Author: tirana

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar 14 Majin si ditën e ndryshimit të madh për Kukësin dhe gjithë Shqipërinë. Teksa ka ndarë momente nga takimi me strukturat e PL-së, në Kukës Meta shkruan se në këtë ditë do të rivendoset llogaridhënia dhe bashkitë do të kthehen në shërbim të qytetarëve. “14 Maji do të jetë dita e Ndryshimit të Madh për Kukësin dhe të gjithë Shqipërinë, që do të rivendosë llogaridhënien, do rikthejë Bashkitë në shërbim të qytetarëve dhe shpresën e të rinjve për të realizuar ëndrrat në Atdheun e tyre”, shkruan Meta.

Read More

Këtë të dielë, ndeshja Elbasani-Pogradeci u ndërpre për shkak të tensionit dhe dhunës. Në minutën e 5-të të takimit më të rëndësishëm në Grupin B në Kategorinë e Dytë, situata u tensionua së tepërmi, pasi arbitri i takimit Olsion Yzeiraj akordoi penallti për verdheblutë. Lojtarët e Pogradecit kundërshtuan, e më pas sulmuan gjyqtarin. Sfida në “Elbasan Arena” u përfshi nga kaosi dhe rifilloi vetëm pas tetë minutash lojë. Gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq lojtarin e liqenorëve, Alfred Zefi. Nga pika e bardhë shënoi kapiteni Gava për Elbasanin, duke elektrizuar stadiumin. Për mbarëvajtjen e rendit u angazhuan edhe FNSH si…

Read More

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin evropian. Macron, Scholz dhe Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit evropian. Për të është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin e rajonit dhe për përparimin e perspektives evropiane të vendit.

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nesër (27 shkurt) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00. Në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Pas…

Read More

Kompania e rrjeteve sociale “Meta” e cila ka në përbërje Facebook dhe Instagram raporton se ka mbyllur me dhjetëra profile të rreme të Partisë Përparimtare Serbe, të cilat përdoreshin për propagandë. META bën me dije se ka mbyllur 5374 profile dhe 12 grupe në Facebook si dhe 100 llogari në Instagram të SNS. Duke iu referuar deklaratave të Meta, SNS ka shpenzuar mbi 150 mijë euro për propagandë pro-qeveritare në këto dy rrjete sociale. Këto llogari funksiononin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra dhe përmbajtja e tyre arriti në qindra mijëra njerëz, përpara se të pezulloheshin.

Read More

Operacioni i Policisë së Shtetit për heqjen e kamerave të krimit, filloi në 25 Janar në qytetin e Shkodrës, ku fillimisht u çmontuan 21 pajisje inteligjente, dhe zgjati rreth tre javë. Puna u shtri në 13 faza të ndryshme, dhe në 10 qarqe. Qarku i Kukësit dhe i Beratit janë, zonat që nuk u hoqën kamera sigurie. Ndërkohë Qarku i Tiranës ka numrin më të lartë, plot 224 kamera të hequra, ndjekur nga Shkodra, Durrësi, Elbasani, Korça dhe më pas qytete e tjera. Puna e policisë shikohet me skepticizëm nga ekspertët e sigurisë. Fatjon Softa dhe Ervin Karamuço, shprehen se…

Read More

Anis Mehmeti fiton vëmendje në radhët e Bristol City në Championship, edhe në rastet kur nuk gjen rrugën e rrjetës. 22-vjeçari ishte autor i një driblimi fantastik në ndeshjen ndaj Hull aty ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-0. Mehmeti realizoi një “tunel” ndaj kundërshtarit duke e lënë atë të shtangur në vend teksa cilësitë e lojtarit shqiptar po dallohen edhe në Championship. Ai u transferua te Bristol në merkaton dimërore teksa më parë ishte pjesë e Wycombe në Ligën e Parë.

Read More

Një 54-vjeçar me iniciale L.B. ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga pronari i shtëpisë në të cilën ai kishte hyrë për të vjedhur disa shpendë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 janari” në Kuçovë. Sipas njoftimi të policisë, 54-vjeçari është pikasur nga pronari i shtëpisë B.SH., 22 vjeç dhe mes tyre ka ndodhur një konflikt. Reagimi i Policisë Gjatë natës, në lagjen “11 Janari”, Kuçovë, shtetasi L.B., 54 vjeç, banues në Kuçovë, dyshohet se ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit B.Sh., 22 vjeç, banues në Kuçovë. Në tentativë për të vjedhur disa shpendë, shtetasi L.B,…

Read More

Kandidati i PD-së për kreun e bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar takime me qytetarët në Farkë dhe Petrelë. Teksa postoi një fotoalbum në Facebook nga takimi, Këlliçi shkruan se ai dhe ekipi i tij ka një paketë zgjidhjes për problemet e kryeqytetit. “Albumi i takimeve në Farkë e Petrelë. Faleminderit të zotëve të shpisë që na pritën krahëhapur! Dëgjojmë nga njëri-tjetri të ngrihen çështje me vlerë, për të cilat unë dhe ekipi im do të rikthehemi me një paketë zgjidhjesh. Programi ynë do të jetë i orientuar drejt zgjidhjeve afatshkurtra. Një kryebashkiak i mirë duhet të marrë përsipër…

Read More

Një automjet tip Citroen është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës pranë rrethrrotullimit në lagjen nr. 4 në Durrës. Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit.

Read More

Në mesazhin e tij, për zhvillimin e turizmit në Tiranë në 8 vitet e fundit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kryeqyteti është në rrugë të mbarë për të qenë jo vetëm kryeqendra e shqiptarisë, por një qytet i denjë europian, në zemër të Ballkanit, dhe pika kryesore e gravitetit në të gjithë rajonin tonë. Veliaj tha se viti 2022 ishte një vit historik me mbi 1000 aktivitete, kur Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë. “Organizuam evente të mëdha, siç ishte Sunny Hill Festival, koncertet e Dua Lipës, Rita Orës, Ermal Metës, aktivitete me sukses në javët e kulturës. Organizuam me…

Read More

Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin e tij në elitën e futbollit spanjoll në La Liga. Tashmë ai ka realizuar golin e 10-të të sezonit, por pavarësisht kësaj skuadra e tij Mallorca nuk arriti të merrte asnjë pikë në transfertë përballë Esapanyol. “Nuk kam fjalë për atë që ndodh jashtë shtëpisë. Diçka po ndodh dhe shpresojmë ta gjejmë sa më shpejt, sepse në këtë Ligë nuk ka shaka. Duhet të arrijmë 40 pikë dhe pastaj të ëndërrojmë, pse jo? Nëse skuadra ime humbet, nuk më intereson të shënoj. Jam i lumtur për golin tim, por në fund nuk kemi…

Read More