti dhe zemra. Nga testet e kryera ka rezultuar se asnjëri prej drejtuesve nuk ka qenë nën ndikim alkooli apo droge. Për disa orë, qarkullimi u bllokua në rrugën ku…

Read More

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për mbledhjen e përbashkët që qeveria shqiptare dhe malazeze po zhvillojnë në Podgoricë të Malit të Zi. Tabaku shkruan se është më i madh numri i marrëveshjeve të firmosura për hir të propagandës sesa ata që zbatohen në shërbim të shqiptarëve. “Një tjetër takim i qeverisë shqiptare me të rajonit, nën frymëzimin e firmosjes së marrëveshjeve pa i zbatuar ato. Më shumë janë marrëveshjet e firmosura për hir të propagandës se sa të zbatuara në shërbim të qytetarëve. Prandaj në këtë ekuacion fiton më shumë propaganda dhe jo qytetari, duke e kthyer politikën…

Read More

Policia e Shtetit ka dhënë të tjera detaje në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi sot në qendër të Tiranës. Përplasja ishte aq e fortë sa u përfshinë zinxhir automjetet në aksident. Nga testet e kryera ka rezultuar se asnjëri prej drejtuesve nuk ka qenë nën ndikim alkooli apo droge. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ku rreth orës 11:35, në vendin e quajtur “Ura e Tajvanit”, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete, ju sqarojmë se: Si pasojë janë dëmtuar shtetasit: A.Xh, 63 vjeç, (drejtuesi i autobusit), M.S, 35…

Read More

Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Pishkash, shtetasi A. S., 59 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin (kamion), ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident është dëmtuar 59-vjeçari i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupit hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Read More

Partia Socialiste në votimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë, ka pasur pro saj edhe vota nga PDIU-ja. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi sqaron votën në Parlament pro ligjeve të qeverisë. “Së pari ne jemi sovran në vendimmarrjet tona. Votojmë në bazë të bindjes tonë dhe interesit publik. Disa ligje i kemi votuar disa jo, me koshiencë kam votuar ligjin për heqjen e taksimit të dyfishtë. Për ligje të tilla, që kanë të bëjnë me ekonominë, jo vetëm ne por edhe opozitarë të tjerë, kanë votuar. Për kryetaren e Parlamentit ka qenë një votim i fshehtë, por unë vetë kam…

Read More

Kryeministri Albin Kurti, ka folur pak para nisjes për takimin e sotëm në Bruksel me BE-në dhe presidentin e Serbisë, Alekandër Vuçiç. Duke folur për Euractiv, Kurti është shprehur se është e domosdoshme normalizimi i marrëdhënieve dhe se kjo mund të arrihet me njohjen reciproke. “Ne kemi nevojë për normalizim të marrëdhënieve dhe kjo mund të arrihet me njohjen reciproke si pikën kryesore. Beogradi ka qenë i bindur se nuk do ta njihte zyrtarisht pavarësinë e ish-krahinës, megjithëse mund të pajtohet për një njohje ‘de facto’”, tha Kurti në një intervistë me Euractiv. Kurse në lidhje me afatin kohor i…

Read More