Derbi i Londrës i shkon Tottenham, me “gjelat” e Contes, që mposhtën Chelsea-n me rezultatin e pastër 2-0. Blutë e Potter vijojnë krizën totale që i ka mbërthyer duke e bërë sezonin gjithnjë e më të pa shpresë. Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrejta të paprekur, në minutën e 46-të, Skipp kaloi Tottenham në avantazh me një super gol nga distanca. Për të mbyllur llogaritë me Chelsea mendoi Harry Kane me kapitenin që shënoi golin e dytë në minutën e 82. Fal këtij suksesi, Tottenham ruan vendin e katërt në kuotën e 45 pikëve ndërsa Chelsea mbetet…
Author: tirana
Taulant Gjoka, shefi i qarkullimit në Tiranë tha se nuk përjashtohet pista e shpejtësisë, në aksidentin e rëndë në Tiranë, ku autobusi i linjës së Unazës u përplas me disa makina. “Është shpejt për të dalë në një përfundim në lidhje me shkaqet e aksidentit, Grupi hetimor po kryen veprimet e duhura. Disa drejtues mjeti që janë në vendngjarje po kontrollohen, po merren të dhënat, dhe sigurisht po testohen edhe për nivelin e alkoolit, ndërsa ata që janë në spital, sapo të mbarojnë me ndihmën e parë do testohen. Dëmet janë të konsiderueshme, ka vend për të dyshuar per një…
Në qendër të Tiranës sot u shënua një aksident i frikshëm. Mes automjeteve që u përplasën me autobusin e linjës së Unazës në Tiranë, janë edhe 4 makina luksoze. Nga pamjet duket se është një automjet tip ‘Audi’, dy ‘Benz’ dhe një ‘Porsche’ janë bërë copash nga përplasja e fortë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha në një deklaratë për shtyp nga selia blu tha se njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë “zyrtare” të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. “Të dhënat dëshmojnë se, ministrat ishin në dispozicion të plotë me urdhër të Edi Ramës, të këtij kryemafiozi, që tradhtoi vendin e tij, që u korruptua nga Edi Rama dhe që të dy, për qëllime dhe interesa personale, zhvilluan veprimtari antiamerikane, antishqiptare, antiligjore. Në këtë kontekst, njerëzit përgjegjës nga qeveria shqiptare për të organizuar veprimtaritë ‘zyrtare’ të McGonigal në Shqipëri kanë qenë Damian Gjiknuri…
Vëllezërit Orges dhe Mirjan Sina, janë në burg pas një vendimi të Gjykatës pasi janë konfliktin dhe kanë kërcënuar prokurorin e SPAK Behar Dibra dhe një punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ata i treguan një dokument policie fals prokurorit. por kur kanë marrë vesh kush ishte janë larguar me shpejtësi dhe kanë thyer edhe postbllokun e policisë që do i ndalonte pasi ishte ngritur qëllimisht për ta. Konflikti i vëllezërve Sina dhe prokurorit Dibra ka ndodhur te Tuneli Elbasan-Tiranë. Ata u larguan menjëherë pasi kuptuan se ishin konfliktuar me prokurorin e SPAK, por u arrestuan në qytetin e Durrësit.…
Një aksident i frikshëm është regjistruar këtë të hënë te zona e Shallvareve në Tiranë. Një autobus i linjës së Unazës, është përplasur me 12 mjete. Të plagosurit nga kjo ngjarje që janë nëntë, dhe janë dërguar drejt spitalit. Nga hetimet e deritanishme duket se autobusi ka goditur një automjet nga pas, dhe më pas ka vijuar goditja. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit zinxhir që ka krijuar trafik dhe ka trembur dëshmitarët në vendngjarje, por paraprakisht dyshohet se shoferi i urbanit ka humbur kontrollin e mjetit. I plagosur ka mbetur dhe shoferi i autobusit, ndërsa disa persona të tjerë…
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla në prononcimin për gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, ka “sulmuar” sërish kandidatin e kreut të PD-së Sali Berisha në Himarë për zgjedhjet e 14 majit. Sipas tij, Fredi Bejleri është i dënuar për një ngjarje në vitin 1994. “Që Sali Berisha, do të vinte dita të kandidonte këtë soj, nuk është se nuk pritej. Unë do të vazhdoj ta ngre këtë çështje, mendoj që ky është kandidati i Foltores apo jo se këta kanë dy kandidatë. I drejtohem çdo demokrati, është në turpin tuaj që PD-ja të ketë kandidat një person si ky,…
Kreu i grupit parlamenti i PS-së, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët rreth asaj që flitet për përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Balla thotë se kanë votuar një raport të komisionit hetimor parlamentar ndërsa thekson se nuk do të pengojnë punën e drejtësisë. “Çfarë nuk kam dëgjuar këto ditë për këto histori. PS dhe grupi i saj parlamentar kanë votuar në Kuvend një raport të komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje. Ne nuk jemi nga ata që pengojmë punën e drejtësisë. Në rastin në fjalë ka qenë ndër të paktat që ka pasur komision hetimor dhe…
Para se të niset drejt Brukselit për takimin me Albin Kurtin, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka ndarë një mesazh. Ai iu drejtua me një mesazh opozitës, e cila e ka vënë në qendër të kritikave për propozimin franko-gjerman dhe ecurinë e dialogut me Kosovën. Vuçiç nënvizon se nuk janë tradhtar nëse firmosin dhe se Serbia do të ecë përpara. “Dua të falënderoj atë pjesë të popullit në Serbi, e cila nuk është e madhe, por që ka besim në udhëheqjen e saj shtetërore dhe beson se ne do të bëjmë atë që është më e mira për vendin tonë. Për…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal, që do të mbahet ditën e enjte do të ketë në dispozicion 24 orë në mënyrë që të gjithë deputetët të kenë mundësi të shprehen. Sipas tij, grupi parlamentar socialist mezi po e pret mbajtjen e mocionit për të thënë disa të vërteta para shqiptarëve. “Të enjten, më 2 mars kemi përcaktuar mbajtjen e një mocioni me debat. Besoj që të gjitha Grupet Parlamentare duhet të përgatiten më së miri për këtë debat të mos gjendemi me kërkesa të tjera…
24-vjeçari Kylian Mbappe shkruan historinë me Paris Saint Germain. Francezi arriti kuotën e 200 golave në ndeshje zyrtare me parizienët dhe në këtë mënyrë barazon Edison Cavanin, i cili mbante vendin e parë në historinë e golashënuesve të klubit. Gjasat janë që në ndeshjet e ardhshme Kylian Mbappe të shënojë dhe më shumë gola, duke thelluar dhe më shumë këtë rekord. Vetëm këtë sezon, 24-vjeçari regjistron 29 gola në 29 ndeshje zyrtare, përfshirë kampionatin, Champions League dhe Kupën e Francës.
Kandidati i PD-së së Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, e ka nisur këtë të hënë me një falënderim për qytetarët e Tiranës, kjo përmes një postimi në Facebook. “Çdo ditë me qytetarët. Do të vendosim një rekord takimesh. Thjeshtësia e bisedave, shakatë, janë pjesa më e bukur e ditës. Çdo fjalë e dorështrëngim është një motiv më shumë për mua. Çdo ditë që kalon na bën më të shumtë. Një përjetim i jashtëzakonshëm çdo ditë. Faleminderit të gjithëve”, shkruan Këlliçi në Facebook.